Gjykata e Apelit lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Fredi Belerin, të arrestuar për blerje votash 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Fredi Beleri kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie, e cila është refuzuar. Në seancë ka qenë e pranishme dhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi.

4 ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri vendosi të kalojë për gjykim çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Kërkesat e tij, të bëra për ndryshimin e masës së sigurisë me burg, janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Vendimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 18.09.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 139 akti, datë 11.09.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 323 Akti, datë 21.08.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 323 Akti, datë 21.08.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me arme gati per qitje në një lokal, arrestohen 2 persona në Vlorë

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve policore parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur.

Të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, vënien në pranga të shtetasve të rrezikshëm për komunitetin, pjesëtarë të grupeve kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-S. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-M. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-B. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-M. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-B. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.

Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë pasur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Censi i popullsisë, Kisha Katolike apel besimtarëve: Deklaroni përkatësinë fetare!

Instituti i Statistikave (INSTAT) nis sot regjistrimi i popullsisë dhe banesave, proces i cili do të vijojë për 6 javë në të gjithë vendin ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

Kisha Katolike i është drejtuar sot me një apel qytetarëve duke theksuar se censi është një proces që shihet si i nevojshëm për të kuptuar më mirë situatën shoqërore dhe ekonomike në të cilën gjendet popullsia e një vendi në momentin aktual.

“Në bazë të ligjit (Ligji 140/2020, neni 5, pika 1), të gjithë janë të detyruar t’i përgjigjen pyetësorit të hartuar për këtë qëllim nga INSTAT-i. Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit.
Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull ‘Informacion individual’”, thuhet në deklaratën e Kishës Katolike.

Kisha thekson se “detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit (Ligji 140/2020, neni 4, pika 2) që në lirinë e tij, pyetjeve të atilla t’ju përgjigjet edhe duke zgjedhur opsionin e lartpërmendur. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij (Lk 6, 44) dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare”.

“Megjithatë, pa dashur të cenojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’ju përgjigjen pyetjeve që:

Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”.

Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik””, shprehet Kisha Katolike në deklaratën zyrtare.

Kisha Katolike Deklarata

Censi i popullsisë, Kisha Katolike apel besimtarëve: Deklaroni

Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, në kërkim autori

Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, u gjet i plagosur mbrëmjen e kaluar në Suzzaratë Italisë. Mësohet se i riu është plagosur me thikë, pas një debati për motive të dobëta.Ka qenë një banor i zonës, i cili ka vënë re 35-vjeçarin të plagosur në rrugë dhe më pas ka njoftuar policinë.

Burri i plagosur në shpatull, dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Shkuan për t’i ardhur në ndihmë Libisë, autobusi i vullnetarëve grek përfshihet në aksident, 7 të vdekur

 paktën 5 anëtarë të një ekipi grek të kërkim shpëtimi dhe 2 anëtarë të një familje libiane, humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Libi.

Vullnetarët grekë ishin duke udhëtuar me një autobus drejt qytetit të shkatërruar nga përmbytjet të Dernës, kur u përplasën me makinën ku udhëtonte makina me familjen libiane.

Sipas autoriteteve libiane, 10 persona të tjerë mbetën të lënduar në këtë aksident të rëndë, teksa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ministri i Shëndetësisë, Othman Abdeljalil shpjegoi në një konferencë për shtyp se makina ku udhëtonte ekipi grek i shpëtimit ishte nisur nga qyteti i Benghazit, kur gjithçka ndodhi.

Dhjetëra ekipe shpëtimit kanë mbërritur në Libi në ditët e fundit për të ndihmuar për përballimin e situatës nga përmbytjes, ku sipas OKB, vetëm në Derna raportohen mbi 11 300 viktima.

Seanca për ndryshimin e ‘arrestit me burg’, e pranishme ambasadorja greke

Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e pabetuar të Himarës, Fredi Belerin, është duke u zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ambasadorja dhe avokatët grekë, janë të pranishëm për të ndjekur seancën, ku kërkohet prej Belerit, ndryshimi i masës së sigurisë.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri vendosi të kalojë për gjykim çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Nga ana e tij zoti Beleri i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

Kërkesat e tij, të bëra për ndryshimin e masës së sigurisë me burg, janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Sekuestrohen dhjetëra kallëpe me tritol, armë zjarri, granata dhe kanabis, pranga poseduesit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Konglomerat”. Sekuestrohen dhjetëra kallëpe me lëndë shpërthyese tritol, armë zjarri, granata, ndezës granatash dhe fitil zjarrpërcjellës. 

Vihet në pranga poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte sasi të konsiderueshme lënde shpërthyese tritol, granata, fitil zjarrpërcjellës dhe armë zjarri, me qëllim për t’ua shitur personave me precedent kriminal që ushtrojnë veprimtari në fushën e krimve kundër personit dhe pronës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Konglomerat”. 

Gjatë operacionit, në fshatin Gimaj, njësia administrative Shalë, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin Gj. M., 68 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Shkodër, pasi në momentin e ndërhyrjes nga Policia, ky shtetas u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë kanabisi që kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të banesës së tij. 

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar. 

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies, 120 bimët narkotike të kultivuara në afërsi të banesës së 68-vjeçarit, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Arrestohen 10 persona gjatë operacionit special në Vlorë,

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës kanë vijuar mbrëmjen e sotme aksionin në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Mësohet se tanimë në pranga kanë përfunduar 10 persona, një prej të cilëve është Santiljano Basho.

Basho është vëllai i një prej personave problematikë të njohur të Selenicës, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

Sakaq, mësohet se operacioni policor vijon dhe se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.