Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Mësohet se një person i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjera.
Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij. Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar.