Një 24-vjeçare me origjinë shqiptare gjeti vdekjen në Itali pas një incidenti tragjik. Viktima Ambra Seferi, e cila kishte rreth dy vite që ndodhej në Itali, ra nga një lartësi e madhe në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj.
Mediat italiane shkruajnë se e reja shqiptare ka mbetur jashtë shtëpisë pasi ka hipur në tarracë, ndoshta pasi dera është mbyllur gabimisht ndërsa brenda kishte djalin 18 muajsh dhe një vajza 2 vjeçare të shoqeje të saj.
Ajo u përpoq të futej nga dritarja, por humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk. Ndërsa në vendngjarje mbërritën ambulancat, ajo u dërgua me urgjencë në spital në Millazzo, por pak pas mbërritjes, ndërroi jetë.
Transferohet qelia e “qeverisë së burgut” të Durrësit, në burgun e Fierit.
Mbrëmë gjatë natës, me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka Oltion Bistri; Safet Gjici; Lefter Alla; Dedan Gjoni; Fran Tuci; Xhevahir Lita; Fredi Beleri., të transferohen në burgun e Fierit.
Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare pranë burgut, ndërkohë që sipas po të njëjta burimeve bëhet me dije se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit.
Në dëshminë e tij para hetuesve, drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, ka treguar edhe për 5 takimet e fundit të Sokol Mjacajt nga 1 shtatori deri më 16 nëntor. Sipas tij, në takimin e parë në shtator ushqimet ia ka sjellë në burg i vëllai i tij, kurse në 4 takimet e fundit ka qenë një vajzë, e cila në 4 raste është prezantuar si kushërirë, kurse në takimin e fundit si mikeshë e tij.
“Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qenë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakord që t’i pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.”
Drejtori Hoxha thekson se nuk e di si si është futur arma në burg, por thekson neglizhencën e punonjësve. Ai tregon sesi funksionin procesi i kontrollit të vizitorëve, ndërsa skaneri ka qenë me defekt.
“Bëhet regjistri i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet te postblloku në hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm. Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qenë me defekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjës policie të cilët bëjnë vëzhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaca kishte tri ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysmë, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komunikim ishte shumë i qetë. Më tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të ketë pasur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore”.
Kujtojmë se në datën 15 dhjetor opinioni publik u trondit nga ngjarja e ndodhur në burgun e Peqinit, i burgosuri Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin e përjetshëm Arben Lleshi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit Andi Pogaçe, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
KPK njoftoi sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18 dhjetor për subjektin e rivlerësimit, Andi Pogaçe vendosi konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit Andi Pogaçe, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja,. Lulzim Hamitaj relator, Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Një sherr midis një shqiptari dhe një pronari lokali në Vetralla, Itali për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Ngjarja ndodhi në lokalin Jolly Blu kur gjatë orëve të para të pasdites të së dielës shqiptari hyri për të konsumuar një birrë.
Shqiptar dukshëm i dehur nisi të ngacmonte klientët e lokalit. Pronari Cristian Dolci i kërkoi të largohej por shqiptari uli pantallonat duke i treguar organin gjenital.
Nje aksident ka ndodhur pak minuta me pare prane QTU Fier. Nje automjet i markes ” Benz” ka perplasur nje motor. Si pasoje e perplasjes nga makina ka marre plage drejtuesi i motorit qe eshte derguar me urgjence ne spitalin e Fierit.Ne vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizen per te zbardhur shkaqet e ketij aksidenti. Nderkohe si pasoje e aksidentit eshte krijuar trafik ne kete aks rrugor
Autoritetet italiane kanë liruar Alket Hatinë, shqiptari i cilësuar si “Zoti i drogës”.
Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, u arrestua në gusht të këtij viti në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 50-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.
Gjykata italiane ka bërë me dije se Hatija ka vuajtur dënimin në Shqipëri.
Mediat greke kanë zbardhur sot dëshminë e 33-vjeçarit shqiptar Emiliano Jakupi, i vetëdorëzuar pas plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në Athinë. Ai akuzohet për bashkëpunim në tentativën e vrasjes edhe pse thjesht ka qëlluar me shpullë një nga tre të plagosurit, para se shoku i tij t’i qëllonte me armë. Ndërkohë policia vazhdon kërkimet intensive për kapjen e 37-vjeçarit Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi. 37-vjeçarin e kam takuar një vit më parë në Athinë, jemi miq të ngushtë prej 7 muajsh. Kontakti i parë ka ndodhur në një kafe të zonës në “Agios Pavlos” në qendër.
Sa herë që më ftonte për ushqim apo pije shkoja me të. Nuk e dija se kishte precedentë të rëndë penalë, as emrin nuk ia dija si duhet. E njihja me tjetër emër dhe ndryshe ma thatë ju. Të shtunën mbrëma më telefonoi në 2 të mëngjesit, isha duke fjetur, por nuk më bëri përshtypje, sepse 37-vjeçari ishte divorcuar 2 muaj më parë dhe ishte i çmendur pasi e kishte lënë e dashura e tij shumë e re.
Ai më tha “nuk jam mirë dhe dua të shkoj diku për një pije”. I thashë “më ler se jam shumë i lodhur, punoj në mëngjes dhe kam problem me mesin, marr ilaçe dhe nuk mund të pi. Nuk mund të dal nga shtëpia tani, nuk kam makinë.” Pastaj më tha “çohu, bëhu gati dhe do të vij në Melissia të të marr.
Vërtet ka ardhur me makinë, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që “arrita dhe po të pres”. U vesha shpejt dhe shkova. Ai nuk ishte vetëm në makinë. Ishte një person tjetër që nuk e njihja. Shkuam në një lokal në “Kolonaki”. Unë piva një pije dhe 37-vjeçari kishte pirë rreth një duzinë. Pastaj i thashë “ikni”, se koha kalonte dhe nuk duroja dot më. Në fakt, e pyeta nëse mund të më çonte në shtëpi apo mund të merrja një taksi dhe të shkoja vetëm.
Përveç kësaj, për shkak të ilaçeve që marr, nuk më bën të pi alkool. Më tha të shkoja të pimë një pije në “Gazi” dhe pastaj direkt nga rruga “Atiki” të më çonte në shtëpi dhe që të mos i prishja hatrin, pranova dhe shkova për një pije tjetër. Në “Gazi” vazhdoi të pinte dhe unë piva gjysmë. Kur dolëm nga lokali në “Gazi”, nga alkooli, ai nuk mundi ta drejtonte makinën. Ai sheh një piceri përballë lokalit dhe më thotë “uluni në makinë që të marr një picë për të ngrënë”.
Personi tjetër që ishte me ne u largua sepse ishte i vogël dhe nuk mundi më, kështu që ai dhe unë qëndruam. U kthye me picën në dorë dhe e hëngri në makinë. Para se të mbaronte ushqimin ai shkoi përpara dhe ndezi makinën. Pak më para se kishte rënë shi dhe për shkak se makina ishte e madhe, ajo u fut në një pellg me ujë dhe lagu grupin e të rinjve që ndodheshin në trotuar. Njëri nga të rinjtë u kthye dhe i tha: “Çfarë po bën ore …”. Ai kishte një shishe në dorë dhe ia hedh. Xhami i makinës ishte ulur dhe 37-vjeçari u zemërua. Ndaloi xhipin dhe u ndalën edhe makinat e tjera që ishin pas nesh. Zbret poshtë dhe e pyet pse: “Kujt i the…ore”.
Unë gjithashtu zbres në përpjekje për ta mbajtur. Pastaj një nga të rinjtë i tha në rregull nuk të thashë ti …. Ai thotë “ok” dhe kthehet për të shkuar te makina. Në atë moment vijnë dy vëllezërit nga Kreta, më afrohen dhe më pështyjnë në fytyrë. Instinktivisht e godas me shuplakë dhe më pas djali tjetër e godet me grusht 37-vjeçarin.
Më pas gjërat kanë dalë jashtë kontrollit dhe 37-vjeçari ka nxjerrë një armë dhe i ka qëlluar. Nuk e dija që mbante armë me vete. Ai kthehet dhe më thotë. “Hyp në makinë të ikim.” Isha i trembur. Nuk i thashë asgjë. Kisha ndjesinë se po t’i tregoja diçka, do më kthehej edhe mua. Sapo hipa në xhip, volla dhe gjithçka që i thashë ishte të shkonim në Polici të dorëzoheshim. Ai nuk po fliste. Ai vetëm tha: “Do të të çoj në shtëpi”. Më la dhe u zhduk. Sapo shkova në shtëpi, fillova të telefonoja avokatin tim. Biseduam dhe më në fund vendosa me të që të vija në Drejtorinë e Policisë dhe të dorëzohesha”, ka deklaruar ai.
Mediat greke iu drejtuan avokatit Stamatias Markou, i cili theksoi se “klienti im është i dërmuar nga plagosja e tre të rinjve dhe është i tronditur, ai akuzohet për bashkëpunim të thjeshtë në veprën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ai deklaron se ky zhvillim tragjik i një episodi verbal ka qenë rezultat i një personi tjetër dhe jo i tij. Klienti im as e dinte ekzistencën e armës në makinë dhe as nuk mund ta imagjinonte ekzistencën e saj. Duhet theksuar se në orën 02:15 të mëngjesit është kontrolluar drejtuesi dhe mjeti i tij dhe nuk është gjetur arma. Në atë kohë klienti im nuk e kishte takuar shoferin. Ai vetë do të kërkojë pyetjen e kryqëzuar, në mënyrë që ata vetë të konfirmojnë pretendimet e tij”.