Një sherr me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Koplik.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është qëlluar me pistoletë në këmbë, Genti Dulaj, 32 vjeç.
32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.