24-vjeçari përplas me makinë 3 adoleshentë

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Mullet të Tiranës. Një automjet me drejtues një 24-vjeçar ka përplasur 3 adoleshentë të moshës 17 vjeç.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti, ndërsa adoleshentët u dërguan në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bëri kallëzim të rremë, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren

KLGJ ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi pasi u mor e pandehur për kallëzim të rremë, pas pretendimeve se ishte kërcënuar me jetë. Prokuroria e Tiranës njoftoi se gjyqtarja do të hetohet për veprën penale kallëzim i rremë dhe falsifikim dokumentesh.

Disa javë më parë, ajo pretendoi se kishte marrë një letër kërcënuese që i kishte mbërritur në zyrë nëpërmjet postës. Për këtë pretendim, gjyqtarja kërkoi dhe mori mbrojtje të posaçme nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Por sipas organit të akuzës, letra rezulton se është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi.

Çfarë poston në rrjetet sociale 39-vjeçarja që tentoi të korruptonte policin

Një 39-vjeçare u ndalua ditën e djeshme nga policia në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

A.K., tentoi t’i jepte punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për t’i shpëtuar shkeljes por përfundoi nën pranga.

Në video ajo u filmua teksa numëronte paratë, ndërkohë që polici i kërkoi letrat e makinës. Kur ajo i dha lekët së bashku me letrat, polici i tha: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka reaguar në rrjetet sociale me një foto me mbishkrimin “Qentë lehin, karvani ecën përpara”, ku mesa duket i referohet postimeve dhe reagimeve pas publikimit të videos nga policia.

Postimi i 39-vjeçares

Raketat ruse i afrohen kufirit të NATO-s

Mediat britanike kanë raportuar pas nisjes së ofensivës ruse në Ukrainë sot se Polonia ka nisur mobilizimin duke përgatitur të paktën tre avionë luftarakë F-16.

Gjatë sulmi që preku Ukrainën në orët e para të mëngjesit raketat ruse u afruan me kufirin polak para se të godisnin objektivat në tokën ukrainase.

Ndër objektivat rusë u raportua të ishte një fabrikë ukrainase e dronëve në Mykolaiv dhe breshëri sulmesh u raportuan edhe në Kiev dhe Kharkiv .

Ndërsa ndërtesat digjeshin në Ukrainë, kërcënimi i thellë i një lufte më të gjerë që përfshin NATO-n u theksua nga alarmi polak sot herët pasi raketat ruse u duk se po shkonin drejt Polonisë.

Një sulm ndaj një vendi të NATO-s mund të sjellë aktivizimin e nenit 5 të aleancës ushtarake, i cili thotë se nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, anëtarët e tjerë të Aleancës do ta konsiderojnë këtë një akt agresioni kundër të gjithë anëtarëve.

Polonia u godit nga një raketë në nëntor 2022, pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Raportet fillestare sugjeruan se ishte një raketë ruse, duke ngjallur frikën se mund të nxiste një konflikt më të gjerë, por më vonë u raportua nga Polonia dhe Shtetet e Bashkuara se raketa ka të ngjarë të ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e gjuajtur gabimisht.

Fier-Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin A. H., 49 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasi A. Sh., me pasoja dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij ekzistuese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 58 vjeç, banues në fshatin Damës, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. O., 54 vjeç, se është konfliktuar me të, për motive pronësie.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi I. D., 30 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, i cili ka kallëzuar se gjatë natës kanë tentuar të vjedhin sende personale në automjetin e tij, që e kishte parkuar përpara banesës. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lëvizte i armatosur me municion luftarak, arrestohet 34-vjeçari 

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar në Vlorë, i cili lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Strike 6”, për arrestimin e 34-vjeçarit që lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës.

Sekuestrohet pistoleta me municion luftarak, që iu gjet 34-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas, në lagjen “29 Nëntori”, lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 6”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Spartak Ngjela-“Nëse do hyja në BBV, do dilja fitues”

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking” është pyetur për ndodhitë në BBV3. Sipas tij, i është kërkuar të marrë pjesë më herët, por nuk e pëlqen izolimin.

Ngjela shprehet i sigurt se nëse do hynte, do e fitonte çmimin e madh. Sa i përket tre konkurrenteve të BBV Roza, Ilnisa dhe Rike, Ngjela thotë se ato po luajnë rolet e një teatri.

Fjori Dardha: Do të hynit në BBV avokat?

Spartak Ngjela: Mua më kanë kërkuar ata, por e kam refuzuar para dy-tre vitesh. Janë dy arsye, nuk do ma rriste audiencën, do mbaja audiencën time dhe me atë mund të fitoja, por çështja është që atje je në izolim dhe mua nuk më intereson izolimi sepse kam shumë çështje të hapura në kuptimin pozitiv të fjalës. Atje mund të rrish 2-3 muaj.

Fjori Dardha: Çfarë mund t’ju bënte fitues?

Spartak Ngjela: Njohja e njeriut, sepse i kam njohur në situata jo normale, në izolim dhe atje është izolim. Unë e di koshiencën e izolimit, e di kush janë kompromiset, e kuptoj kush ka kaluar në delir dhe pesimizëm, por natyrisht do krijoja rezultatet e mija, mbase nuk fitoja… 

Fjori Dardha: Ka personazhe që ju intrigojnë aty brenda shtëpisë së BBV, që ju pëlqejnë?

Spartak NgjelaKonkurrenca e tre vajzave, mund të jenë shumë të bukura, kanë vlera artistike në histori teatrore sepse teatër është ajo. Ato nuk janë atje sepse luajnë rolet e një teatri dhe janë në konfliktuar qoftë edhe për bukurinë e tyre sepse janë duke luajtur rolin e një drame të shkruar. Ato janë atje të hyjnë në konflikt në funksion të bukurisë dhe të fitores dhe shkruajnë drama vetë. Gjithësecila nga ato është në krijim se si do dalë psikologjikisht në funksion të njëra-tjetrës.

Makina shkrumbohet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një makinë është djegur gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’15 Tetori’ rreth orës 01:45 të 7 shkurtit.Teksa ende nuk dihen shkaqet, dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.Selamet Maze është pronari i makinës së djegur gjatë natës në Vlorë.

Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe se nuk e di shkakun e zjarrit në makinë, ndërsa dyshohet se është një zjarrvënie e qëllimshme. Për këtë rast janë duke u vëzhguar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë apo dhe banesave në atë lagjen 15 tetori.

Ndërkohë siç duhet nga pamjet, është momenti i zjarrit gjatë natës, duke u fikur nga zjarrëfikësit. Fatmirësisht, si pasojë e zjarrvënies ka patur vetëm dëme materiale.