Aksident ne Vlore-Fier, makina perfundon ne kanal, dy te lenduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Një automjet tip Wolksawgen ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Dy persona që ndodheshin në automjet, çift bashkëshortësh, janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa nga informacionet e para shkak dyshohet shpejtësia e lartë.
.
.
.

Virozat ne Fier, 150 raste ne dite ne urgjencen e spitalit

Ditët e para të muajit janar, të shoqëruara me luhatje temperaturash, kanë rritur ndjeshëm rastet e virozave respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit.Është dyfishuar numri i vizitave ditore, ndërsa grupmoshat më të prekura janë 14 vjeç e sipër.

Përveç rasteve të virozave, ka pasur edhe pacientë që kanë kërkuar ndihmë për shkak të mbingarkesës ushqimore gjatë festave, ndërsa disa prej tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.Por fluksi i pacientëve në Fier po përballohet me vështirësi për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Aktualisht, dy mjekë janë pezulluar nga prokuroria, ndërsa një mjeke tjetër është me probleme shëndetësore.

Në rast të prekjes nga virozat, qytetarët këshillohen të kontaktojnë fillimisht mjekët e familjes, pasi kjo do të ndihmonte në lehtësimin e ngarkesës në urgjencën e spitalit dhe në përmirësimin e menaxhimit të rasteve.

Shpallen ne kerkim per plagosjen e 40 vjecarit ne FIER,ish bashkeshortja dhe autori i plagosjes

Informacion shtesë:
Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës).
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasit:

-P. S., 39 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi në stanin në pronësi të tij, u gjetën një pushkë pneumatike dhe një armë e ftohtë, (thikë), të cilat posedoheshin pa leje. Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

-G. B., 19 vjeç, banues në Fier, pasi në lavazhin për automjete, që kishte me qira, u gjetën një karikator pistolete, pa municion, një shkop gome, si dhe një dorezë metalike. Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Zjarret në SHBA/ Digjet Hollywood, kryebashkiakja nën akuzë se shkurtoi fondet për zjarrfikësit

Pentagoni ka dërguar avion ushtarak për të ndihmuar zjarrfikësit e Los Angelesit të luftojnë zjarret masive që kanë përfshirë qytetin.Numri i të vdekurve është të paktën pesë. Pas një gjendje të jashtëzakonshme për Los Angelesit, Joe Biden miratoi një deklaratë të fatkeqësisë së madhe në Kaliforni dhe urdhëroi ndihmë të re federale.

Më shumë se 180,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, përfshirë banorët e Hollywood dhe 200,000 të tjerë janë paralajmëruar se duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Yje të shumtë të filmave dhe argëtimit kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret.

Sunset Bulevard”, rruga e famshme në West Hollywood, është rrënuar pasi zjarret e shkatërruan atë. Kështu shkruan media lokale. Banorët raportuan se kishin parë banka, bare dhe supermarkete që kishin frekuentuar për dekada të tëra të shkatërruara plotësisht.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Los Angelesit, Karen Bass, është në qendër të akuzave, pasi ka qenë jashtë vendit, në Ganë, ndërkohë që zjarret u ndezën dhe u kthye vetëm të mërkurën. Por polemikat dhe kritikat nga banorët kanë të bëjnë mbi të gjitha me vendimin e saj – në një qytet të prirur ndaj zjarreve – për të shkurtuar fondet nga Departamenti i Zjarrfikësve me 17.6 milionë dollarë dhe për t’ua ndarë ato para të pastrehëve.

Ndërsa zjarri vazhdon të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar në Perëndimin e Los Angelesit, shtëpia e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Brentwood është vendosur gjithashtu nën një urdhër evakuimi.

Situata me gripin e shpendëve në vendin tonë, ministria: Janë evidentuar tre vatra të infektuara

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për gripin e shpendëve, Influencën Aviare, në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonaje.

Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të veçantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikëqyrje të njëjta me vendin tonë.

Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë

Që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e sotme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.

Prej rastit të parë të konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura.

Është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të çdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë.

Sekuestrohen sasi Kokaine dhe Cannabisi, lëndë eksplozive dhe armë e ftohtë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.

Sekuestrohen sasi Kokaine dhe Cannabisi, lëndë eksplozive dhe armë e ftohtë.

Në pranga 3 shtetas dhe në hetim 1 tjetër, të cilët posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen, si dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e rrethit, finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Fier, operacionin “Penaliteti”. Gjatë operacionit:

•u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi Cannabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;
•u arrestua shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza Cannabisi dhe përforcues grushti;
•u arrestua shtetasi A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi Kokaine;
•u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën dhjetëra doza Cannabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 5 personave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 08.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.9 të vitit 2023.

SPAK rregjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasve: Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave te lidhur, të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin trafikim ndërkombetar lëndësh narkotike në bashkëpunim si dhe pastrim të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga legjislacioni penal belg, si edhe nga nenet 283/a, 287, 333/a të Kodit Penal Shqiptar. 

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to. Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,
Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Nësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.
Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë, në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.
Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.
Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.
Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.
Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.