Gjyqi i Berishës , policia rrethon godinen e GJKKO

GJKKO do të vendosë sot për kërkesën e SPAK, nëse do t’i ashpërsohet apo jo masa e sigurisë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë ditën e sotme opozita ka paralajmëruar protestë jashtë ambienteve të Gjykatës, e cila pritet të nisë në orën 09:00.

Sakaq, siç shihet edhe nga pamjet, policia e shtetit ka ‘blinduar’ gjykatën. Kujtojmë se seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës do të nisë në orën 11:00.

Makina perplaset me mjetin bujqesor ne Fier

Fier

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël, automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Rekord, ne 9 muaj u shiten apartamente me vlere 982 mln euro

Shitjet e apartamenteve nuk ndalen pavarësisht rritjes së çmimeve, ndërkohë që 1/3 e tyre po blihet nga shtetas të huaj.

Sipas të dhënave të INSTAT nga janari deri në shtator të këtij viti janë shitur apartamente me vlerë 982 milionë euro, duke u rritur me 123 milionë euro krahasuar me vjet.

Pasuritë e paluajtshme e ndërtimi, mposhtën edhe bumin turistik, pasi ishin motorët kryesorë të ekonomisë gjatë verë.

Bumi turistik, nuk arriti të mposhtë pozitat që po fiton vit pas viti sektori i pasurive të paluajtshme në ekonomi.

Kur pritej që rritja ekonomike gjatë korrikut, gushtit e shtatorit të vinte prej turizmit, ndodhi e kundërta, pasi ndikimin më të madh e pati ekonomia e betonit.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të viti u rrit me 12.2%, ai i ndërtimit me 4.72%, kurse transporti e hotelet u rritën me vetëm 0.77% krahasuar me vjet.

Referuar data bazës së Institutit të Statistikave, mbi të dhënat transaksioneve gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka prekur vlerat rekord të 15 viteve (të dhënat e para për transaksionet në pasuri të paluajtshme janë nga 2008 e më pas).

Përgjatë 9 muajve të këtij viti transaksionet në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë kapur vlerën rekord prej 982,1 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e transaksioneve në këtë sektor është rritur me më shumë se 123 milionë euro.

Vlera më e lartë e shitjeve është regjistruar në kulmin e sezonit veror, me 338.8 milionë euro, duke dëshmuar se pasuritë e paluajtshme, janë kthyer në sektorin e preferuar për të investuar dhe më fitimprurës, madje blerja e një apartamenti mund të konsiderohet biznes, pasi vlera e tij sa vjen e po rritet.

Shtrenjtimi i apartamenteve vit pas viti ndikon direkt në vlerën e transaksioneve në këtë sektor.

Por në kushtet kur çmimet kanë prekur vlera marramendëse, ku një metër katror në Tiranë ka kapërcyer mbi 1000 euro, dhe arrin deri në 4000 euro metri në zonat VIP (zonat përreth qendrës së Tiranës), pyetja që ngrihet është se kush po i blen këto banesa?

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 1/3 e apartamenteve të shitura që prej vitit 2020, janë blerë nga shtetas të huaj, shumica shtetas jo rezidente në vendet e BE-së.

Një pjesë e madhe e këtyre pronave përdoren për biznese, jepen me qira, ose përdoren për shtëpi pushimi, pasi më së shumti janë blerë në bregdet.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme së bashku me sektorin e ndërtimit ishin motorët kryesor që ndikuan në rritjen ekonomike në periudhën korrik-shtator.

TRANSAKSIONET NË PASURI TË PALUAJTSHME

Viti 2018       875,381,389 euro

Viti 2019       922,718,783 euro

Viti 2020       971,556,168 euro

Viti 2021     1,032,948,676 euro

Viti 2022     1,164,772,602 euro

Viti 2023        982,114,549 euro

TRANSAKSIONET 9 MUJORE

Janar-Shtator 2022           858,969,145 euro

Janar Shtator 2023           982,114,549 euro

Rritja                              +123,145,404 euro

Arrestohet drejtori i burgut të Drenovës

Shërbimi i kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve arreston shefin e policisë së burgut të Drenovës Mariglen Kadiun.

Burimet bëjnë me dije se Kadiu ka kaluar në Drënovë rreth 7-8 muaj më parë pasi më herët ka ushtruar të njëjtin funksion në Peqin.

Arrestimi i tij dyshohet të lidhet me ngjarjen e Peqinit.

Festat e fundvitit, qeveria jep 10 mijë lekë për disa kategori sociale që trajtohen me ndihmë ekonomike

Këshilli i Ministrave, me rastin e festave të fundvitit, ka nxjerrë një vendim, lidhur me shpërblimin e disa kategorive të veçanta për vitin 2023. Lajmi publikohet nga rtsh.al. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, qeveria vendosi se përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 10 000 lekë familjet me fëmijë të grupmoshës 0–18 vjeç, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët me aftësi të kufizuara, përfitues të skemës së aftësisë së kufizuar, dhe fëmijët pa kujdes prindëror të vendosur në familje alternative.

Përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 5 000 lekë, përfituesit e ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Familjet e tjera, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

b) Personat me aftësi të kufizuara;

c) individët përfitues sipas “Statusit të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit “Për statusin e të verbrit”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 939 500 000 lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2023.

“Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.”, thuhet në vendim.

Lista, ja kush janë pasaportat më të fuqishme në botë

Është publikuar lista e pasaportave më të fuqishme në botë dhe në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Faqja e internetit Passport Index rendit pasaportat e 96 vendeve të botës.Mbajtësit e pasaportave të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të udhëtojnë në 180 vende të botës pa vizë.

Vendin e dytë, me mundësinë e udhëtimit në 178 shtete pa vizë, e ndajnë pesë shtete, Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.

Vendi i tretë pa vizë mund të udhëtojë në një vend më pak 177, dhe atë e ndajnë edhe pesë vende (Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Austria dhe Zvicra).

Gjashtë shtete janë në vendin e katërt, Danimarka, Belgjika, Portugalia, Polonia, Irlanda dhe Koreja e Jugut, dhe ata që mbajnë këto pasaporta mund të udhëtojnë në 176 vende pa vizë.

Vendin e pestë e ndajnë tetë shtete. Ata që kanë një pasaportë të Singaporit, Greqisë, Norvegjisë, Republikës Çeke, Mbretërisë së Bashkuar, Hungarisë, Japonisë ose Zelandës së Re mund të udhëtojnë në 175 vende të botës pa vizë.

Në vendin e gjashtë janë tre pasaporta sllovake, amerikane dhe australiane. Me to mund të udhëtoni në 174 vende pa vizë.

Sllovenia ndan vendin e shtatë me katër vende të tjera, Maltën, Estoninë, Lituaninë dhe Kanadanë, dhe qytetarët e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 173 vende.

Një tjetër vend fqinj është në top 10, Kroacia, e cila e ndan atë vend me Letoninë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Me këto pasaporta ju mund të vizitoni 172 vende pa vizë. Ata që kanë pasaportë bullgare, rumune ose qipriote mund të hyjnë një vend më pak pa vizë.

Nisin hetimet për zjarrin në qëndrën tregtare në Lushnje

Sipas burimve policore kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Lushnje ku u dogj kati i katërt i një qëndre tregtare dhe u shkrumbuan shumë biznese.
Është ngritur një grup i posaçëm pune nga Prokuroria e Lushnjes ku janë përfshirë specialistë ndërtimi, specialistë elektrik dhe të zjarrit.

Janë marrë në pyetje administratorët e qëndrës tregtare “Metropol” dhe një grup i madh personash të pranishëm në momentin e rënies së zjarrit.

E gjithë ndërtesa vazhdon të jetë e izoluar nga policia për banorët dhe tregtarët.

Kanë ardhur 4 ekspertë nga Tirana për të verifikuar sigurinë e apartamenteve dhe të gjithë qëndrës tregtare.

Ofendoi nusen e djalit,ndiqet penalisht vjehrra 60 vjecare

Ndaj një 60-vjeçareje në Maliq ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje..

“U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.