Fier-Merr permasa dhuna ne familje, te arrestuar dhe ndiqen penalisht disa persona

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier:
-kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim S. F., 32 vjeç, banues në Frakull, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”;

-arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur 16 vjeç;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 45 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. A., 52 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kërcënuar me mesazhe, kunatin e tij, shtetasin G. M., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Gj., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur prej një viti ish-bashkëshorten e tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet proccedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme

Flakët vazhdojnë të djegin dy zona të mëdha të Los Anxhelosit, Palisades dhe Eaton, ndërsa deri më tani është shkatërruar një zonë sa San Francisko. Gjashtë zjarre të njëkohshme kanë shkatërruar lagjet e Los Angeles County që nga e marta dhe tashmë numri i viktimave ka shkuar në 11.

Zjarri ka shkatërruar 10,000 struktura, ndërsa shifra totale pritet të rritet pasi zjarrfikësit do të kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. Rreth 180 mijë persona janë evakuuar, ndërsa sipas Wall Street Journal dëmi arrin në rreth 50 miliardë dollarë.

Në mes të gjithë kësaj situate tragjike është shfaqur një fenomen shqetësues, pasi ka nga ata që plaçkitin rrënojat dhe shtëpitë e braktisura. Të paktën 20 persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitje, ndërsa grabitësit kanë filluar të maskohen me uniformat e zjarrfikësve.

Së shpejti pritet të futet në fuqi shtetrrethimi, ndërkohë që ka banorë që po punësojnë sigurim privat për të ruajtur shtëpitë e tyre.

Kompania shumëkombëshe Walt Disney do të dhurojë 15 milionë dollarë për të kontribuar në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, për të ndihmuar viktimat dhe për të rindërtuar qytetin e Los Anxhelosit të shkatërruar nga zjarret.

Nis procesi i pajisjes me dokumente biometrike të shqiptarëve që jetojnë në Greqi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë IdentiTek njoftuan sot nisjen e procesit të pajisjes me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, me fokus ndihmën për të siguruar dokumentet e nevojshme në funksion të procesit të votimit të diasporës.

Procesi i pajisjes me dokumente do të kryhet në Rodos në 27-28 janar, në adresën: Papaluka 5-8 (Emergjencat e reja në spitalin e vjetër, kati i hyrjes) si dhe në Kretë (Hania) në 28-30 janar, në adresën Kidhonias 29, 731 35 (Salla e Shtypit të Bashkisë së Hanias, kati i parë).

Të interesuarit duhet të kryejnë aplikimin në e-Albania (FALAS) deri më 25 janar dhe të dërgojnë kërkesën me subjekt “Aplikimet për dokumente identifikimi” në consulate.athens@mfa.gov.al ku të përfshijnë: Emër/Mbiemër, Numrin personal (NID) Kodin e aplikimit për pasaportë/ID si dhe adresën e vendbanimit – Ishulli.

Tarifa për pasaportë biometrike është 130 € ndërsa për kartë ID është 12 €.

Pagesat kryhen me kartë bankare përmes POS terminaleve në zyrat përkatëse.

Orari i veprimeve është nga ora 09:00-17:00

Për pyetje, të interesuarit mund të kontaktojnë në e-mail: consulate.athens@mfa.gov.al dhe telefon: +30 21 0687 6200.

Shpërthen gripi në Gjermani, 40 të vdekur

Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.

Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm.

Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm.

Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit.

Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip.

Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip. Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind.

Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip.

Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit. Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër.

Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV.

Festë me alkool dhe kokainë në Astir! Zbulohen emrat e 5 të kërkuarve, në pyetje merren 3 vajza

Tashmë janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir.Siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta, ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.

Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.

Burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha thanë se pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

T/CH

Gjendet në rrugë,trupi i pa jete i një 58-vjeçari

Një 58-vjeçar i identifikuar si Edmond Çeka është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të premteje në një rrugë të Bilishtit.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se 58-vjeçari ka humbur jetën nga i ftohti ose ndonjë arrest kardiak.Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

40-vjeçari ne FIER u qëllua në sy të djalit nga i dashuri i bashkëshortes, shpallet në kërkim autori dhe 29-vjeçarja

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në 5 janar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” në Fier, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri.Policia e Fierit ka zbardhur dinamikën e rastit duke theksuar se G.H, 40 vjeç është qëlluar nga 26-vjeçari, Klement Beqaj. Mësohet se ky i fundit ishte i dashuri i bashkëshortes së 40-vjeçarit, Melisa Beluli.Blutë e Fierit bëjnë të ditur se i plagosuri ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, 29-vjeçaren, Melisa Beluli. E reja dhe autori i plagosjes janë shpallur në kërkim, ndërsa Gjykata e Fierit ka caktuar për ta masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë.

Ndërkohë, 40-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Reagimi i Policisë së Fierit

Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës).

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

“Mbajtën peng 26-vjeçaren ”/  5 persona shpallen në kërkim

Policia e Tiranës zbërthen ngjarjen e ndodhur dje në Astir.

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, bëjmë me dije se:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.

Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.