Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.Bëhet me dije se i moshuari është A.M dhe nga verifikimet paraprake të policisë, mendohet se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak.Trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore.