Tragjedi në New York/ Rreshteri i policisë vret gruan shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

Një tragjedi ka ndodhur në New York të SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown.

Policia vendase raportoi të shtunën se rreshteri i policisë, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela Rora 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç, më pas vrau dhe veten.

Të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri, tha policia dhe të gjithë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Ndërsa, hetuesit gjetën një pistoletë në shtëpi.Departamenti i Policisë Clarkstown njoftoi se hetimet do të vazhdojnë dhe kushdo që ka informacion në lidhje me këtë tragjedi i kërkohet t’ia tregojë policisë.

Itali, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin, ndërron jetë shqiptari

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në Kremones të Italisë.

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, ‘Volkswagen Golf’ dhe është përplasur me një parmak. Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin saqë humbi jetën në vendngjarje.

Policia rrugore e mbërritur në vendngjarje ka kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet se 38-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon.

Aksident ne Fier, makina perplas motorin

Nje aksident ka ndodhur ne lagjen 8 shkurti ne Fier. nje automjet ka perplasur nje motor . si pasoje e perplasjes drejtuesi i motorcikletes ka marre disa lendime te lehta dhe eshte derguar per ne spital duke marre ndihmen shendetesore.Policia ka shkuar ne vendngjarje

Benzi “fluturon”mbi trotuar dhe përplaset me një tjetër mjet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Rrugës së Elbasanit në Tiranë. Disa automjete janë përplasur midis tyre.

Siç shihet nga fotot, një automjet tip Benz ka dalë rrugë duke përfunduar në korsinë tjetër. Për pasojë, ka rrëzuar një pemë dhe është përplasur me një automjet që vinte në krah të kundërt.

Shtetasja italiane plagoset nga një plumb qorr ne naten e nderrimit te viteve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në kryeqytet.

Mësohet se një shtetase italiane, rreth 50 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar në këmbë nga një plumb qorr.Sipas informacioneve paraprake nga burime policore plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.

E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pritet reagimi nga policia.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

Lind foshnja e pare ne Fier per 2024

Lind foshnja e pare per vitin 2024 ne maternitetin Fier.Lindja e nje foshnje mashkull eshtw rregjistruar ne oren 00:40 nga nje nene nga Kreshpani. Sipas mjekes se maternitetit Fier Teuta Mone nena ka lindur foshnjen ne menyre natyrale me peshe 4100 gr

Rama uron shqiptarët me një video nga Inteligjenca Artificiale

 Në natën e ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroi mbarë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri, si dhe me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.

Këtë herë, urimi tradicional i fundvitit u shoqërua me një video të krijuar nga Departamenti i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t, dëshmi se progresi teknologjik, ashtu si në mbarë botën, po shënon një fazë të rëndësishme edhe për Shqipërinë.

* * *

Kryeministri Edi Rama në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale: “Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi.

Në këtë natë familjare dua të ndaj një sekret me ju! Bashkimi Europian po përgatitet të transferojë qendrën e tij nga Brukseli në Tiranë, mu aty ku po ndërtohet kulla më e lartë e botës, e para kullë që do të prekë tavanin e 1 mijë metrave lartësi… Falë Inteligjencës Artificiale natyrisht…”

“Ne morëm një foto nga urimi juaj i vitit të kaluar, bashkëpunuam me zyrën e shtypit, – nuk ua dekonspiroj kush na ndihmoi – dhe pastaj e mori Enio, koka e Departamentit të Inteligjencës artificiale në AKSH dhe pastaj krijoi videon që pamë.” – shpjegoi drejtuesja e AKSHI-t Linda Karçanaj krijimin e videos.

* * *

Ky që po mbyllet ishte një tjetër vit i një kohe ndryshimi marramendës për njerëzimin, ndryshimi më marramendës i historisë njerëzore – ku progresi teknologjik ka hyrë në një shpejtësi të paimagjinueshme deri pak vite më parë.

Po një gjë është e sigurtë.

Teknologjia as nuk na e merr dot, kohën që na është dhënë në këtë tokë me nënën, babën, fëmijët, familjen, rrethin e njerëzve të dashur, as nuk na i zëvendëson dot ata që duam e na duan, bashkë me vendin ku jemi lindur e ku flasim gjuhën e nënës.

Na takon ne të bëjmë më të mirën me këtë kohë që na është dhënë dhe sonte, unë ju uroj gjyshërve, nënave e baballarëve, fëmijëve e fëmijëve të fëmijëve, nipave e mbesave, të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, një mbrëmje të gëzuar në tavolinën e festës së madhe të këtij fundviti dhe një Vit të Ri siç jua do zemra, shëndet, paqe e dashuri, e me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.

Ky ishte padiskutim viti më i mirë i Shqipërisë; besimi tek Shqipëria u rrit ndjeshëm, flamuri ynë u duk më bukur se asnjëherë në skenën ndërkombëtare, ndërsa vendi ynë u vizitua më shumë se në çdo vit tjetër më parë nga njerëz që erdhën nga e gjithë bota.

Ky ishte viti i hyrjes së Shqipërisë me dinjitet në hartën turistike të Europës; të ardhurat dhe siguria e Shqipërisë u rritën gjithashtu, bashkë me investimet e brendshme e të huaja, që arritën shifrën më të lartë ndonjëherë, njësoj siç u fuqizua monedha jonë, e cila nuk ka qenë kurrë më e fortë sesa sot; rritja e pagave vazhdoi për të mos u ndalur vitin e ardhshëm, kur do të arrijmë në 900 Euro nivel të pagës mesatare në sektorin publik dhe do të kemi një rritje rekord të pagave në sektorin privat…

Por kjo nuk është dita e as ora për t’ju folur më gjatë për shumë gjërat e mira që u bënë këtë vit…

Madje ky është momenti për t’ju falenderuar thellësisht nga zemra për sa shumë më keni inkurajuar, mbështetur, po edhe duruar në aq shumë herët që ju jam shfaqur gjatë vitit në ekranet tuaja pa ju marrë leje, dhe për t’ju siguruar se jam shumë i vetëdijshëm, edhe për gjërat që s’kanë shkuar mirë, edhe për shumë gjërat që duhen bërë më tutje…

Çka kemi bërë deri këtu nuk do të kishte asnjë vlerë nëse do të ndalej këtu, por edhe me kaq e ka një vlerë të madhe për besimin se ky vend më në fund po bëhet; se ky vend ka dalë më në fund nga kthesa e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit të mundimshëm; se këtë vend po e bëjmë ne, shqiptarët e kësaj kohe, të gjithë bashkë, hap pas hapi, duke ecur gjithnjë e më shpejt, e duke mësuar se si t’i bëjmë gjërat gjithnjë e më mirë.

Shqipëria Zonjë, nuk është më një amanet i penguar qysh prej kohës së rilindasve tanë, po është tanimë misioni ynë krejt i mundur; një realitet që ka nisur të marrë formë dhe është bërë i arritshëm me sy, si më e mira që është e gjitha përpara nesh!

📸 Watch this video on Facebook https://www.facebook.com/share/v/hN4rNxDhMxaxYMsm/?mibextid=Tifg6m&startTimeMs=4000

Viti i Ri 2024 mbërrin në Zelandën e Re

Viti i Ri 2024 ka mbërritur! Zelanda e Re priti e para vitin e ri me një spektakël fishekzjarrësh, e cila u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën.

PZelanda e Re me kryeqytet Auckland e ka pritur vitin 2024 në orën 12:00 me atë shqiptare.