Aksident në Greqi, ndërron jetë shqiptari, plagoset një tjetër

Një aksident është regjistruar në rrugën nacionale Drama-Eksoxi në Greqi, me pasoja fatale për dy persona. Ngjarja ndodhi 30 minuta pas mesnate. 

Mediat greke raportojnë se në aksident është përfshirë një automjet që drejtohej nga një 41-vjeçar grek me një mjet që drejtohej nga nje 61-vjeçar shqiptar. 

Raportohet se përplasja ka qenë fatale, ndërkohë që dy shoferët kanë ndërruar jetë. Sakaq, raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Ndalohet në Follorinë autobusi per kontrabande, arrestohet shoferi shqiptar

Për një kontroll standard është ndaluar autobus në një zonë të Follorinës në Greqi, i cili vinte nga Shqipëria, por gjatë hetimeve u konstatua se drejtuesi i mjetit transportonte pije alkoolike kontrabandë.

Brenda automjetit u gjetën 14 shishe me pije alkoolike me peshë totale 17.75 litra, pa dokumentet e nevojshme shoqëruese që tregonin vendin e prodhimit dhe cilësinë e tyre. Kështu u sekuestruan pijet dhe u arrestua shoferi shqiptar 48-vjeçar.

Ndaj 48-vjeçarit është ngritur një dosje për shkelje të Kodit Doganor, me të cilën është referuar në Prokurorinë e Rrethit të Follorinës, ndërsa pijet kontrabandë i kaluan Doganës kompetente për llogaritjen e detyrimeve të munguara dhe taksat. Një mostër e tyre është dërguar në shërbimin kimik, për të konstatuar nëse janë të falsifikuara dhe të rrezikshme për shëndetin.

FIER-Moren peng 21 vjecarin, prangosen 2 autoret dhe nje efektiv policie

Fier

I hoqën lirinë, për motive të dobëta, një 21-vjeçari, vihen në pranga 2 shtetas dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.

Arrestohet edhe punonjësi i Policisë i cili kishte dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga një shtetas se disa shtetas i kanë marrë me forcë vëllain dhe automjetin me të cilin ai po udhëtonte, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale hetimore finaluan operacionin policor të koduar “Ferras”, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i dy prej autorëve, shtetasve K. B., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, banues në Fier, si edhe po punojnë për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, Fier, ku autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

U sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arrestimi i punonjësit të Policisë është në vijim të vetëpastrimit të radhëve të Policisë nga personat e inkriminuar, ata që abuzojnë me detyrën me veprime apo me mosveprime. Policia e Shtetit është e vendosur që të largoi nga radhët e saj cilindo punonjës Policie që nuk zbaton ligjin dhe nuk justifikon besimin e qytetarëve.

Aksident ne Fier, perplasen 4 makina

Nje aksident ka ndodhur pak minuta me pare ne rrugen “Skenderbeu” ne qytetin e Fierit . Ne aksident jane perfshire 4 automjete nderkohe qe nga informacionet e para mesohet se nuk ka te plagosur por vetem deme materiale.

Ne vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryhen proceduren e ekspertizes per te zbardhur shkaqet e ketij aksidenti. Si pssoje e aksidentit eshte shkaktuar trafik i renduar ne kete aks rrugor

U vra sot me arme brenda qelisë së tij, Arben Lleshi në 2018 u plagos me thikë në burgun e Peqinit  

Arben Lleshi është vrarë sot me tre plumba brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nga një tjetër i dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj.

Ende nuk dihen arsyet se përse Mjacaj qëlloi për vdekje të burgosurin përjetë, i cili ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli, trupin e të cilit më pas e dogji.

Mesohet se Arben Lleshi në vitin 2018 ishte plagosur me thikë në burg, por aso kohe autoritetet e hetuan si një sherr mes të burgosurve, dhe jo si tentativë për ta eliminuar

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të renda dhe i cilësuar si një personazh me rrezikshmëri të lartë, ka qëlluar me armë në ambientet e ajrimit dy të burgosur të tjerë përjetë, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë. Sokol Mjacaj ka dalë nga dhoma, ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjat dhe ka qëlluar ndaj të dyve.
Për pasojë Arben Lleshi ka mbetur i vdekur dhe Indrit Shaqja mbeti i plagosur. Të dy këta të fundit kanë qenë shokë qelie. Ndërkohë që autori Sokol Mjacaj po merret në pyetje nga prokuroria, Indrit Shaqja ende nuk është marrë në pyetje pasi është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Indrit Shaqja, i cili u plagos sot në burgun e Peqinit pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.
Fillimisht Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar për shkak të plagëve që ka marrë, është transportuar drejt Tiranës ku do të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.