Berisha kërkon debat me Ramën

Në takimin e zhvilluar në Lezhë, Sali Berisha ka sfiduar Edi Ramën në një debat televiziv. Ai thotë se kryeministri duhet t’u shpjegojë pensionistëve se përse ata marrin më pak se në shtetin fqinj, Malin e Zi.

ADN-ja jonë është një ADN e veçantë. Ajo ka vlerat, ajo ADN është dashuria për vendin, për familjen, respekti për dinjitetin njerëzor, respekti për lirinë e tjerit, toleranca. Ne jemi demokratë sepse jemi tolerantë. Kurrë mos e harroni këtë. Nëqoftëse ne, nga dita e themelimit deri sot, erdhëm dhe shkojmë të sigurtë drejt fitores, sepse ne nuk ramë kurrë në kurthet e të tjerëve, por qëndruam tolerant ndaj mendimit ndryshe, ndaj qëndrimit ndryshe.

Dhe njëherë ua them unë këtu, kurrë mos qëndroni në një parti që nuk ju lejon të thoni mendimet tuaja, nuk është më parti e njerëzve të lirë ajo. Por ne jemi dhe do të jemi të tillë. Pak muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Ju garantoj se sot, fitorja është tërësisht në duart tuaja, në mundin dhe djersën tuaj. Por kjo fitore kërkon para së gjithash, se siç u bashkuat me njëri-tjetrin, të bashkohemi tani në një front të gjerë me shqiptarët.

Të bashkohemi me të gjithë shqiptarët që besojnë se zbrazja e Shqipërisë në këto 10 vite, është drama më e madhe në historinë e kombit shqiptar. Largimi i shqiptarëve vetëm në BE nga 2014-2023 e 1 milion e 99 mijë shqiptarëve, është padiskutim goditja më e rëndë kombëtare që kanë marrë shqiptarët se në çdo pushtim e luftë dhe kjo erdhi nga diktatura e drogës e Edi Ramës.

Sot Shqipëria dallon shumë nga 1992, por Shqipëria në zbrazjen e saj është me keq se në çdo kohë të ekzistencës së saj. Sot gjithashtu varfëria nuk është një varfëri me dyqane bosh si në ’92, por varfëria është një varfëri me mollën e ndaluar të dyqaneve plote dhe është lemeritëse, dyqanet janë plot, por njerëzit nuk blejnë dot. Nëqoftëse buka në vitin 2013 kushtonte 60 lek, sot kushton 1250 lek. Se vezët kushtojnë mbi dyfishin.

Se të gjitha ushqimet kushtojnë në këtë vend nga 10 në 250 përqind më shtrenjtë se në Itali, Greqi se mesatarja e tyre në BE, në një kohë kur shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në Europë e ndër më të ulëtat në botë. Si ndodhi kjo. Kjo ndodhi sepse këta qeveritarë që vjedhin, nuk ua ndjen kurrë për qytetarët, nuk duan të ja dinë kurrë se ekzistojnë.

Këtë vit buxheti ishte 8 miliardë e 200 milionë euro. Para të tëra të grumbulluara nga taksat që ju paguani në çdo gotë ujë që pini, në çdo litër qumësht që bleni. Këto para në çdo vend të lirë u rishpërndahen qytetarëve, me rroga pensione, shkolla, spitale, rrugë, vepra të tjera. A mund të imagjinoni ju, se 780 mijë pensionistëve Edi Rama ju la për vitin 2025, 1 të 512 e këtij buxheti. U la 16 milionë euro. U la fondin mujor që gjermani le për qentë e shtëpisë. Njerëz që kanë shkrirë jetën, që kanë sjellë Shqipërinë gjer këtu, dhe tani i trajton në këtë mënyrë.

Dhe unë i them këtu para jush. Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka.

Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri. Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri. Po pse kryeministri i Kosovës, arrin të marrë 100 mln euro nga buxheti dhe ti vendosë në fondin e pensioneve, për të rritur 20% çdo pension. Dhe ti lë 16 mln euro. Çfarë janë këta, si mund të veprosh në këtë mënyrë. Nuk del dot? Të vijë. Sigurisht që vjedh. Merr fund kjo. Prandaj ju do të uleni me çdo pensionist dhe duhet ti tregoni kontratën tonë me çdo njërin prej tyre”, u shpreh Berisha.

Reshje të dendura dëbore në Qafë Thanë, qarkullimi i automjeteve me zinxhirë

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të diel.

Në Qafë Thanë është shtuar intensiteti i reshjeve të dëborës.

Për pasojë, ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në zonë

Plagosi të riun dhe bëri deklaratë të rreme, procedohen dy të rinje ne Vlore

Komisariati i Policisë së Vlorës ka nisur procedim penal për dy shtetas përkatësisht 33 vjeç dhe 28 vjeç për shkak të një sherri me mjete të mprehta mes tyre.

Sipas policisë, 33 vjeçari ka plagosur lehtë me mjet të mprehtë një 28 vjeçar. Ndërkohë ky i fundit gjatë marrjes në pyetje për zbardhjen e ngjarjes, dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme para oficerit të Policisë Gjyqësore, me qëllim fshehjen e rrethanave të vërteta të ngjarjes.

Goditi me thike bashkëmoshatarin e tij ne FIER identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar.

Fier

Goditi me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku është dëmtuar me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 17-vjeçarit nga lagja “Mbrostar Ferko”, Fier.

17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Kushtet e përkeqësuara të motit, pezullohet lundrimi në Vlorë

Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura gjatë kësaj të diele.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 22:00 e së shtunës, kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin jug-jug-perëndim në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria Vlorë kërkoi bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Goditet një tjetër rast i organizimit të lotarive të palejuara.

Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 2 aparate celulare.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç dhe M. R., 30 vjeç, të dy banues në Cakran.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Cakran, në ambientet e lokalit “Bar-bilardo” të marrë me qira nga shtetasi E. R. duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shtetasi E. R., e ushtronte aktivitetin e lokalit “Bar Bilardo”, pa u pajisur me liçensë dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të pajeluara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtarë të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Reagon kryeministri pas deklarimit të SPAK për të vëllain Olsi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencë për mediat në lidhje me kallëzimin e Gazment Bardhit për vëllanë e tij.

Rama deklaroi se SPAK nxori përfundimin se Olsi Rama nuk është përfshirë në laboratorin e Xibrakës.

“Në atë dosje u fliste për një person i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas atij zotërisë, ky person ishte im vëlla. Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë shumë durim. Nuk kam dashur të flas me bindjet e mia, pa folur prokuroria me provat e veta.

SPAK ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka lidhje me personin në fjalë. Pra, me fakte, me prova, është e qartë, im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua”, theksoi ai.

Moti i keq/ Policia: Drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë. Ja situata në akset rrugore

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve që të tregojnë vigjilencë, teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.

Përmes një njoftimi, policia ka dhënë një përditësim të situatës në disa prej akseve rrugore.

Njoftimi i policisë

Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Situata aktuale në akset rrugore:

• Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.

• Aksi rrugor Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.

• Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore.