-H. B., 48 vjeç, banues në Patos, pasi u kap në flagrancë nga Policia, pas tentativës për të vjedhur disa pije alkoolike në një market në Fier.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Divjakë, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan dozat, një shumë parash, 1automjet, dhe 2 celularë.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Lushnjë dhe për shtetasen F. I., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion notere, pasi ka kallëzuar shtetasi R. S., 38 vjeç, se ish-bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., ka falsifikuar firmën e tij tek noterja, me qëllim që djali i mitur i ish-bashkëshortëve, të kalonte kufirin. Punohet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. H., 57 vjeç, banues në Divjakë, S. F., 18 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura dhe M. T., 48 vjeç, banues në fshatin Grabjan, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Q. H., 67 vjeçe, banuese në Fier, se në pikën e këmbimit valutor që administron, 1 shtetas i paidentifikuar prej saj, i ka dhënë një shumë lekësh më të vogël se shuma e lekëve që duhet të jepte, për shumën e eurove që ka marrë në këmbim. Po punohet për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.