Makina del nga rruga dhe përfundon pranë një banese, plagoset drejtuesi dhe pasagjerja angleze

Screenshot

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kishës së Laçit, ku E.Ç, duke drejtuar një automjet tip Porsche, ka humbur kontrollin e mjetit.

Mesohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një ndërtese. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja angleze D.S, 26 vjeçe, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Plagoset me thike 16 vjecari ne FIER

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Statistikat: 28% e shqiptareve duan të emigrojnë. Analistët shpjegojnë arsyet

Shqipëria po rrezikon të zbrazet akoma më shumë nga shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.Sipas një anketimi të kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, 28% e shqiptarëve u përgjigjen se kanë zhvilluar një plan për largimin nga Shqipëria.

Askush nuk po merr masa që shqiptarët të mos ikin. Po bëhen dekada që ne e dimë si ikin shqiptarët. E para ikin për mungesën e shtetit të së drejtës, këtu nuk ka barazi para ligjit. Shoku, miku i pushtetit është i pabarabartë krahasuar me ne të tjerët. Janë dhe arsyet kryesore që është arsimi dhe shëndetësia. Shëndetësia merr 2.9 të prodhimit të brendshëm bruto dhe po kaq merr arsimi. Kjo do të thotë që vëmendja është larg pritshmërisë që kanë shqiptarët për arsimin dhe shëndetësinë“-shprehet Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Si e shpjegoni faktin që përqindja e shqiptarëve që duan të largohen, është dy herë më e lartë se shifra në Ballkan?

“Shifrat e fundit e 1/3 që kanë plan të largohen, është shumë shqetësuese. Besoj se vetmja formë sesi zgjidhet është ndryshimi politik, është në konceptin e mendësisë. Çiftet e reja të lidhin jetën dhe të bëjnë fëmijë këtu në Shqipëri. Sa kohë do të kemi të njëjtën sjellje politike, do të vazhdojmë të kemi të njëjtin trend largimesh”-shton eksperti.

Mbrojtja Civile : Neser perkqesim i motit-Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka  shpërndarë një njoftim sa i përket kushteve të motit për ditën e nesërme.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e nesërme priten reshje të shtuara shiu që mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, si dhe ngrica.Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë apel për strukturat vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Njoftimi:

Bazuar në raportimet nga #IGJEO dhe #SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeveQytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Fier-Merr permasa dhuna ne familje, te arrestuar dhe ndiqen penalisht disa persona

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier:
-kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim S. F., 32 vjeç, banues në Frakull, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”;

-arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur 16 vjeç;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 45 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. A., 52 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kërcënuar me mesazhe, kunatin e tij, shtetasin G. M., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Gj., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur prej një viti ish-bashkëshorten e tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet proccedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme

Flakët vazhdojnë të djegin dy zona të mëdha të Los Anxhelosit, Palisades dhe Eaton, ndërsa deri më tani është shkatërruar një zonë sa San Francisko. Gjashtë zjarre të njëkohshme kanë shkatërruar lagjet e Los Angeles County që nga e marta dhe tashmë numri i viktimave ka shkuar në 11.

Zjarri ka shkatërruar 10,000 struktura, ndërsa shifra totale pritet të rritet pasi zjarrfikësit do të kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. Rreth 180 mijë persona janë evakuuar, ndërsa sipas Wall Street Journal dëmi arrin në rreth 50 miliardë dollarë.

Në mes të gjithë kësaj situate tragjike është shfaqur një fenomen shqetësues, pasi ka nga ata që plaçkitin rrënojat dhe shtëpitë e braktisura. Të paktën 20 persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitje, ndërsa grabitësit kanë filluar të maskohen me uniformat e zjarrfikësve.

Së shpejti pritet të futet në fuqi shtetrrethimi, ndërkohë që ka banorë që po punësojnë sigurim privat për të ruajtur shtëpitë e tyre.

Kompania shumëkombëshe Walt Disney do të dhurojë 15 milionë dollarë për të kontribuar në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, për të ndihmuar viktimat dhe për të rindërtuar qytetin e Los Anxhelosit të shkatërruar nga zjarret.

Nis procesi i pajisjes me dokumente biometrike të shqiptarëve që jetojnë në Greqi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë IdentiTek njoftuan sot nisjen e procesit të pajisjes me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, me fokus ndihmën për të siguruar dokumentet e nevojshme në funksion të procesit të votimit të diasporës.

Procesi i pajisjes me dokumente do të kryhet në Rodos në 27-28 janar, në adresën: Papaluka 5-8 (Emergjencat e reja në spitalin e vjetër, kati i hyrjes) si dhe në Kretë (Hania) në 28-30 janar, në adresën Kidhonias 29, 731 35 (Salla e Shtypit të Bashkisë së Hanias, kati i parë).

Të interesuarit duhet të kryejnë aplikimin në e-Albania (FALAS) deri më 25 janar dhe të dërgojnë kërkesën me subjekt “Aplikimet për dokumente identifikimi” në consulate.athens@mfa.gov.al ku të përfshijnë: Emër/Mbiemër, Numrin personal (NID) Kodin e aplikimit për pasaportë/ID si dhe adresën e vendbanimit – Ishulli.

Tarifa për pasaportë biometrike është 130 € ndërsa për kartë ID është 12 €.

Pagesat kryhen me kartë bankare përmes POS terminaleve në zyrat përkatëse.

Orari i veprimeve është nga ora 09:00-17:00

Për pyetje, të interesuarit mund të kontaktojnë në e-mail: consulate.athens@mfa.gov.al dhe telefon: +30 21 0687 6200.

Shpërthen gripi në Gjermani, 40 të vdekur

Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.

Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm.

Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm.

Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit.

Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip.

Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip. Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind.

Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip.

Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit. Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër.

Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV.