Detaje të tjera janë bërë publike për mediat nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura pranë ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas mediave amerikane, Trump nuk u lëndua, pasi të shtënat ndodhën pranë fushës së golfit në rezidencën e tij në Florida të dielën.
Personi përgjegjës për të shtënat nuk është identifikuar.Shërbimi sekret njoftoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.Ish presidenti është i sigurt. Së shpejti do të kemi më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e agjencisë së shërbimit sekret.