Makina shkrumbohet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një makinë është djegur gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’15 Tetori’ rreth orës 01:45 të 7 shkurtit.Teksa ende nuk dihen shkaqet, dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.Selamet Maze është pronari i makinës së djegur gjatë natës në Vlorë.

Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe se nuk e di shkakun e zjarrit në makinë, ndërsa dyshohet se është një zjarrvënie e qëllimshme. Për këtë rast janë duke u vëzhguar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë apo dhe banesave në atë lagjen 15 tetori.

Ndërkohë siç duhet nga pamjet, është momenti i zjarrit gjatë natës, duke u fikur nga zjarrëfikësit. Fatmirësisht, si pasojë e zjarrvënies ka patur vetëm dëme materiale.

Fermerët në Greqi vazhdojnë protestat pavarësisht dialogut me qeverinë, ja zonat që do të bllokojnë sot

Në zbatim të asaj që njoftuan dje pas konferencës në Larisa, fermerët do të marshojnë sot në zona të ndryshme të territorit, duke pritur përgjigjet e qeverisë për kërkesat e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë planifikohet një Tubim i traktorëve në Athinë javën e ardhshme.Nga ana e saj, qeveria nuk po e mbyll dritaren e dialogut, po pret të shohë se si do të zhvillohen protestat, por në të njëjtën kohë deklaron se çdo dialog mund të bëhet vetëm me rrugë të hapura. Në këtë frymë, ministri i Zhvillimit Rural, Lefteris Avgenakis, në intervistën e tij në radio mëngjesin e së mërkurës, u drejtoi një ftesë fermerëve, që një delegacion i blloqeve koordinuese të vijë sot ose nesër në Athinë për dialog.

“Sa më shumë të përmirësohet ekonomia e vendit, aq më shumë racionalizojmë çështjet problematike. Nuk kemi mbaruar, jemi në një kurs të vazhdueshëm”, tha zoti Avgenakis në radio SKAI.

Sipas informacioneve, bllokada e parë e fermerëve do të bëhet në orën 13:00 nga fermerët e Maqedonisë Qendrore të cilët do të bllokojnë rrugët për gjysmë ore në Malgara, Derveni, Strymonik, Halkidona, Kouloura.

Dy orë më vonë, në orën 15:00, fermerët e Almyros do të mbyllin autostradën Athinë-Selanik.

Protestat do të pasohen në orën 17:00 nga mobilizimi i fermerëve të Thesalisë që planifikojnë të mbyllin rrugët në postblloqe në Platykambos (PATHE), Karditsa (E 65) dhe Stefanovikio (rruga e vjetër kombëtare Larisa-Volos) si dhe në dogana për automjetet e mëdha që importojnë ushqime. Në orën 18 dhe deri në orën 20, fermerët do të bllokojnë rrugët në Nea Moudania.

Nga ana e saj, qeveria po mban një qëndrim pritjeje me fermerët që përshkallëzojnë protestat e tyre dhe bëjnë takime në Athinë dhe nuk dëshiron të bëjë lëvizje të nxituara. Duke regjistruar kërkesat që fermerët parashtruan dje, pas mbledhjes së blloqeve koordinuese, Pallati Maksimos iu përgjigj të shtatë pikave me veprime që tashmë kanë nisur, si kthimi i EFK- së në naftë dhe ulja 10% për bujqësinë. aktuale, ulja e TVSH-së për ushqimin dëmshpërblimet e ELGA-s që kaluan 1 miliardë, duke tejkaluar kontributet e prodhuesve.

Autoshkollat paralajmërojnë shtrenjtim deri 43% të kursit të patentës

Pas rritjes së tarifave për regjistrimin e kandidatëve për testime teorike dhe praktike, ritestime dhe rinovim të lejeve të drejtimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) autoshkollat në vend paralajmërojnë rritje 25 deri në 43% të tarifës për ndjekjen e kursit të patentës.

Nga 5 shkurti, sipas Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave nga DPSHTRR u rritën tarifat për regjistrimin praktik të kandidatëve për leje drejtimi të kategorisë B nga 1,200 lekë në 2,800 lekë, nga 1,500 lekë është rritur në 3,500 lekë. Ndërsa tarifat për çdo regjistrim të kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit teorik nga 400 lekë është bërë 1,200 lekë. Çdo regjistrim për testimin praktik për shtesë të kategorisë së lejes së drejtimit nga 600 lekë tarifa është bërë 2,800 lekë.

Burime pranë Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave pohuan për “Monitor” se rritja e tarifave ngarkon me kosto bizneset e autoshkollave, pasi tarifa parapaguhet prej tyre jo nga kursantët. Anëtarë të shoqatës ngrenë shqetësimin se për këtë ndryshim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar paraprak për këto biznese.

Në këtë situatë, bizneset e autoshkollave paralajmërojnë rritje të tarifës për ndjekjen e kursit teorik dhe praktik të lejes së drejtimit nga 35,0000 lekë deri në 40,000 lekë që është aktualisht në 50,000 lekë (rritje prej 10,000 deri 15,000 lekë).

Sakaq ndjekja e kursit të patentës në vlerën e 50,000 lekëve, aq paralajmërohet të arrijë nga autoshkollat, pritet të ketë një diferencë të ngushtë çmimesh me vendet fqinje, ku në Greqi kursi i ndjekjes së patentës kushton 700 euro.

“Tarifa e regjistrimit parapaguhet nga autoshkollat para se kandidatët t’i nënshtrohen testimeve teorike, praktike apo ri testimeve. Bizneset e autoshkollave mbajnë riskun e mosparaqitjes së kandidatëve pas regjistrimit, pra pas kryerjes së pagesës, prandaj rritja e kësaj tarife ngarkon me kosto shtesë autoshkollat.

Kemi raste që një autoshkollë ka parapaguar tarifa regjistrimi deri për 1,00 kandidatë të cilët nuk kanë vijuar më tej kurset teorike dhe praktike për marrjen e patentës. Përveç kësaj është e padrejtë që për kursantë që ne kemi paguar tarifë tjetër regjistrimi, nga 5 shkurti të paguajmë tarifë më të lartë ritestime në rast se ngel”, pohuan burime nga Shoqata Kombëtare e Autoshkollave.

DPSHTRR e kontaktuar nga Monitor pohoi se nuk kemi të bëjmë me rritje të tarifave, por indeksim të tyre, pas 23 vitesh vetëm për kandidatët që ristestohen, të cilat nuk ngarkojnë bizneset e autoshkollave, pasi paguhet prej kursantëve. Indeksimi sipas DPSHTRR-së është në përputhje me investimet e kryer nga ky institucion për infrastrukturën dhe shërbimet ndaj kursantëve, me qëllim arritjen e standardeve të Bashkimit Europian për sigurinë.

DPSHTRR në reagimin e saj dje tha se “indeksimi i tarifave ky rishikim tarifash vjen si rrjedhojë e ndryshimeve ligjore të miratuara në dakordësim me grupet e interesit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe të standardeve të përcaktuara nga direktivat e Bashkimit Europian, për ofrimin e shërbimeve për lejet e drejtimit. Për arritjen e këtyre standardeve, DPSHTRR ka investuar në infrastrukturë, modernizimin e proceseve të shërbimit që lidhen me autoshkollat dhe kursantët për leje drejtimi, në thjeshtëzimin dhe harmonizimin e këtyre procedurave si dhe shtimin e zyrave të shërbimit për të qenë sa më pranë qytetarëve”.

Më tej DPSHTRR sqaron se nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, eliminon detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.

Shembujt e ilustruar më poshtë, tregojnë qartë sa më sipër:

  • Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti!
  • Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!
  • Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit!
  • Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eliminuar testimi për kategorinë C!

Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro).

Por nga Shoqata Kombëtare e Autoshkollave vlerësohet pozitivisht dhe mbështetet zgjatja e afatit të vlefshmërisë dhe tarifës për marrjen e kartonit. Shqetësim për ta është rritja e tarifave të regjistrimit të kandidatëve për kurse teorike dhe praktike të cilat parapaguhen prej tyre.

Sakaq shkurtin e vitit të kaluar biznesi i autoshkollave u përfshi në një debat për rritjen e tarifave pas publikimit në media të draft marrëveshjes mes grupeve të interesit duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatën e Autoshkollave “Siguria në Rrugë” Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor nëpërmjet të cilës deklaronin se bien dakord që tarifat e reja që variojnë sipas kategorive të lejeve të drejtimit, të përcaktohen nga 30,000 lekë deri në 125,000 lekë.

Në maujin mars aktmarrëveshja e dakordësuar u ndalua nga autoriteti i Konkurrencës duke pezulluar rritjen e çmimeve për kursin e patentës.

Aksident në Itali/ Ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar

Një përplasje fatale ka ndodhur në Itali në unazën në Piacenza, ku për pasojë ka ndërruar jetë Eriselto Neli.

22-vjeçari, mbrëmjen e 5 shkurtit, ishte në timonin e një autobusi BMË dhe ishte nisur për në hyrje të kabinës së pagesës Piacenza Sud në autostradën A1. P

Për arsye që po hetohen aktualisht nga oficerët e policisë lokale të Piacenza-s, makina që ai drejtonte rrëshqiti në të majtë dhe u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

21 vjeçari shqiptar vret me thikë bashkëatdhetarin në Angli

Një ngjarje e rëndë mes shqiptarëve është regjistruar në Angli. Mediat vendase raportojnë se 37 vjeçari Bledi Petraj është vrarë me thikë nga 21 vjeçari Kozma Papa.

Petraj u gjet në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Papa u ndalua në Hertfordshire të dielën.

Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, është lënë i lirë pa veprime të mëtejshme

Konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital 63-vjeçari nga Fieri

06 Shkurt

Fier

Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

, 2024 15:42

Zbulohet grabitja me armë e 135 mijë eurove në Greqi, shpallet në kërkim shqiptari ,46-vjeçar

Policia greke ka arritur të zbardhë një grabitje me armë, të kryer nga tre persona të maskuar, ngjarje e ndodhur në korrik 2023 në Mesinia.

Pas hetimeve me metoda speciale, policia ka arritur të identifikojë një nga tre autorët e grabitjes me armë të pikës postare “ELTA” më 27 korrik 2023 në Mesinia. Mëngjesin e asaj dite, dy persona të maskuar zbresin nga një fuoristradë dhe pasi thyejnë xhamin e pikës postare, hyjnë brenda.

Në kërcënimin e armëve të zjarrit tip “Kallashnikov”, kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej rreth 135 mijë euro. Pas kësaj, dy autorët kanë hipur sërish në fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.Pas hetimeve 6 mujore, është arritur të identifikohet një nga autorët dhe është shpallur në kërkim. Ai është Eduart Qëndrothanasi, 46 vjeç nga Saranda, me kombësi shqiptare e shtetësi greke. Ndaj tij janë ngritur akuzat “organizatë kriminale”, “grabitje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”.