FSHF nderon stafin dhe lojtarët e Kombëtares me dekoratën “Nderi i Kombit”

Që prej orës, 18:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Më të mirët 2023”, nga ku do të vlerësohen me një sërë çmimesh shumë lojtarë talentë e profesionistë në Shqipëri.

Pas akordimit të një sërë çmimesh, në fund të mbrëmjes, Presidenti Duka nderoi të gjithë stafin dhe lojtarët e Kombëtares, të cilët e patën të mundur të ishin të pranishëm, në këtë mbrëmje gala, me dekoratën e Federatës Shqiptare të Futbollit, “Nderi i Kombit”, për arritjen historike, të kualifikimit në fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.Ndërkaq, kujtojmë se Shqipëria ndodhet në grupin B, të këtij turneu, ku përballë do të ketë kundërshtarë, si Italia, Kroacia e Spanja, ku do të përballet respektivisht në datat 15, 19 e 24 qershor. 

Mijëra fermerë gjermanë zbresin me traktorë në rrugët e Berlinit për të protestuar

Mijëra fermerë gjermanë të zemëruar me qindra traktorë zbritën në Berlin të hënën (18 dhjetor) për të protestuar kundër shkurtimeve të planifikuara të subvencioneve për naftën bujqësore dhe taksave rrugore për automjetet bujqësore.

Qeveria e Gjermanisë përballet me thirrje për të ndihmuar fermerët dhe blerësit e makinave duke rishikuar shkurtimet e detyruara nga një vendim gjykate që i heq qeverisë një buxhet prej 60 miliardë euro

Një lëvizje e koalicionit për t’i dhënë fund subvencioneve për naftën bujqësore tërhoqi kritika nga ligjvënësi i Gjelbër dhe Ministri i Bujqësisë Cem Ozdemir dhe nga ligjvënësit që i përkasin liberalëve miqësorë ndaj biznesit të Ministrit të Financave, Christian Lindner.

Konservatorët e opozitës dhe socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz kritikuan gjithashtu vendimin për t’i dhënë fund, pa paralajmërim paraprak, një program që paguante subvencione për blerësit e automjeteve të reja elektrike, ndërsa kritikët thonë se masa do të godiste prodhuesit gjermanë të makinave që tashmë po luftojnë në konkurrencë me kinezët dhe SHBA.

Kritika nxjerr në pah koston politike të imponuar ndaj një koalicioni tashmë të përçarë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili dëmtoi buxhetin e vitit 2023 dhe vonoi me javë një marrëveshje për një buxhet për vitin e ardhshëm.

Me liri veprimi të kufizuar financiar, tre partitë e koalicionit, të kufizuara nga pikëpamjet e ndryshme mbi korrektësinë fiskale dhe nevojat e shpenzimeve të qeverisë, iu deshën javë të tëra për të rënë dakord për një zëvendësim të buxhetit.

Fermerët në protestën në Berlin thanë se shumica e fermave ishin të drejtuara nga familja dhe tashmë punonin me marzhe të vogla dhe se kostot shtesë do t’i detyronin ata të mbyllnin bizneset e tyre.

Ozdemir tha më herët se alternativa e vetme për mbajtjen e subvencionit për naftën bujqësore ishte mbyllja e fermave.

Aksidentet rrugore u rritën me 82% në nëntor, shkak kryesor sjellja e drejtuesit të mjetit

Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten edhe për muajin nëntor sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në Nëntor 2023 numërohen 167 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin Nëntor 2022.

Për muajin nëntor 2023, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 81,5% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

“Aksidentet rrugore, në 88% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

Sakaq përgjatë muajit Nëntor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Mërkurë me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Hënë me 8,9%.

Ndërsa numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 22,8% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Rritjen edhe aksidentet për 11 mujorin 

Për periudhën janar-nëntor 2023 numërohen 1,128 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1,531 persona.

Krahasuar me periudhën janar-nëntor 2022 numri i aksidenteve rrugore është rritur 6,4%.

Sipas INSTAT për 11 mujorin e këtij viti 12% e rasteve të aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Por krahasuar me 11 mujorin e vitit të kaluar shkaku i aksidenteve për shkak të këmbësorit është ulur 6,9%. Ndërsa aksidentet për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit janë rritur 4,8%.

Monitor

Gati për të kryer vrasje, arrestohet 23-vjeçari, dy në kërkim

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, falë inteligjencës policore dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë. I   arrestuar është shtetasi Mateo Dashi, të shpallur në kërkim: Orgest Mehi dhe Gjon Martinaj

I armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje, rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në pikën e kontrollit dhe u largua me shpejtësi, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 23-vjeçarit.

Vihet në pranga njëri nga bashkëpunëtorët e tij dhe shpallet në kërkim një tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper me precizion të lartë me fishekë në fole gati për qitje dhe një çantë me fishekë për këtë armë.

Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të mundshme kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, duke vlerësuar edhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Në mesnatë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, Kurbin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohet se po qarkullonte shtetasi që do të kryente vrasje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për këtë rast, u vu në pranga shtetasi M. D., 21 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. M., 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shtetasit O. H., 23 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin (i shpallur në kërkim), për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Forcat e Sigurisë Kombëtare, ato të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e shtetasve O. H. dhe Gj. M.

Vijon puna hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vendoset bombë në komisariatin e policisë ne Athine

Frikë dhe panik gjatë mesditës së kësaj të hëne në Athinë, ku një pako që përmbante gjysmë kilogram eksploziv është vendosur në hyrje të një komisariati policie.

Autoritetet u alarmuan kur një person i panjohur rreth orës 12:29 paralajmëroi me një telefonatë për vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou, në lagjen Zografou të kryeqytetit helen. Ai u la afat autoriteteve rreth 45 minuta për të ndërhyrë ose ndryshe do të kryente shpërthimin.Bomba ishte vendosur pranë selisë së forcave MAT. Forcat xheniere të policisë së Athinës rrethuan menjëherë zonën dhe arritën të çmontonin në kohë pajisjen shpërthyese.

Mekanizmi shpërthyes që ndodhej brenda një kutie plastike kishte, përveç orës, dy detonatorë e një çelës, dhe përmbante 500 gram eksploziv të llojit C4 dhe 150 gram dinamit xhelato.

Hetimi për rastin u ndërmor nga Shërbimi i Antiterrorit.

Digjet magazina në Dimal, flakën ia vuri aksidentalisht vetë pronari, njoftoi zjarrfikësit dhe u largua

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Poshnje në bashkinë Dimal. Gazetarja Eneida Petova bën me dije se zjarri është vënë aksidentalisht nga pronari i saj Zylyftar Hoxha,i cili ka qenë duke djegur disa mbeturina.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe për fikjen e tij,në ndihmë të të vetmes zjarrfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrfikësve të Beratit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

Pas rënies së zjarrit mësohet se i zoti i shtëpisë ka njoftuar zjarrfikësit dhe është larguar nga vendngjarja nga frika.

Pranga 43 vjecarit ne Mallakaster,kanosi me thike nje shtetas

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Ballsh, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

H. T., 32 vjeç, banues në Plug, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë për jetën, një shtetase;

R. A., 26 vjeç, banues në Bitaj, Lushnjë, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Opozita proteston jashtë Kryesisë së Kuvendit, hidhen tymuese

Opozita ka nisur protestën jashtë Kryesisë së Kuvendit, teksa në Këshillin e Mandateve po shqyrtohet kërkesa e SPAK, për autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Teksa eksponentë të ndryshëm të PD -së po mbajnë fjalën e tyre në podiumin e ngritur para Kryesisë, në turmë është parë të ndizen tymuese ngjyrë blu.

Të pranishëm në protestë, janë deputetë të PD, si dhe mbështetës të Berishës.

Ndërkohë Këshilli i Mandateve rrëzoi kërkesën e avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj që seanca të shtyhej, deri sa të shprehej GJK, pas padisë së bërë nga grup deputetësh demokratë.