Raportohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Poliklinikës së Vlorës, ndërsa nje i ri ka mbetur i vdekur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 23-vjeçari është qëlluar në banesën e tij dhe bëhet me dije se është Bernard Sinomati.Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.