Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin, 4 viktima mes tyre mjeku shqiptar

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur të enjten në Itali.

Një ambulancë është përplasur me një autobus ku brenda kishte fëmijë. Ngjarja ndodhi brenda një tuneli që lidh Urbinos dhe Fermignano, shkruajnë mediat italiane.

Nga përplasja ka marrë flakë ambulanca. Aktualisht janë 4 viktima të konfirmuara dhe të gjithë po udhëtonin brenda ambulancës që mori flakë.Shqiptari Sokol Hoxha 40-vjeç me profesion mjek ,është një prej  katër viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Itali ku një ambulancë është përplasur me një autobus në një tunel.

Sipas informacioneve, të gjithë fëmijët në autobus nuk pësuan lëndime, edhe pse në gjendje shoku. Dy fëmijë të moshës 3 dhe 8 vjeç që ndodheshin në autobus u dërguan në spital për kontrolle.

Drejtuesi i autobusit ka mbetur i plagosur lehtë, por pa pasoja të rënda.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se cila mund të ketë qenë dinamika që i shtyu dy automjetet të përplasen brenda tunelit, pjesë e SS73bis e cila bëhet një rrugë lidhëse midis Urbinos dhe Fermignano

Ra nga shkëmbi gjate nje pikniku me shoket, i riu niset me urgjencë drejt spitalit

Njoftimi i policisë:Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar , trupi i tij eshte gjetur poshtë pallatit

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 65-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup. Njihet si konsumator i alkoolit dhe dyshohet se i dehur dhe në temperatura të ulëta, ka pësuar infarkt. Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për këqyrje.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Pogradec/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Greqi, avioni i Forcave Ajrore përplaset gjatë stërvitjes, ndërron jetë piloti 40-vjeçar

20231227 233344 1024x683

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur pranë aeroportit të Kalamatës në Greqi, ku viktimë ka mbetur piloti i një avioni të Forcave Ajrore greke.

Mësohet se në momentin e përplasjes dëshmitarë ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e pilotit 40-vjeçar.

Sipas mediave helene Epaminonda Kostea mbeti i vdekur pas përplasjes së avionit T-2 Buckeye teksa kryente disa manovra rutinë stërvitore.

T-2 Buckeye i prodhuar në SHBA fluturoi për herë të parë në fund të viteve 1950 dhe ka shërbyer si avioni kryesor stërvitor i forcave ajrore greke për dekada, ndërsa ishte planifikuar të tërhiqej nga shërbimi në muajt e ardhshëm.

Mësohet se në momentin e përplasjes dëshmitarë ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e pilotit.

Në shenjë nderimi ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka shpallur tri ditë zie në Forcat Ajrore greke në nderim të pilotit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal.

Përfundon seanca në GJKKO për Berishën

Përfundon seanca në GJKKO për Berishën, ndërsa vendimi për masën do të jepet ditën e nesërme.Ndërkohë, seanca gjyqësore në GJKKO do të nisë në 11:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.Në kërkesën drejtuar GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkon masën “arrest shtëpie”. Ligji i jep 5 ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij.

E rëndë në Greqi, 18 vjeçari vret me gërshërë vëllain e vogël

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 18 vjeçar ka vrarë me gërshërë vëllain e tij. Mediat greke raporton se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për disa rroba mbrëmjen e së martës. Në momentin e ngjarjes së rëndë, në shtëpi kanë qenë gjyshja, nëna e dy vëllezërve dhe e motra.

Nëna dhe gjyshja u përpoqën t’i ndanin por gjërat dolën jashtë kontrollit dhe dy të rinjtë u gjendën në dysheme duke goditur me grushte dhe shkelma. Sherri është përshkallëzuar, ku 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe ka nisur të ndjekë vëllanë e tij të vogël.

16 vjeçari, në tentativë për t’u fshehur në dhomën e ndenjes, është goditur nga 18 vjeçari në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen. Siç rezultoi nga dëshmitë e banorëve të zonës, nuk ishte hera e parë që dy vëllezërit debatonin dhe në të kaluarën kishin pasur zënka të ashpra.

BSH “injektoi” 100 Mln euro në treg – “Mungesa e parave në nivelet maksimale dhe mbi limitin e tolerances”

Vjeshta e këtij viti ka shënuar mungesë të theksuar likiditeti në treg, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e parave në nivele rekord. Është vetë ky institucion që në raportin për ndërhyrjet në tregun e parasë thotë se mungesa e likuiditetit në treg për tremujorin e tretë të vitit ka rezultuar në nivelet maksimale dhe mbi limitin e sipërm të tolerancës së Bankës së Shqipërisë.

Më tej, Banka raporton se injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur në 54.20 miliardë lekë, kundrejt 44.65 miliardë lekë mesatarisht në gjashtë muajt e parë të vitit 2023. Kjo do të thotë se injeksionet janë shtuar me rreth 10 miliardë lekë, apo afërsisht 100 milionë euro gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Mungesa ka qenë e qëndrueshme në nivele të larta mbi 45 miliardë lekë, duke shënuar vlerën 56.30 miliardë lekë në fillim të periudhës dhe 61.20 miliardë lekë në fund të saj.

Faktori kryesor i stabilizimit të mungesës në nivele të larta dhe më pak në rritjen e tij ka qenë akumulimi i likuiditetit në llogarinë e qeverisë në muajt e mëparshëm, ndërkohë që në pjesën e parë të periudhës, Ministria e Financave ka ndikuar në uljen e mungesës, ndërsa në pjesën e dytë në rritjen e saj. Gjatë periudhës, gjendja në llogarinë e qeverisë ka rënë me 1.1 miliardë lekë, por janë paguar në Bankën e Shqipërisë marrëveshje SWAP për 4.47 miliardë lekë në 18 shtator.

Duke synuar uljen e mungesës nëpërmjet arritjes së mesit të bandës së synuar për madhësinë e portofolit, Banka e Shqipërisë ka vijuar të organizojë ankande të blerjes së letrave me vlerë, por pjesëmarrja e bankave ka qenë e ulët për shkak të trendit rënës së yieldeve në ankandet e tregut primar dhe riklasifikimin e letrave me vlerë në “hold to maturity” gjatë vitit 2022 prej bankave tregtare.

SCAN

Mbytet ne nje kanal me uje 77 vjecari

Divjakë/Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur.
Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.