Një 24-vjeçar me inicialet S.D., banues në Korçë ka përfunduar në pranga nga Policia.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë, 24-vjeçari ka tentuar që të djegë me benzinë një parukeri e cila sipas hetimeve është në përdorim nga ish-kunata e tij.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ka tentuar të djegë me benzinë, një objekt (parukeri) që është në përdorim nga ish kunata e tij.