Ballina Shqiperia ime Të tjera dëshmi dalin nga shpërthimi i dy marsit i ndodhur në...

Të tjera dëshmi dalin nga shpërthimi i dy marsit i ndodhur në Lushnjë, që mori dy jetë njerëzish dhe plagosi shtatë të tjerë…

Të tjera dëshmi dalin nga shpërthimi i dy marsit i ndodhur në Lushnjë, që mori dy jetë njerëzish dhe plagosi shtatë të tjerë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, ka dëshmuar edhe shitësi i një biznesi në pronësi në afërsi ku ndodhi shpërthimi. B. Lika ka treguar se ka dëgjuar një zhurmë të fortë që theu xhamat e biznesit dhe një copë hekuri ka goditur në kokë klientin me emrin Sokol.

Në biznes pasur shumë njerëz, ndërsa ambulanca që erdhi të marrë klientin Sokolin. Me pas morëm vesh që magazina e Bujar Çelës kishte marrë flakë dhe ndërkohë ishte dëmtuar dhe vet ai. Te magazina po kryheshin rregullime në llogari të Çelës, të cilat kishin një muaj dhe po saldonin dhe po bëheshin profilet sanduiç, por nuk kamë dijeni se cili po i kryente këto punime“-tregon ai.Po ashtu është pyetur edhe A.Tabaku, i cili shpjegon se rreth orës 15:30 “kam qenë te pika e shumicës Saimir Koreshi te plasmasi për të dorëzuar disa pije freskuese dhe në këto momente kam dëgjuar një zhurmë të fuqishme dhe valë goditëse aty kanë qenë të pranishëm Bledar Lika, Rezar Umeri dhe një klient me emrin Sokol i cili u godit në kokë nga një hekur. Kam qenë në një largësi pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë metra nga magazina ku ishte një si tip vinçi dhe po kryheshin punimet. Nuk kam dijeni kush është pronari i këtyre magazinave”.