Të paktën 41,455 palestinezë janë vrarë dhe 95,878 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, njoftoi sot ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze. Në 24 orët e fundit, të paktën 24 palestinezë kanë vdekur, sipas të njëjtës deklaratë.
Ndërkohë, të dielën, më 22 shtator, një sulm ajror izraelit vrau të paktën shtatë persona në një shkollë ku familjet e zhvendosura janë strehuar në qytetin e Gazës.
Informacioni është përcjellë nga zyrtarë palestinezë në sektorin e shëndetësisë. Ushtria izraelite, nga ana e saj, pohon se kishte në shënjestër militantët që vepronin nëpër kompleks. Sulmi kundër shkollës Kafr Qassem u zhvillua rreth orës 11 të mëngjesit (me orën lokale), thanë zyrtarët.