Makina del nga rruga dhe perfundon ne gremine shpetojne mrekullisht 2 te rinj

Dy të rinj janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.

Burime bëjnë me dije se automjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por vetëm me dëmtime të lehta për dy të rinjtë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.

Sipas informacioneve nga terreni në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të. Në të gjithë Rrugën e Arbrit segmenti më problematik mbetet ai që kalon përmes Njësisë Administrative Xibër, në Bashkinë Klos pasi ka deformime të shumta si ulje të trasesë të cilat vënë në rrezik jetën e përdoruesve të kësaj rruge.

Vidhte energjine elktrike arrestohet 45 vjecari ne Cakran, Fier

Specialistë te hetimeve ne policine Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 45 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi gjatë kontrolleve në banesë, iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier-Pranga 2 autoreve te vjedhjes se parave ne nje banese

Fier

Vodhën një shumë parash, në një banesë, Policia identifikon dhe vë në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi E. H., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve M. F., 39 vjeç dhe E. Q., 42 vjeç, të dy banues në Fier.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Momenti kur rrufeja godet për vdekje pushuesen 33-vjeçare 

Një 33-vjeçare, e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulante humbën jetën tragjikisht kur u goditën nga një rruge në një plazh në Meksikë. Një dëshmitar okular regjistroi momentin kur rrufeja goditi Elvia de Jesus, siç ishte emri i gruas 33-vjeçare dhe Felix Andres, shitës ambulantë.

Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marëata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja. Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia. Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të mbijetonte.

Shitësi u dërgua me urgjencë i plagosur rëndë në spital, por nuk mund që të mbijetonte.

Shitjet e vajit të ullirit arrijnë në 25 mln euro në 8-mujor

Eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë eurove për 8 mujorin, me rritje vjetore 665% në të njëjtën periudhë.

Sezonin e kaluar prodhimi i ullirit dhe vajit njohu rekorde si rrjedhojë e kushteve të mbara të motit dhe hyrjes në prodhim të pemishteve të reja.

Nga ana tjetër prodhuesit më të mëdhenj të ullirit në Europë, Italia dhe Spanja u përballën më thatësirë që çoi në ulje drastike të vajit në tregjet europiane. 

Ky ishte një moment i mirë për Shqipërinë, pasi fermerët shqiptare që kishin akumuluar stoqe prej dy-tre vitesh i eksportuan drejt Italisë. Të ardhurat nga eksportet e vajit të ullirit u shndërruan ne burim i mirë të financimi për kultivuesit dhe përpunuesit e vajit të ullirit.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, pohoi më herët për “Monitor” se duke marrë në konsideratë efektet e ndryshimeve klimatike që sollën thatësirën në vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të Europës janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e eksporteve të ullirit dhe vajit të ullirit në tregun italian dhe europian.

Burimet nga tregu bëjnë me dije se edhe ky sezon do të jetë i mbarë. Prodhimi nuk pritet të jetë në përmasat e vitit të kaluar, por është i mjaftueshëm për të mos krijuar mungesa në tregun e brendshëm.

Vijimësia e eksportit edhe këtë sezon do të vendoset nga prodhimi në vendet e tjera të Europës, por përvoja e këtij viti ka qenë pozitive për shumë fabrika të cilat kanë nisur të investojnë për rritjen e kapaciteteve të magazinimit.

Ciklet e prodhimit dhe të trajtimit të ullishteve janë rritur vitet e fundit, por mungojnë investimet në kapacitetet magazinuese. Fabrikat e zakonisht përpunojnë ullirin në favor të fermerëve kundrejt një tarife dhe nuk kanë tankera inoksi për ruajtjen e vajit në kushte optimale. Duke qene se mungojnë linjat profesionale të magazimit dhe ruajtjes, vaji i ullirit u shit me çmime shume më të ulëta se, i vendeve të tjera.

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se një litër vaj ulliri u eksportua mesatarisht me 355 lekë. Gjithsej u eksportuan 7500 tonë vaj me një vlerë rreth 26 miliardë lekë në janar-gusht 2023.

Pavarësisht çmimit të ulët, eksporti i vajit çliroi depot e fermerëve të cilët kishin akumuluat stoqe për tre vite rresht./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Vetëvritet me arme zjarri 29 vjecari, njoftim i policise

Një i ri dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

U përplas nga kamionçina, ndërron jetë në spital turistja italiane

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme pranë Pogradecit, ku për pasojë ka ndërruar jetë një turiste italiane e cila u përplas nga një kamionçinë.

Mësohet se 31-vjeçarja E. R., e cila udhëtonte me një motomjet ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua pas përplasjes.

Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Artan Bali që përplasi turisten italiane Elena Radaelli.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Pse Censi nuk përfshin bujqësinë? – Vitin e ardhshëm nis një tjetër “numërim”. “Dalin në dritë” fermerët

Censi i popullsisë dhe i banesave i cili ka nisur më 18 shtator, nuk do të përfshijë sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë.  Kjo për arsye se INSTAT parashikon që ky të jetë një proces më vete.

Konkretisht, në vitin 2024, pas Censit të popullsisë, parashikohet që të nisë implementimi i Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.

Censi do të kontribuojë gjithashtu në krijimin e regjistrit statistikor të fermave, i cili do të jetë burimi i vrojtimeve me karakter bujqësor në të ardhmen.  Aktualisht, INSTAT ka filluar fazën parapërgatitore për realizimin e këtij ushtrimi.

Fillimisht është përgatitur një modul pyetjesh të cilat janë përfshirë në pyetësorin e censit të popullsisë dhe banesave me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do shërbejë kornizë për Censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.

INSTAT parashikon të mbledhë edhe module të veçanta në të gjithë fermat bujqësore që kanë të bëjnë me ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë, pajisjet dhe pemëtarinë.

Ky proces ishte planifikuar që të kryejnë vitin 2022, por për shkak të pandemisë, u shty për vitin e ardhshëm.

/ SCAN