Alkooli apo kanabisi, cila është e keqja më e vogël?

  • PNjë ekip studimi, i udhëhequr nga Magdalena Cerda në Universitetin e Kalifornisë, kohët e fundit ka kryer një hetim të plotë mbi aspektet sociale dhe ekonomike të përdorimit të dendur të kanabisit.

Studimi, i publikuar në Clinical Psychological Science, përdor të dhëna nga Studimi i Shëndetit dhe Zhvillimit Multidisiplinar Dunedin (Dunedin Multidisciplinary Health and Development Study) që vëzhgoi 1,037 fëmijë nga Zelanda e Re nga lindja deri në moshën 38 vjeç.

Rezultatet treguan se të dy grupet abuzuesit e alkoolit dhe kanabisit përjetonin rënie të ngjashme në klasë sociale. Të dy grupet kishin shumë gjasa për të kryer sjellje antisociale në vendin e punës dhe për të pasur probleme në marrëdhënie.

Megjithatë, përdoruesit e rëndë të kanabisit janë më të prirë se abuzuesit e alkoolit të ketë vështirësi të rënda financiare; për shembull, ata kanë raportuar më rregullisht për vështirësi për të gjetur të ardhura të mjaftueshme për t’u mundësuar atyre për të ngrënë.

Moffitt, një psikolog në Universitetin Duke dhe Institute of Psychiatry at King’s College në Londër, Britani të Madhe, përmbledh gjetjet: “Kanabisi mund të jetë më i sigurt se alkooli për shëndetin tuaj, por jo edhe për financat tuaja”.

Hulumtuesja Magdalena Cerda thotë se: “Alkooli është ende një problem më i madh se kanabisi për shkak se përdorimi i alkoolit është më i përhapur se sa përdorimi i kanabisit. Por, kur legalizimi i kanabisit rritet nëpër botë, barra ekonomike dhe sociale që vjen nga përdorimi i rregullt të kanabisit mund të rritet gjithashtu”.

Hulumtuesit i kujtojnë lexuesve se kërkimi i tyre “nuk mbështet argumentet pro ose kundër legalizimit të kanabisit,” rezultatet e tyre thjesht tregojnë se “kanabisi nuk ishte i sigurt për përdoruesit afat të gjatë të analizuar ” në studimin e tyre.

Edhe pse rezultatet e hetimeve të mëparshme kanë qenë kontradiktore, ky studim ka kushtuar vëmendje të veçantë në detaje dhe ofron një pasqyrë më të thellë në implikimet sociale dhe financiare afatgjata të abuzimit me kanabis.

Kërkime të mëtejshme sigurisht që do të vazhdojnë, dhe evidencat do të jenë më të qartë me kalimin e kohës.

Pse ju bien flokët meshkujve?

Rënia e flokëve tek meshkujt është një problem shumë i zakonshëm. Fillimi dhe ecuria e këtij problemi përcaktohen nga disa faktorë. Përkundrazi janë mjaft të rralla gratë që humbasin flokët e tyre. Nëse kjo ndodh është sepse ato kanw disa probleme shëndetësore, por që mund të kurohen. Tek burrat, pwrkundrazi, nuk flitet për sëmundje, por një pasazh mjaft normal i jetës. Pse ndodh kështu?

Male pattern hair loss

Në Amerikë atë e quajnë Male Pattern Hair Loss (MPHL), pra, modeli i humbjes së flokëve tek mashkulli, shkaqet e të cilës janë një ndikim gjenetik dhe ndryshimet hormonale në moshën e rritur. Rënia e flokëve tek mashkulli varet nga përqendrimi shumë i lartë i dihidrotestosteronit në lëkurën e kokës. Dihidrotestosteroni (DHT) është një hormon që formohet nga konvertimi i testosteronit. Ky hormon shkakton plakjen e flokëve, të cilat zëvendësohen progresivisht nga flokë të shkurtër dhe të hollë në një model të parashikueshëm. Ai fillon në tëmtha dhe vazhdon në pjesën e sipërme të kokës, deri në krijimin e një lloj “kurore të flokëve”. Zonat me flokë më të rralla kanë tendencë për tu bashkuar me rritjen e moshës. Kjo formë e alopecisë progresive, shpejtësia dhe shkalla e përhapjes kanë variacione individuale, është e lidhur me bashkëveprimin e tre faktorëve: gjenetik, hormonal dhe mosha.

Rraca 

Në fakt në rracën e bardhë prek rreth 60% të meshkujve nën 30 vjecc dhe 70% pas kësaj moshe.Tërheqja e linjës së flokëve në nivelin e ballit fillon gjatë adoleshencës menjëherë pas pubertetit. Hormonet mashkullore, ndërsa ndikojnë më daljen e mjekrës dhe qimeve të gjoksit, shkaktojnë edhe fillimin e rënies së flokëve. Kjo është e shoqëruar shpesh nga një prodhim i tepruar i sebumit dhe  nga një deskuamim epidermik i njohur si zbokth. Testosteroni “sulmon ” flokët, sepse redukton fazën e rritjes dhe stimulon prodhimin e sebumit që bllokon bulbin pilifer duke shkaktuar rënien e flokut.

Ushqimi

Ndër mjetet për të luftuar rënien mashkullore të flokëve, ushqimi zë një vend kryesor për shkak se është vërtetuar lidhja e ngushtë midis të ushqyerit dhe keratinës së fortë të flokëve dhe thonjve. Në fakt, dieta tepër drastike apo pak të balancuara kontribuojnë në rritjen e rënies së flokëve. Studimet klinike tregojnë se një dietë e varfër me proteina zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme diametrin e rrënjës (bulbit)së flokëve pas vetëm 11 ditësh. Për të shmangur këtë rrezik është e domosdoshme që të alternohet mishi i kuq ose i bardhë dhe peshkun të paktën dy herë në javë, për të shmangur favorizimin e rënies së flokëve ose ti bëjmë ata më të brishtë, të thatë dhe të hollë. Gjithashtu karbohidratet janë shumë të rëndësishme, madje do të ishte edhe më mirë nëse do të jenë integrale, duke përfshirë bukën, makaronat dhe të gjitha llojet e drithërave, duke shmangur ata të thjeshtët apo të rafinuar që gjenden në ëmbëlsira.

Fshati Palasë, që mbart histori që nga Çezari.

Palasa është e vendosur në një kreshtë shkëmbore të Akrokerauneve. Nga qendra e fshatit, ku ndodhet rrapi shekullor, rrugët e ngushta me kalldrëm të orientojnë për në shtëpitë e bardha me oborret plot pjergulla e vazo me manxuranë e karafil. Përmbi fshat kalojmë në vendin e quajtur Porti me pamje madhështore nga deti ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Kulturës, emri Palaste është 2000- vjeçar. Në vitin 1431 fshati bëhet i njohur me emrin Palasa dhe Ballasa dhe përfshihej në nahijen e Himarës me 35 oxhaqe, kurse në vitin 1884 me 100 familje. Sipas një interpretimi, emri Palasë vjen nga greqishtja Palaste – pallami (pëllëmbë). Shpjegimi tjetër do të ishte prejardhja nga emri Ballassa – rrush. Mushti ishte prodhim kryesor i Ballasës në shek XV. Dallohet për kisha të vjetra dhe shpella të banuara qysh në lashtësi.

Në Palasë kalonin karvanet që lidhnin Himarën me Vlorën dhe Lumin e Vlorës

Çezari u nis nga Brindizi me 30.000 ushtare dhe zbarkoi në 5 janar të vitit 48 para erës së re në tokën e Kaonëve, atje ku organizohej lufta kundër Pompeut, pra në Palasë, ku duket delta e bardhë e përroit të rëmbyeshëm dimëror të Palasës dhe që nga larg , ushtarët e Çezarit mbi kuvertat e anijeve e thirrën atë “strada bianka” – rrugët e bardha.

Gjeniu belg, e mendoi internetin 100 vjet më parë

Njerëzit ishin duke punuar në HyperText – që përdoret nga shfletuesit e web-it për të ndërlidhur informacionet – shumë kohë para kompjuterëve e madje edhe para Vannevar Bushit i cili ka shtruar themelet e HyperTextit në një artikull të vitit 1945. Në fakt, gjithçka kishte ndodhur para shekullit XX.

Një gjeni belg i quajtur Pol Otlet, shtroi në vitin 1895 idenë për “bibliotekat universale” për t’i dhënë secilit qasje në një numër të madh të librave. Më 1934 ai e kishte përpunuar idenë në “teleskopët elektronikë” që do t’i ndërlidhnin njerëzit menjëherë me librat, filmat, audio incizimet dhe fotot, transmeton Telegrafi.

Sot gjithçka duket e thjeshtë, por pak kush kishte ide të tilla në atë kohë. Otlet i kishte bashkuar forcat me mendimtarët radikale, si nobelistiHenryLafontaine dhe gjeniu i arkitekturës Le Courbusier, për të hartuar një arkiv global gazetash, të shoqatave në rrjet, dhe muzeut me 150 dhoma.

Edhe pse ato ide kanë mbetur vetëm ëndrra, në një moment ofruan një shërbim ku ju mund të paraqitnit pyetje dhe të merrni përgjigje nga telegrafi (për një tarifë).

Qëllimi përfundimtar i tij ishte një sistem ku “nga distanca secili do të mund të lexonte tekstin, të zgjerohej dhe kufizohej në temën e dëshiruar, të projektuar në një ekran individual”.

Kjo parapriu internetin, diçka që as Vannevar Bushi asnjëherë nuk arriti ta shoh. Për fat të keq, vizion i Otleti u shkatërrua nga pushtimi nazist i Belgjikës në vitin 1940.