Dita e ujit bekuar ne Fier, hidhet kryqi ne shatervanin e qytetit

Sot Dita e ujit te bekuar
Edhe ne qytetin e Fierit besimtaret ortodokes paraditen e soteme kane festuar diten e ujit te bekuar .Me kete rast kisha e Shen Gjergjit e ketij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit ne uje. Procesioni ka nisur me meshen ne kishe dhe me pas vargu i gjate I besimtareve I jane drejtuar shatervanit ne sheshin europa ,ku si per cdo vit tjeter ndiqet hedhja e kryqit ne uje . Ne pranin edhe te qindra besimtareve ortodoks si dhe te qytetareve te tjere eshte ndjekur edhe momenti e hedhjes se kryqit ne uje. Disa te rinje sipas zakonit ne te tilla ceremoni kane sfiduar te ftohtin dhe jane hedhur ne uje kur eshte hedhur kryqi ,te motivuar per te fituar trofeun dhe me pas shperblimin. 

Ka qene 30 vjecari Dhimiter Kapaj ai qw ka nxjerre kryqin nga uji ..Ai i ka dorezuar kryqin metropolititit At Nikolla I cili edhe e ka bekuar .Gjithsesi ky rit fetare i ortodokseve eshte shenuar si dita e Shen Trinise kur Krishti pasi mbushi 33 vjet u pagezuar nga ujrat e Lumit Jordan nga Gjon Pagezori.Sot te gjitha ujrat te rrjedhin jane te bekuar nga zoti dhe te gjithe nxitojne te mbushin uje dhe ta ruajne ate per gati nje vit ne shtepi per te ardhur serish 6 janari I vitit pasardhes

Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, përplasen disa makina. Bllokohet aksi

Përplasen disa makina në Rrugën e Kombit, një i plagosur. Nga aksidenti i shumëfishtë është bllokuar e gjithë Rruga e Kombit.Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lekundje termeti prane kufirit Greqi-Shqiperi, ndjehet deri ne Sarande

Një tërmet 4.1ballë ka rënë mbrëmjen e sotme rreth orës 23:30 në zonën në kufirin Shqipëri – Greqi.

Tërmeti është ndier deri në qytetin e Sarandës, ndërsa lëkundjet në fshatrat e Konispolit ishin të fuqishme.

Nuk ka raportime për dëme materiale.

I dha fund jetës pasi u denigrua në ‘TikTok’, reagon ministri Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares, Bedrie Lokës nga Durrësi, e cili piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil në rrjetin social ‘TikTok’, ku bullizohej dhe fyhej.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Ndër të tjera ia ka shpërndarë numrat e kontakteve për të kërkuar ndihmë, për këdo që është në nevojë.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

Asnjë Justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔️. Askund!

Kërko ndihmë në 16117

Raporto në 129

Shërbëtorja shqiptare i vjedh 290 mijë euro biznesmenes greke

Kats Ad

Një biznesmene e njohur greke, Dimitra Katsafadou, ka rënë pre e një grabitje të madhe. Vjedhja sipas mediave greke, ka ndodhur më 17 shkurt 2023 nga asistentja e Dimitra Katsafados, një 32-vjeçare me origjinë nga Shqipëria. Sipas asaj që ka raportuar, 32-vjeçarja i ka rrëmbyer biznesmenes së njohur shumën prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore.

Më pas rezulton se autorja pasi ka rrëmbyer shumën e parave është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe. 32-vjeçari ka kërkuar falje dhe është liruar me kusht. Katalizator për këtë rast ishte dëshmia e ndihmës shtëpiakes së Dimitra Katsafados, e cila përshkroi se si e pa të pandehurën duke mbajtur në duar dy thasë të gjelbër plehrash, në të cilat kishte vendosur 290 mijë euro. Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste me celular jashtë mjetit. E pyeta pse ishte këtu dhe ai m’u përgjigj se po e priste të akuzuarën”.

“Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova të akuzuarin, e cila mbante në duar thasë me të gjelbër të ngjashme me ato që përdoreshin për të mbajtur shumën e parave të kompanisë. Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”.

Një person nga mjedisi familjar i Dimitra Katsafadou ka deklaruar në Polici: “E pandehura prej rreth dy vitesh ka qenë punonjës i firmës me kujdes shtëpie dhe ka qenë person i besimit të viktimës. Edhe pse kujdesej për shtëpinë dhe jetonte me rotacion, ajo nuk kishte çelësa për të dhe nuk kishte për detyrën të bënte shumë për menaxhimin e parave të kompanisë. Por, ajo e dinte për dollapin ku mbaheshin paratë brenda shtëpisë dhe për vendndodhjen e çelësit që e hap atë dollap.”

Çfarë thotë vëllai i saj?

Duke folur për MEGA, vëllai i Dimitra Katsafados, Nikos Malakodimos, theksoi se ka bërë padi pikërisht në të njëjtën ditë kur u zbulua vjedhja. “Etiketa ka ardhur për të marrë shenjat e gishtave, kanë parë që mungon shuma e parave. Ky njeri u gjet duke kaluar kufirin në të njëjtën ditë në Shqipëri”, tha z.Malakodimos. “Janë para që ekzistojnë në një kompani dhe depozitohen në banka, sepse janë nga shitja me pakicë e kompanisë”, shtoi ai.

Gjenden të pajetë dy persona në Vlorë, nisin hetimet

Dy persona kanë humbur jetën në qytetin e Vlorës. Policia thotë se një 58-vjeçar, banues në lagjen “Hajro Çakërri”  është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Rasti tjetër i rëndë është regjistruar në lagjen “28 nëntori”.

Një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e e rasteve.

Nuk e donin shqiptarin dhëndër për vajzën e tyre, familja greke pagoi 2500 Euro për ta vrarë

Rasti tragjik i vrasjes së një shqiptari me pagesë në Veria, që tronditi Greqinë në verën e vitit 2014, ka dalë sërish në dritë.

Mediat greke shkruajnë se një 48-vjeçar çeçen, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e një shqiptari, ka apeluar vendimin dhe kërkon lirimin nga burgu.

Historia daton në vitin 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar në Greqi u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim me porosi, për shkak se prindërit e vajzës nuk e donin për burrin e saj.

Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar lidhje dashurie me një vajzë 30-vjeçare, 13 vjet më të vogël se ai. Të dy ata u martuan në Maj të vitit 2014.

Por prindërit e vajzës, megjithëse kishin një marrëdhënie miqësore më 43-vjeçarin shqiptar në të kaluarën, nuk e kanë miratuar këtë martesë dhe janë përpjekur që ta largojnë vajzën nga ai.

Babai i 30-vjeçares kishte tentuar disa herë të ndante çiftin, duke shkuar në shtëpinë e tyre dhe debatonte me të bijën që të braktiste 43-vjeçarin, pasi sipas tij ai ishte i ‘varfër, më i madh, i divorcuar dhe më dy fëmijë të mitur.

Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici dhe babait të vajzës nuk i lejohej që t’ju afrohej.

Në këto kushte, babai i vajzës pajtoi një shtetas çeçen që kishte dalë nga burgu për vrasje kohët  e fundit dhe i kërkoi që të vriste shqiptarin. Për këtë i ofroi 2500 Euro, nga të cilat 1500 ia dha paradhënie dhe pjesën tjetër më pas.

Kështu në gusht të vitit 2014, shtetasi çeçen bashke me nipin e tij 37-vjeçar e mbytën me litar shqiptarin dhe e varrosën në një zonë të pyllëzuar.  Ata fillimisht e rrahën dhe më pas e mbytën me litar.

Pas zhdukjes së tij nisën menjëherë hetimet nga Sigurimi i Imathia. Kamerat identifikuan autorët, të cilët tentuan pa sukses të dokumentonin një alibi, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kanë qenë me persona të tjerë, të tretë, se 1500 eurot ishin huazuar.

48-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu me të njëjtin dënim është dënuar edhe vjehrri i viktimës dhe nipi 37-vjeçar i autorit, ndërsa bashkëshortja e 54-vjeçarit me 12 vite burg.

Tentoi te arratisej nga burgu i Fierit, Dan Hutra dhe 3 të burgosurit e tjerë izolohen në regjim të posaçëm

Pasi u zbulua plani për arratisjen nga burgu i vrasësit famëkeq, Dan Hutra dhe 3 të dënuarve të tjerë, mësohet se 4 të burgosurit do të izolohen në një regjim të posaçëm. Mesohet se Hutra dhe 3 të tjerë kishin planifikuar që të arratiseshin nga burgu i Fierit, ndërkohë që kjo masë për ta vjen pas një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. 

Sipas saj ka rezultuar se Hutra, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi, kishin arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonin mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonin duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Dyshohet se 4 të burgosurit, Hutra dhe kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

Kujtojmë se gjatë kohës që Hutra u arrestua, u përmend fakti e ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe se kishte planifikuar që të vriste të tjerë persona. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia se nëse do të dilte nga burgu, vrasësi i 3 grave pak kohë më parë në Tiranë, mund të kryente dhe krime të tjera, ‘plane’ që mund t’i kishte lënë përgjysmë.