Goditi një punonjës policie, arrestohet 31-vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Denis Mema, 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasin P. T., 59 vjeç, banues në Kurjan, Fier, pasi është larguar nga parkimi i Degës Doganore në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shisnin drogë afër shkollave, arrestohen dy vëllezër

Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, dhe në Paketën për Sigurisë në shkolla, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Pjeza”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Sekuestrohen 1 kilogramë e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, 2 automjete dhe 4 celularë.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli” dhe në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në doza, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Pjeza”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit N. B., 45 vjeç, dhe I.(B.) D., 41 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pjezë, Shijak, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

I njohur me nofkën “Bebi”, lihet në burg Fieraku

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Franklin Xhelaj banues ne Fier, i ekstraduar pak ditë më parë nga Franca.

Si pasojë, është lënë e pandryshuar masa “arrest në burg” e dhënë në mungesë.

I njohur me pseudonimin “Bebi”, Xhelaj po gjykohet në Apelin e Posaçëm për akuzën e “trafikut të narkotikëve”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “veprave të kryera nga organizata kriminale”.

Xhelaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjesërisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga hetimet me metoda speciale, 52-vjeçari fierak dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë. Nga hetimet dhe veprimet e bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë

Çmimet në Shqipëri nuk kanë të ndalur 

Duket se çmimet në vendin tonë do të vijojnë trajektoren rritëse, të paktën sa I përket parashikimeve të sipërmarrjes. Sektorët kyç të ekonomisë si ndërtimi, shërbimet dhe tregtia presin çmime më të larta të produkteve.

Të paktën këto janë disa nga projeksionet e përmbledhura në vrojtimin më të fundit të Bankës së Shqipërisë për besimin e biznesit dhe konsumatorit që i referohet muajit të kaluar. Treguesi i besimit të industrisë u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje, i ndikuar nga vlerësimet më optimiste për kontratat porositëse. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për  prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë pothuajse të njëjta me ato të një muaji më pare.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit ndjeshëm me 9.1 pikë përqindjeje, duke u ngjitur pranë vlerave më të larta historike. Rritja në dhjetor u përcaktua nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues dhe për nivelin e porosive. Ndërkohë, edhe pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 2.6 pikë përqindjeje, duke qëndruar në intervalin e vlerave më të larta historike. Ecuria aktuale e aktivitetit dhe niveli i kërkesës kanë regjistruar rritje, ndërsa pritjet e bizneseve për kërkesën, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Treguesi i besimit në tregti qëndroi pothuajse i pandryshuar krahasuar me vlerën e një muaji më parë. Nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit dhe çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje.

Sa i përket treguesit të besimit konsumator, u regjistrua vlerë e përafërt me atë të muajit paraardhës dhe u përcaktua nga pritje pothuajse të pandryshuara për situatën e  përgjithshme ekonomike, financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar në rënie.

/SCAN

Dalin emrat e 3 shqiptarëve të dhunuar barbarisht nga serbët,reagon dhe Ministri Balla

Sot me date 06.01.2023 rreth ores 14.00 ne vendin e quajtur Zelenika ne afersi te qytetit te Hercegnovit tre shtetas shqiptare me nje mjet me targa gjermane jane sulmuar nga nje grup prej 6 ose 7 personash pa asnje shkak, duke i goditur fillimisht makinen dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptare nga makina jane sulmuar fizikisht edhe keta shtetas duke ju krijuar plage ne pjese te ndryshme te trupit.

Keta shtetas jane paraqitur ne policine lokale me Hercegnovi per ndihme dhe jane trajtuar fillimisht na ana e mjekut ligjore ku jane konstatuar demtime te kategorizuar rrahje.Nga ana e policise malazeze ju eshte kerkuar te benin denoncim por keta shtetas te friksuar nuk kane pranuar te bejne nje gje te tille deri ne ardhjen e nje avokati shqiptar dhe per kete po shkon ne drejtimin tuaj po shkon nje avokat nga Ulqini.

Shtetasit e demtuar jane:

1- Klodjan Meaj

2- Azem Dervishi

3-Doris Kopaci

Mësohet se në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, Ministri Taulant Balla menjëherë ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi.Balla ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi.Aktualisht Policia e Herceg Novit po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar.

Polocia ndalon 29-vjeçarin -bashkëjetonte me 12-vjeçaren, vajzën e njerkës së tij

Policia ka ndaluar ditën e sotme një 29-vjeçar nga Pogradeci, nën dyshimet se ky i fundit kishte kryer marrëdhënie intime me një 12-vjeçare. Kjo e fundit në polici ka deklaruar se me 29-vjeçarin, prej 2 vitesh ishin në lidhje.

Por sipas të dhënave të grumbulluara nga burime pranë policisë Pogradec, BalkanWeb mëson se 29-vjeçari bashkëjetonte me 12-vjeçaren.

Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12-vjeçares. Por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime është se ka qenë nëna ajo që ka bashkëjetuar me babanë e 29-vjeçarit, së bashku me këtë të fundit dhe vajzën e saj.

Sipas policisë ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje. Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29 vjeçarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme procedurale.

Taulant Balla përshëndet arrestimin e fierakut: Fund pandëshkueshmërisë!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ekstradimin nga Franca të 52 vjecarit nga Fieri ,Fraklin Xhelajt, i akuzuar si pjesë e një grupi të trafikut të heroinës.Përgëzime Interpol Tirana për ekstradimin nga Franca të një personi, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Në grackën e policisë ka rënë edhe një person tjetër në kërkim ndërkombëtar, i cili u ndalua gjatë natës në Bari, Itali, i dënuar në Shqipëri me 30 vite burgim.

Shoqërohet në polici bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëhelmuar

Policia ka shoqëruar në Komisariat bashkëshortin e 41-vjeçares së vetëvrarë para disa ditësh në Sukth të Durrësit. Ajo dyshohet se u vetëvra pasi figura e saj denigrohej në rrjetin social TikTok me foto dhe mbishkrime duke e etiketuar si të pamoralshme.

Policia nisi nga hetimet për këtë çështje, duke pyetur të afërm dhe kolegë të punës. Nga sa u zbulua nga hetimet paraprake, bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj 41-vjeçares. Këtë e pohuan në dëshminë e tyre në polici vëllezërit e së ndjerës, por edhe fëmijët e saj duke thënë se prindërit grindeshin shpesh.

Durrës

Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.

Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.

Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.