Policia rrugore e Tiranës ka konstatuar në shkelje pesë drejtues mjetesh, gjatë ditëve të fundit.
Me synim shmangien nga ndëshkimet përkatese, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht shtetasit B. K., L. Z., P. I., K. G., dhe E. Sh.
Deklarata e policisë
Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.
Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.