Ballina Bota Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda

Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premte.Sipas EMSC, tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.Sipas mediave lokale, thellësia e tërmetit ishte dhjetë kilometra. Epiqendra  u regjistrua në Malin Athos.Më herët janë regjistruar dy lëkundje të tjera, por me magnitudë më të ulët. Aktualisht nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish apo dëmtime banesash.