Greqi/ 16-vjeçari masakron me thikë babain e tij 71 vjeç

Një burrë 71-vjeçar është gjetur i vdekur në Kalyvia të Greqisë, më 22 dhjetor të këtij viti.

Raportohet se 71-vjeçari është vrarë me thikë nga djali i tij i mitur, 16 vjeç.

Ka qenë vetë i mituri i cili ka marrë në telefon nënë e tij dhe e ka njoftuar për gabimin fatal, dhe me pas kjo e fundit ka lajmëruar autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkua në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e pajetë të babait 71-vjeçar, si dhe ka arrestuar të miturin.

Zyrtarët e ELAS-it kanë shkuar në shtëpinë e Kalyvios ku ka ndodhur krimi, ku kanë gjetur të vdekur 71-vjeçarin dhe kanë vazhduar arrestimin e 16-vjeçarit.

Mediat greke bëjnë me dije se 16-vjeçari ka pranuar edhe në polici vrasjen, duke thënë se nuk duroi më abuzimin nga i ati dhe vendosi ta vriste.

Tregohet se rreth orës 21:20 të 22 dhjetorit, kur 71-vjeçari është kthyer në shtëpi, 16-vjeçari ka qenë duke pritur në hyrjen e banesës, duke mbajtur në dorë dy thika.

Në momentin që babai është futur në shtëpi, i mituri e ka sulmuar, duke e goditur me thikë në gjoks, qafë dhe fytyrë.

Si pasojë e goditjeve të shumta, 71-vjeçari ka humbur jetën ën vendngjarje.

Pas hetimeve nga autoritetet, ata u gjetën në vendngjarje dhe sekuestruan një thikë dhe një teh.

Më të dhimbshme e bën ngjarjen dëshmia se babai ka tentuar të shpëtojë nga sulmi duke vrapuar nëpër shkallë i mbuluar me gjak.

Siç përshkruhet më tej,“ viktima ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës , derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij ”.

Viktima, një baba 71-vjeçar , kishte dy fëmijë me ish-partneren e tij. 16 -vjeçarin i cili e vrau dhe një fëmijë tjetër , 19 vjeç .

Për shkak se prindërit ishin ndarë 19-vjeçari jetonte veçmas me nënën.

16-vjeçari akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe “shkelje e legjislacionit për armët”. Ai do të gjykohet në gjykatën e Evelpidonit.

Miratohet amendament i ri për emigrantët në Greqi

Shans legalizimi me aromë kurthesh e vështirësitë tradicionale ofrohet në tryezën festive nga qeveria greke. Në prag Krishtlindjesh është botuar në Fletoren Zyrtare me nr 5078 amendamenti i fundit për legalizimin e kategorisë së emigrantëve 56/7 14.12.2023, që u miratua në parlament më 18 dhjetor, e përfshirë si shtesë në nenin 187 në projektligjin e ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Sociale (19/12/2023).
Në këtë mënyrë, amendamenti ka marrë formën zyrtare dhe tashmë mbeten në pritje vetëm vendimet përkatëse ministrore për zbatimin në praktikë. Kujtojmë se amendamenti përbën në fakt dy modifikime të nenit 23 të Kodit të Emigracionit dhe të nenit 57 të Kodit të Legjislaturës për mbrojtjen ndërkombëtare dhe pritjen e refugjatëve, si dhe një sërë nenesh për legalizimin me kushte të disa kategorive që nuk kanë patur shans legalizimi 5 vjeçarin e fundit.
Padyshim që përbën një shans evidentimi të prezencës së tyre të fuqishme në tregun e punës e ekonominë greke, si për punëtorët sezonalë ashtu edhe për gratë –kryesisht- që janë të punësuara si ndihmëse shtëpiake, por do të mund të përfshihen edhe kategori të tjera.
Duke theksuar se në ditët në vijim do të rikthehemi sërish me detaje, por edhe se jemi vigjilentë ndaj vendimeve të shumëpritura ministrore theksojmë se do të pajisen me leje qëndrimi dhe akses në tregun e punës shtetasit e vendeve të treta (*nga Shqipëria) që:
–Disponojnë marrëveshje a kontratë pune apo ofrim shërbimesh apo pjesëmarrje në vepra në Greqi.
-Disponojnë ofertë për kontratë pune nga pronarë grekë apo të huaj në Greqi.
–Ndodhen- rezidentë si banorë- në Greqi deri në 30 nëntor 2023, pa disponuar leje qëndrimi.
–Vazhdojnë të jenë banorë të Greqisë dhe

–Plotësojnë të paktën 3 vite në vazhdim qëndrimi në Greqi para aplikimit, sipas dokumentave me përcaktim të afateve kohore që do paraqiten.
Dokumentat e kërkuara:
-Pasaportë, akoma edhe e skaduar
-Vërtetim i precedentit penal, të jetë pa precedencë penale
-Taksa 300 euro + 16 euro
-Vërtetimi nga punëdhënësi depozituar në formë elektronike në platformën gov.gr ku përfshihet numri tatimor (AFM) i punëtorit emigrant aplikues.
-Nëse ndodhen në Greqi familja e përfituesit aplikant, përfiton leje qëndrimi me afat kohor të barabartë me aplikuesin, kur bëhet fjalë për bashkëshorten dhe fëmijë të mitur. Kjo ndodh në rastin kur nuk përfshihen në nenin 1 dhe 2.
-Deri në 31 dhjetor 2024 parashikohet aplikimi elektronik për këtë leje, me adresën përkatëse në zonat përkatëse ku është i punësuar aplikuesi. Kjo datë nuk ka akoma vendim nëse skadon apo mbetet e hapur.
-Leja e qëndrimit do të jetë (deri) 3 vjeçare. Në rast skadimi apo prerje të kontratës së punës, emigranti mundet të aplikojë për tjetër kategori, sipas nenit 12 të Kodit të Emigracionit.
-Për kategorinë e veçantë që kanë aplikuar për Leje të Jashtëzakonshme sipas nenit 19  të ligjit 4251/2014, ofrohet mundësia të aplikojnë edhe bazuar në këtë amendament, e të përfshihen në këtë kategori legalizimi.
-Gjithashtu, kërkesat në pritje të lejeve të jashtëzakonshme të nenit 19, ligji 4251/2014 do të mund të shqyrtohen edhe sipas neneve 1-4 të këtij amendamenti.
Sipas Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit në Greqi, ky vendim synon në eliminimin e fenomenit të punës së zezë në tregun vendas. Nuk legalizon dhe nuk ofron asnjë shans në emigrantë të paligjshëm përveç aksesit në tregun e punës për ata që ndodhen prej vitesh këtu, para 30 nëntorit 2023, gjithmonë me kritere e kushte të ashpra përzgjedhjeje.
Gjithashtu, ministria bën të qartë se nuk ofron asnjë shans për bashkim familjar kur familja ndodhet jashtë Greqisë, akoma më të rreptë janë me nënshtetësinë greke, siç ndodh në vende të tjera të BE-së, për shembull në Gjermani.
SOS: Kjo leje qëndrimi do të jetë gjithmonë e varur nga kontrata e vazhdueshme e punësimit si dhe deklarimi i vazhdueshëm i sigurimeve shoqërore nga përfituesi, domethënë emigranti që do të përfitojë një leje qëndrimi të tillë duhet të jetë vazhdimisht i punësuar, pa asnjë mundësi karte papunësie apo pezullimi nga vendi i punës.
Për herë të parë një amendament i një qeverie greke praktikon  lidhjen e domosdoshme të lejes së qëndrimit me punësimin, pasi vetëm sa do të sigurojnë kontratë pune dhe do të vërtetojnë se vazhdojnë të jenë aktiv në tregun e punës do mbeten të ligjshëm, nëse kontrata e punës shkëputet, pavarësisht arsyes, leja e qëndrimit do të tërhiqet e emigranti përkatës do i rikthehet statusit “i paligjshëm”.
Gjithmonë sipas statistikave të ministrisë përkatëse, nga ky amendament llogaritet të përfitojnë rreth 30 mijë emigrantë, shumë prej tyre punëtorë sezonalë nga Shqipëria.
Pikërisht ky është edhe synimi esencial i këtij vendimi, Greqia më në fund të konkurrojë me kushte të barabarta tregun e punës sezonal të Italisë e vendeve të tjera të BE-së. Fakt i palëkundur është numri i madh i shqiptarëve që ofronin prej vitesh shërbime si punëtorë sezonalë në Greqi e që vitet e fundit për shkak të vështirësive të jashtëzakonshme në aspektin ligjor të legalizimit të përkohshëm, por edhe të rrogave tepër të ulta, kanë braktisur Greqinë duke shkaktuar probleme madhore në mbledhjen e prodhimeve bujqësore si dhe në blegtori.
Së fundi, detajet sq
aruese të këtij amendamenti për Komunitetin Shqiptar në Greqi janë punuar sëbashku me Irfan Abazaj, sekretar i përgjithshëm i KSHG dhe Ermal Sulaj, kryetar i KSHG dhe anëtar i KKD.

Pranga 38 vjecarit ne Fier, u kap i dehur ne timon dhe kundershton forcat e policise


-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Y., 38 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Fier- Pranga 38 vjecarit, mori ne makine pa deshiren e saj nje 27 vjecare

DVP Fier 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos. 

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.  

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Mjegulla mbulon disa qytete në vend, ja akset ku apelohet për kujdes të shtuar

Mjegull e dendur në aksin Ura e Çerenecit – Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbrit. Mësohet se segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë është përfshirë nga një mjegull e dendur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar.

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë.

Ndërkaq, për shkak të mjegullës, ka vështirësi qarkullimi. Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin./BW

Fluks në Kapshticë, mijëra qytetarë kalojnë doganën per festat e fundvitit

Festat e fundvitit kthejnë shumë emigrantë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185 në Qafë Thanë 2145 shtetas dhe kanë dalë 2512.Të shtunën e 23 dhjetorit dhe të dielën më pas, pritet fluks sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.Për të përballuar fluksin pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Numri i sporteleve alternohet në varësi të fluksit.

Shtohen centralet diellore rritet sasia e energjise në prodhim 

Pesë centrale të prodhimit të energjisë nga dielli hynë në prodhim gjatë vitit 2023, duke rritur kapacitetet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë numri i impianteve që kanë gjeneruar energji nga dielli, në fund të muajit tetor të këtij viti arriti në 20, nga 11 që ishte në fund të vitit që shkoi.

Njëri prej impianteve të rinj hyri në prodhim në muajin tetor. Numri i centraleve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshonte prej vitesh, pavarësisht interesit të lartë të investitorëve, të shprehur gjatë viteve të fundit.

Gjithsesi, të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore. Sipas të dhënave të përpunara nga SCAN,  për periudhën janar – tetor të këtij viti sasia e prodhuar nga impinatet fotovoltaike arriti në 1% të totalit. Në total, nga këto impiante u sigurua rreth 72 546 mWh energji.

55,678 mWh e kësaj sasie u prodhua nga centralet e lidhur me rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërsa pjesa tjetër prej 16,868 mWh u gjenerua nga centrale në treg të lirë. Gjithsesi, ndonëse kjo sasi është tejet e ulët në raport me atë të prodhuar nga hidrocentralet, ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit ka nisur operimin centrali diellor i Karavastasë, që pritet të sjellë një rritje të sasisë së energjisë të prodhuar nga dielli.

SCAN

Gjykata e Posaçme shqyrton më 26 dhjetor masën e arrestit për deputetin Berisha

Në Tiranë, Gjykata e Posaçme bëri të ditur se do të shqyrtojë më 26 dhjetor kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësuar masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim i dyshuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim, për çështjen e privatizimit të ish Kompleksit Sportiv Partizani.

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, tha dy ditë më parë për mediat se masa e re e sigurisë ndaj zotit Berisha mbetet në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ndërsa burime nga ky institucion, kanë bërë të ditur se për ish kryeministrin është kërkuar masa “arrest shtëpie”.

Kuvendi autorizoi një ditë më parë Prokurorinë e Posaçme për arrestin e zotit Berisha, i cili nuk respektoi masën e mëparshme “detyrim paraqitje”, duke e quajtur si antikushtetuese. Ai cilësoi si antikushtetues edhe vendimin e Kuvendit për të lejuar arrestimin e tij.

Zoti Berisha quan si sulm politik nga kryeministri Rama përfshirjen e tij në hetimet për çështjen e ish kompleksit Partizani, ky dyshohet se me akte të ndryshme gjatë procedurave të privatizimit, favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si një nga pronarët e terrenit, ku më pas u ndërtua një grup pallatesh.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posçme kundërshtoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së arrestit të Jamarbër Malltezit nga arrest me burg në arrest shtëpiak.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit dhe masa e parë ndaj tij ishte arrest me burg, por më pas Apeli e ndryshoi masën e sigurisë./VOA