Kushtet e përkeqësuara të motit, pezullohet lundrimi në Vlorë

Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura gjatë kësaj të diele.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 22:00 e së shtunës, kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin jug-jug-perëndim në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria Vlorë kërkoi bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Goditet një tjetër rast i organizimit të lotarive të palejuara.

Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 2 aparate celulare.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç dhe M. R., 30 vjeç, të dy banues në Cakran.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Cakran, në ambientet e lokalit “Bar-bilardo” të marrë me qira nga shtetasi E. R. duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shtetasi E. R., e ushtronte aktivitetin e lokalit “Bar Bilardo”, pa u pajisur me liçensë dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të pajeluara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtarë të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Reagon kryeministri pas deklarimit të SPAK për të vëllain Olsi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencë për mediat në lidhje me kallëzimin e Gazment Bardhit për vëllanë e tij.

Rama deklaroi se SPAK nxori përfundimin se Olsi Rama nuk është përfshirë në laboratorin e Xibrakës.

“Në atë dosje u fliste për një person i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas atij zotërisë, ky person ishte im vëlla. Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë shumë durim. Nuk kam dashur të flas me bindjet e mia, pa folur prokuroria me provat e veta.

SPAK ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka lidhje me personin në fjalë. Pra, me fakte, me prova, është e qartë, im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua”, theksoi ai.

Moti i keq/ Policia: Drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë. Ja situata në akset rrugore

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve që të tregojnë vigjilencë, teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.

Përmes një njoftimi, policia ka dhënë një përditësim të situatës në disa prej akseve rrugore.

Njoftimi i policisë

Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Situata aktuale në akset rrugore:

• Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.

• Aksi rrugor Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.

• Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore.

Reshje dëborë në juglindje të vendit

Reshje dëborë në juglindje të vendit. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Ndërkhë edhe Pogradeci liqeni është zbardhur nga dëbora ditën e sotmeNë orët e para të mëngjesit të sotëm vështirësi ka patur në qarkullim në fshatrat e zonave malore ndërkohë që të gjitha akset që lidhin zonat urbane me njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.

Rrugët nacionale përfshi dhe atë Qafë Thanë – Kapshticë – Zemblak – Gorice – Korçë – Leskovik janë të kalueshme pa probleme.

Te kalueshme janë edhe rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës por autoritetet e qarkullimit rrugor këshillojnë drejtuesit të pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Nuk raportohen ndërprerje të energjisë elektrike me përjashtim të shkëputjeve të herëpashershme në zonat e thella. Temperaturat në juglindje shënojnë – 4 gradë celcius.

Kengetari nga Fieri ,Ervis Behari tregon mes lotësh humbjen e nenes

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar në “S’e Luan Topi” momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij.

Në rrëfimin e tij, ai shprehet se ka qenë pikërisht duke xhiruar klipin e këngës së nënës në momentin kur mori lajmin tronditës, duke shtuar se shpreson ta bëjë krenare me muzikën dhe arritjet e tij.

Deri në  momentin që nëna ime ka ndërruar jetë, nuk e kam ditur. Unë atë ditë xhiroja klipin. Do xhiroja një nga këngët e mia dhe rrugës më merr babi dhe më jep lajmin. Bashkë me ata shokët nisemi për në fshat. Atë ditë unë xhiroja klipin për këngën e nënës. Unë bashkë me grupin e xhirimit dhe shokë, atë ditë që do e xhironim, atë ditë ndodhi.Loti s’do t’ia dijë për burrë. Këto janë vargje të shkruara nga shpirti mendoj unë. Mendoj që kam bërë gjënë më të mirë që kam vazhduar muzikën dhe që ta bëj krenare atë në çdo moment të jetës time, deri sa një ditë ta ritakoj. Dua t’i bëj krenar prindërit e mi në çdo gjë që bëj në jetë. Jam shumë i lumtur dhe besoj se ajo më shikon këtu ku jam. Besoj se ajo është shumë e lumtur që kam arritur deri këtu. E donte shumë edhe ajo.

Në momentet e fillimit, kur morëm veshë që ishte e sëmurë dhe iku në Itali, në atë periudhë unë mora pjesë për herë të parë në Maratonën e Këngës Popullore. Për këtë jam i qetë sepse më pa në skenë. Më merrte në telefon dhe qante. Ishte e gëzuar”.

 Makina perplaset me mbajtëset metalike dhe shtyllen .Drejtuesi ikën nga vendngjarja

Një tjeter aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Makina humb kontrrollin, mer para mbajtëset metalike të rrugës dhe përplaset me shtyllën.

Mesohet se aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, në vendin e quajtur “Axhensia”, në hyrje të parkimit nëntokësor dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar.

Fuoristrada e llojit Mercedes Benz GL me targa AB 473 AX, po qarkullonte me shpejtësi nga Ish/Merkatoja në drejtim të gjykatës ,kur ka rreshqitur dhe është përplasur me shtyllën. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit e ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore dhe që bënë të mundur edhe hapjen e rrugës, që u bllokua për disa minuta. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se është identifikuar emri i pronarit të mjetit, por nuk dihet ende nëse ka qenë ai në drejtimin e makinës apo jo.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që e shkaktoi aksidentin.

Makina del nga rruga dhe përfundon pranë një banese, plagoset drejtuesi dhe pasagjerja angleze

Screenshot

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kishës së Laçit, ku E.Ç, duke drejtuar një automjet tip Porsche, ka humbur kontrollin e mjetit.

Mesohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një ndërtese. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja angleze D.S, 26 vjeçe, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.