Keto jane profesionet që do të tatohen nga 1 janari

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, e botuar në Fletoren Zyrtare përfshin aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës;  Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut;  Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit;  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese;  Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi.

Sa do të paguajnë më shumë nga 1 janari profesionet e lira? 

Kontabilistët pohojnë se personat fizikë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me barrë ttaimore më shumë se shoqëritë tregëtare. Sipas përllogaritjeve të kontabilistit Mikel Alla për një person fizik apo të vetëpunësuar që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Shembull sipas kontabilistit

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit deri në 14,000,000 lekë me tatimin 15%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Sa paguajnë shoqëritë tregtarë

Për shoqëritë tregtare, kur deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë x 15%, tatimi që do të paguajë do të jetë 3.000.000 lekë. Nga diferenca 20.000.000 që është fitimi i deklaruar i tatueshëm – 3.000.000 tatim fitimi i paguar = fitimi neto 17.000.000 lekë x 8% devidenti do të paguajë 1.360.000 lekë.

Kurse personi fizik i vetëpunësuar do të paguajë që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Përfaqësues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar pohuan për “Monitor” se vendimi me listën analitike të profesioneve të lira duhej të ishte publikuar 3 muaj pas miratimit të ligjit. Ligji u miratua në muajin mars dhe VKM përkatësisht duhej të publikohej në periudhën korrik-gusht 2023.

Ata vijuan të përsërisin se ndryshimi i taksimit krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe godet shtresën e mesme. Ligji i ri pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe dhoma Kombëtare e Avokatëve./MONITOR

Fieraku emigrant ne SHBA cdo vit ben bamiresi per familjet ne nevoje ne qytetin e tij te lindjes

Flori Bushi eshte nje emigrant nga Fieri ne SHBA i cili prej vitesh jeton dhe punon atje se bashku me familjen e tij por ne cdo fundviti ai nuk harron te bej bamiresi per familjet ne nevoje.

Per te gjashtin vit me radhe Flori ka bere te luntura ,40 familje ne nevoje ne qytetin e Fierit.


Ka qene jo vetem idea e Florianit per bamiresi ,por edhe 4 femijeve te tij ,me qellim qe te gezojne edhe bashkemoshataret e tyre ne keto festa

Aksident ne Itali i merr jeten 40-vjeçarit shqiptar qe po shkonte në punë

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali, teksa ishte rrugës për në punë. Ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij “Ulisse” është përplasur me një makinë “Volkswagen” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.

Për 40-vjeçarin Edmond Zero, një shqiptar me banim në Fornacette në komunën e Calcinaia, nuk mund të bëhej asgjë, pavarësisht ndërhyrjes pothuajse të menjëhershme të dy punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes. Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit.

Mbetet për t’u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin. Përplasja ishte shumë e dhunshme. Dy makinat janë shkatërruar.

Pjesët e karrocerisë dhe motorët fluturuan me metra larg. Pas përplasjes ata të dy përfunduan në anë të rrugës, në anë të kundërta dhe të dy u kthyen në të njëjtin drejtim.

Shperndante droge ne doza , arrestohet 30 vjecari ne FIER

Fier

Një tjetër shpërndarës droge, në pranga, si rezultat i aksioneve të kryera në vijim të megaoperacionit “Tempulli”.

30-vjeçari i arrestuar u kap në flagrancë në një lagje të qytetit, me doza kokaine me vete dhe në automjet, si dhe me një shumë parash të përfituara nga shitja e dozave.

Sekuestrohen dozat, paratë, automjeti me të cilin kryhej shpërndarja dhe 5 celularë.

Nga kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura te inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për rastin u arrestua në flagrancë, në lagjen “8 shkurti”, shtetasi E. K., 30 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e tyre dhe 5 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Video-skandali në bashkinë Kukës/ Prokuroria gjen në banesën e Kaçit filmimin bruto të aktit seksual: E bëra me vullnet të plotë

Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës se seancës paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për te folur mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi kur është marrë bë pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ Fiks Fare, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në FIKS FARE.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve te FIKS FARE, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.

Ministri Balla prezanton Prefektin e ri te Qarkut Fier

Koha kur ne Shqiperi vendimet e prokuroreve dhe te gjykatave nuk zbatoheshin ka marre fund. Tashme te gjithe jane te barabarte para ligjit. Keshtu e ka komentuar nga Fieri prag- arrestimin e Sali Berishes , ministri i brendshem
Taulant Balla ku ka theksuar se sot jemi je nje moment te rendesishem historik te nje revanshi te forces dhe sundimit te ligjit kunder krimit te organizuar.

Balla eshte ndalur edhe te pronat e sekuestruara ku sipas tij jane miratuar ndryshime ne ligjin per administrimin e tyre. Ne cilesine e ministrit te brendshem kam urdheruar ndalimin e shitjes se pronave te sekuestruara ka thene Balla teksa ka theksuar se te gjitha pronat e konfiskuara nga subiekte kriminale do ti vihen ne duspozicion organizatave joqeveritare dhe shoqerise civile.

Keto deklarata Balla i ka bere gjate prezantimit te prefektit te ri te qarkut Fier , Rajmonda Balilaj e cila ka zevendesuar ne kete post Lefter Shehajn.

Punëtori i ndërtimit bie nga kati i nëntë i ndërtesës dhe vdes

Një person ka gjetur ka humbur jetën tragjikisht pak minuta më parë.

Sipas raportimeve, ka rënë nga kati i 9-të i një pallati një punëtor i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Ngjarja e rëndë është shënuar tek “Universe City” në kryeqytet rreth orës 10:12 të mëngjesit të sotëm. Nuk ka ende informacion mbi identitetin apo moshën e viktimës.

Ish-shefi komisariatit nxori në pritë një shtetas për llogari të një grupi kriminal

900 0 1700668058xdedan Gjoni 1024x614 1 361

Pak orë pas arrestimit të të ashtuquajturit i “forti i Durrësit”, gazetarja Klodiana Lala dha detaje të tjera ku rezulton se ish-shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Sipas të dhënave, në kohën kur drejtonte Komisariatin e Shijakut, ai ka nxjerrë në pritë një person për llogari të Kep Arapit. Sipas të dhënave, ish-punonjësi i policisë, Dedan Gjoni, e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Burime zyrtare të policisë së shtetit bëjnë me dije se ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të. Aksioni është duke vazhduar dhe pritet të jepen detaje zyrtare nga policia.