Aksident në “Rrugën e Arbrit”, raportohet për 2 viktima

Një aksident është regjistruar në “Rrugën e Arbrit” teksa raportohet se kanë humbur jetën 2 persona. Sipas informacioneve mësohet se dy makina, janë përplasur kokë më kokë.

Burime paraprake bëjnë me dije se aksidenti u shënua në Zallbastar të Tiranës, në afërsi të “Shkallës së Tujanit”.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

U përfshi në plagosjen e tre grekëve në Athinë, arrestohet bashkëpunëtori 

Arrestohet një nga shqiptarët që u përfshinë në përplasjen me tre shtetas grekë mbrëmjen e së shtunës, jashtë një lokali në “Gazi” të Athinës. Referuar mediave vendase, në pranga është vendosur Emiliano Jakupi, 33-vjeçari nga Korça, nën akuzat për bashkëpunim në tentativë për vrasje. Autori është ende në arrati.

Autoritetet greke kanë gjetur edhe mjetin në të cilën udhëtonin autorët. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që të rinjtë shqiptarë e kishin marrë automjetin me qira. Policia greke është ngritur në këmbë për kapjen e autorit shqiptar, i cili konsiderohet si person të rrezikshmërisë së lartë, si pasojë e historisë së shkuar kriminale.

Dy shqiptarët akuzohen për plagosjen e 3 shtetasve greke. Nga pamjet e kamerat e sigurisë duken dy shqiptarët që zbresin nga automjeti. Ata kanë debatuar me tre të rinj nga Kreta. Pas një debati banal, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Aty situata u përshkallëzua në një përplasje fizike, me grushta.

Në atë moment drejtuesi i automjetit, shqiptar, nxori armën dhe qëlloi mbi grekët. Dy vëllezërit të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë, me dëmtime në kokë. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar.

700 efektivë ne Kryesine e Kuvendit për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Berisha

Rreth 700 efektivë nga policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare, do të jenë të Kryesia e Kuvendit.Janë marrë masa që afër Kuvendit kanë edhe kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.

Të shtëna me armë , plagoset 1 person

Nje ngjarje e rende ka ndodhur kete mengjes ne Shkoder ku një person është qëlluar 4 herë me armë zjarri.Nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur 40-vjeçari Aleksandër Curri, i cili është transportuar në spital.

Nga informacionet e para mesohet se autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës. 

Mësohet se policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

Makina përplaset me autokolonën e presidentit Bajden

Një automjet është përplasur me një prej makinave të autokolonës së sigurisë së presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden).

Ky i fundit ka qenë duke dalë nga selia e tij e fushatës dhe teksa po i drejtohej mjetit, ka dëgjuar përplasjen.

Agjentët e Shërbimit Sekret kanë shoqëruar menjëherë presidentin Bajden dhe Zonjën e Parë në limuzinë për t’i kthyer në shtëpinë e tyre në Uilmington.

Makina e cila u përplas me autokolonën, pësoi dëme materiale, ndërsa shoferi që po e drejtonte u rrethua nga oficerët e policisë.

Çmimet e naftës ulen me 9-10 lekë për litër në javët e fundit

Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për litër në dy lëvizje përgjatë javëve të fundit. Aktualisht nafta po tregtohet me 183-189 lekë, nga gati 200 lekë për litër që kishte arritur më parë.

Fillimisht çmimet ranë me 4-5 lekë për litër rreth dy javë më parë, ndërsa ditët e fundit janë reduktuar edhe me 5 lekë për litër.

Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve kanë tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj, kur çmimet u rritën disa herë radhazi, nga niveli më i ulët në mëse një vit prej rreth 170 lekësh, që u arrit në atë kohë.

Në qerhor 2023 u shfuqizua Bordi që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve, i cili ishte krijuar që në mars 2022, kur çmimet e karburanteve u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur në tregun vendas deri në rekordin e 245 lekë për litër në prill 2022.

Që nga shfuqizimi i Bordi, çmimet u rritën disa herë në vend, pas reflektuar asnjë ulje, ndonëse në bursa kishin tendencnë ulje-ngritje. Kjo është hera e parë që operatorët po reduktojnë çmimet e karburanteve.

Në bursat ndërkombëtare çmimet kanë rënë ndjeshëm nga 95 dolarë për fuçi, që arritën në mes të shtatorit, në rreth 75 dollarë për fuçi aktualisht. Çmimet në bursa kanë rënë në nivelin më të ulët të 6 muajve të fundit, si rrjedhojë e shqetësimeve për nivelin e lartë të prodhimit si dhe rënies së kërkesës së konsumatorëve nga çmimet ende të larta.

Sipas parashikimeve të hershme, edhe kërkesa globale për naftë pritet që të jetë e dobët përgjatë viti 2024.

Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së (EIA) uli parashikimin e saj të çmimit për vitin 2024 për naftën bruto Brent (treguesi referencë i naftës europiane) me 10 dollarë për fuçi. Brent do të luhatet mesatarisht 83 dollarë për fuçi, parashikoi administrata në një raport mujor, kundrejt një vlerësimi të publikuar muajin e kaluar prej 93 dollarë për fuçi.

Monitor

Plagoset sërish në Greqi Adriatik Kalemi, qëllohet me thikë në burg nga një egjiptian

Dfgdfgfdg

51 vjeçari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi nga Memaliaj, i ka shpëtuar sërish vdekjes pasi është plagosur në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur midis datave 14 dhe 15 dhjetor, kur Kalemi është goditur me thikë nga një i burgosur 28 vjeçar egjiptian, i cili dyshohet se është paguar për këtë. Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Këtij të fundit, gardianët i kanë sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë. Mësohet se ngjarja është shënuar vetëm pak ditë para se Kalemi të lirohej nga burgu dhe nuk dihet nëse autori ka pritur pikërisht këtë çast. Megjithatë burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar.

Biznesmeni nga Memaliaj Andrea alias Adriatik Kalemi, i shpëtoi një atentati në 9 gusht të këtij viti në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen. Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit duke e lënë të plagosur rëndë. Në vendngjarje policia greke gjeti 14 gëzhoja. Ai u transportua me skaf në limanin Arila në Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës ku mori ndihmën e parë. Policia greke e arrestoi Kalemin pasi zbuloi se ai kërkohej nga policia për një çështje të vjetër dhe e transferoi atë në burgun e Koridhalos pas kaloi rrezikun për jetën dhe u rehabilitua plotësisht.

Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt nga Memaliaj, i ekzekutuar në një atentat me eksploziv në Sauk të Tiranës në qershor 2022. Në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa. Për vrasjen e tij është arrestuar shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, 30 vjeç ndërsa në kërkim është shoku tjetër i tij, Andrew Bode, 44 vjeç, i cili është edhe personi që ekzekutoi Papën. Në dosjen e ngjarjes përmendet edhe emri i Andrea Kalemit. Saga e hakmarrjes ka nisur pas dyshimeve të familjes së Aleksandër Sadikajt se pas vrasjes së këtij të fundit, qëndron Edmond Papa. Edhe atentati në Paxous ndaj Andrea Kalemit, dyshohet të ketë lidhje me këtë zinxhir ngjarjesh, ndërkohë qe mbeten ende të paqarta shkaqet e plagosjes së fundit të tij.

Kalemi dhe Sadikaj mësohet se kanë pasur miqësi me Edmond Papën e familjarë të tij, nisur që nga fakti që Hotelin “Blue Sky” në Sarandë, Edmond Papa e kishte blerë nga Andrea Kalemi, i cili e zotëronte nën emrin “Zatik”. Miqësia vazhdoi më pas edhe me të riun Sadikaj, i cili më pas u ekzekutua për shkaqe që dyshohet të lidhen me larjen e hesapeve mes ish-miqve.

51 vjecari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001. Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 shtetas të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi rezulton edhe biznesmen në Memaliaj, bashkëpronar i kompanisë “Shza Kalemi” sh.p.k me adresë në Memaliaj dhe objekt “Në fushën e tregëtisë, import, eksport, tregti me shumicë dhe pakicë e mallrave industriale, ushqimore, bujqësore e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregëtim i materialeve të ndërtimit, inerte, rërë, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, të lëndës drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qera të pasurive të patundshme, agjenci transporti të udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete të ndërtimit. Pastrim të sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim të qytetit”. Kalemi rezulton pronar edhe i Bujtina “Vjosa” në Memaliaj dhe i lokal “Las Palmas” në Tiranë. Firma e Andrea Kalemit rezulton përfituese tenderash nga Bashkia Memaliaj.

Greqi- Dy shqiptarë plagosin me armë 3 grekë

Policia greke prej disa orësh është ngritur në këmbë për kapjen e dy shtetasve shqiptarë të konsideruar me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale, sipas mediave greke.

Ata janë identifikuar orët e fundit si autorë të plagosjes së 3 shtetasve greke dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës.  Dy shqiptarët nga zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar më fjalë me tre të rinj nga Kreta, të cilit kishin ardhur në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”.

Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij te fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.

Fillimisht ai qëllon të riun që po përleshej me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte përleshjen.

Ndërkaq dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë.

Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit vrasës.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjesëtarë të grupit “Lions” të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40 vjeçarit Pëllumb Islami nga Delvina në 21 shkurt 2023. Dyshimet janë se ata ose janë arratisur ose do tentojnë të arratisen në Shqipëri.