Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës

Kuvendi nuk humbet kohë. Pak orë pasi Parlamenti miratoi me 75 vota pro autorizimin e SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha, i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 

Bashkëlidhur ju dërgojmë: Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorise sẽ Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.”

Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtare të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”- thuhet në dokument.

Për kërkesën e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet masës së sigurimit.

Në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, nenit 288 të Kodit të Procedures Penale dhe neneve 118, pikat 4 dhe 5, e 55 të rregullores së Kuvendit, me rekomandim të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:

1. Pranimin e kërkesës sẽ Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës sẽ Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirise së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”– thuhet në vendimin që mbanë firmën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Tashmë SPAK ka të gjitha mjetet e nevojshme për të proceduar me arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet masës së sigurimit.

Gjykata e Fierit le ne burg 2 shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera 

“Arrest me burg” ka dhene Gjykata e Fierit mëngjesin e sotëm si masë e sigurimit e shtetasve Shpetim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilet u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera “ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Gjyqtare e çështjes eshte Miranda Nakaj, prokuror Elvis Alliaj ndërkohë që i akuzuari Kalemi mbrohet nga Ermal Hamataj kr i dhom avokatisë Fier

Në seancën e zhvilluar i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat.

Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve tu jepet masa arrest me burg

Në perfundim të seancës avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha eshte nje show qe ka nisur nga DR e policise Fier duke dënuar persona te paarsimuar, në kushte ekstreme te varferise qe nuk dine vlerën e ikonave e jo me te merren me trafikimin e tyre.

Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të tij

Kuvendi i ka hequr sot imunitetin deputetit Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie. Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar në një situatë të pazakontë, teksa opozita proteston në sallë por dhe jashtë Kuvendit. Zyrtarisht seanca plenare zgjati vetëm 6 minuta, ndërkohë që maxhoranca votoi njëzëri kërkesën e SPAK, që kërkonte heqjen e imunitetit për Berishën, i cili akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Gjykata Fier jep sot masen e sigurisë per personat e arrestuar per trafikim te veprave të artit me vlerën 1.5 milionë euro 

Sot në Gjykatën e Fierit, jepet “ masa e sigurisë” për Shpëtim Kalemin, një prej autorëve të dyshuar për trafikim të veprave të artit dhe kulturës në kuadër të operacionit “ Vlera” të finalizuar dy ditë më parë. Shpëtim Kalemi është banor i komunitetit rom në fshatin Drizë 
Gjyqtarë e çështjes është Miranda Nakaj ndërkohë që Kalemi ka mbërritur tashmë në gjykatë për tu paraqitur përballë togave të zeza.

Protesta e thirrur nga Berisha, policia ‘blindon’ Parlamentin, në terren 800 efektivë

Teksa sot pritet të mbahet protesta e opozitës, rreth 800 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. 

Mesohet se në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. 

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Prefekti i Qarkut të Fierit lirohet nga detyra

Me vendim të Këshillit të Ministrave sot është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj dhe në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.

Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.Ndërkohë Shehaj pohon se ende nuk i është konfirmuar ky njoftim ndonëse ka theksuar se vendimi ka qenë i pritshëm, pasi dorëheqja ishte paralajmëruar që në muajin Maj.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës

Rithemelimi kërkoi pezullimin e masës së arrestit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, ku kërkohej pezullimi i masave nga Prokuroria e Posaçme ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Ata kërkuan rrëzimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës, me pretendimin se vendimi është antikushtetues dhe është marrë pa autorizimin e Kuvendit.

Arrestohen 2 vëllezër ne Fier , tentuan te vidhnin me thyerje nje biznes

Fier

U kapën në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një biznes, arrestohen 2 vëllezër (me precedentë të theksuar në këtë fushë).

Sekuestrohen leva dhe kaçavida që do t’i shërbenin vjedhjes me thyerje.

Gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin madhor garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.