Shtetet që prodhojnë më shumë vaj ulliri? –Ja ku renditet Shqiperia

Vaji i ullirit është një nga llojet më të njohura të vajrave në treg dhe është gjithashtu i gjithanshëm në përdorim dhe i shëndetshëm. Por për disa vende, vaji i ullirit më shumë se thjesht një opsion i shëndetshëm gatimi, është një burim kryesor të ardhurash. Referuar një raporti global të publikuar së fundmi, për vende si Spanja, Italia dhe Turqia, të cilat janë tre vendet kryesore prodhuese të vajit të ullirit,  eksporti i këtij produkti është burim i madh të ardhurash.

Por si janë të listuara shtetet sa i takon prodhimit? Specifikisht për 2023-2024 Spanja ka prodhuar 7.66 milionë tonë vaj ulliri, Italia afro 2.9 milionë tonë, Turqia 2.1 milionë tonë. Ndër vendet që prodhojnë sasi të larta, janë gjithashtu Tunizia me 2 milionë tonë, Greqia me 1.9 milionë tonë,  Portugalia 1.5milionë tonë, 1 milionë tonë Maroku, ndërsa ka shtete që nuk prodhojnë fare siç është i Irlanda, Polonia dhe Suedia.

Po ku ndodhet Shqipëria sa i takon prodhimit? Referuar të dhënave zyrtare,  në vendin tonë për vitin 2023-2024 janë prodhuar 16 mijë tonë, duke u renditur në vendin e 16-të ndër 30 shtete prodhuese.

Siç pasqyron lista e prodhimit të vajit të ullirit sipas vendeve, ka më shumë se disa vende që prodhojnë pak ose aspak vaj ulliri. Ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm vendesh që prodhojnë sasi të konsiderueshme vaj ulliri, por jo në shkallën e prodhuesve kryesorë.

Vaji i ullirit është një produkt shumë i kërkuar dhe sa më i lartë të jetë cilësia aq më shumë njerëz janë të gatshëm të paguajnë. Pra, nuk është çudi që një pjesë e konsiderueshme e  vajit të ullirit me cilësi më të lartë vjen nga eksportuesit kryesorë në botë të vajit të ullirit. Vlerësimi dhe popullariteti i vajit të ullirit vërteton gjithashtu teorinë e ofertës dhe kërkesës, pasi Spanja dhe Italia kombinohen për të prodhuar rreth 10 milionë tonë vaj ulliri në vit.

SCAN

Vrau 29-vjeçarin në supermarket, 6.8 vite burg për ish-efektivin

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 6 vite e 8 muaj burg për ish-efektivin, Arbër Sula, i cili vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka, pas një sherri banal për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 14 dhjetor të vitit 2021 rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë me një vendim të datës 15 shtator të vitit të shkuar, e shpalli fajtor Sulën për “Vrasje me dashje”, duke e dënuar atë me 10 vite burg, ndërkohë që për shkak se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, ky dënim zbriti në 6.8 vite.

Por, prokuroria e kundërshtoi këtë vendim, duke kërkuar dënimin e ish-efektivit me 16 vite burg, ndërsa i pandehuri kërkoi t’i ndryshohej akuza nga “vrasje me dashje”, në “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Njoftimi: 

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Vrasje me dashje’’, të parashikuar nga neni 76  i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit, i pandehuri A.S ka vrarë me armë zjarri shtetasin J.D (M).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, me vendimin nr. 2019, datë 15.09.2023 ka vendosur:

 Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim.

  1. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
  2. Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra: 

 -Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim.

 -Nga i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik të veprës penale, të deklarojë fajtor të pandehurin për veprën penale të “Vrasjes së kryer në gjëndje të tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal dhe dënimin e tij në minimumin e kësaj dispozite.

 Në përfundim të gjykimit, sot më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irena Brahimi dhe anëtarë znj. Fuat Vjerdha dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Mospranimin e ankimit te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kundër vendimit nr. 2019 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të depozitimit jashtë afatit ligjor të ankimit.

-Mospranimin e ankimit të të pandehurit A. S, kundër vendimit nr. 2019 date 15.09.2023 të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të heqjes dorë nga ankimi.

-Kundër vendimit lejohet rekurs sipas ligjit.

41-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksin

Një 41-vjeçare nga fshati Bilçë i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku vetë viktima Shpresa Kreku, pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllanë në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.

Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjëherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.

Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Kreku, i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërimin e vdekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, 

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të planit operacionial të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë zbuluan një tjetër lokal ku viheshin baste sportive, me celularë. Në lokalin në pronësi të shtetasit B. O., 33 vjeç, në lagjen “Kongresi”, u konstatuan shtetasit E. A., 55 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, teksa vinin baste sportive, me celularë. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 këta shtetas, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Cakran, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 31.01.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin V. K., 59 vjeç.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi K. I., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, në një banesë.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. V., 49 vjeç, A. B., 40 vjeç, B. Gj., 45 vjeç, P. K., 40 vjeç dhe L. F., 67 vjeç, të pestë banues në Fier, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke kryer punimi ndërtimi, pa leje, në banesën e shtetasit S. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kapën dhe ndaluan shtetasin L. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Ferras, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhunimi i banesës”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

GJKKO urdhëron konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive në zotërim të shtetasit Redjan Rraja dhe personave të tij të lidhur.

Rraja dyshohet se është personi që qëlloi mbi automjetin e prokurorit, duke lënë të palosur Arjan Ndoin, mikun e tij, Aleksandër Lahjo, i njohur me nofkën Rrumi si dhe shoferin Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e Trauimzës.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Konfiskimin e pasurive të zotërim të shtetasit Redjan Rraja dhe personave të tij të lidhur.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 1 datë datë 07.02.2024 vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
II. Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:
1. Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.
2. Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.
3. Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.
4. Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
5. Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
6. Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
7. Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 NëNtor 2019.
8. Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
9. Shuma prej 2750 euro.
III. Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë AA 033 UG, blerë nga shtetasi Redjan Rraja, me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.
IV. Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet znj. Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.
V. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.
VI. Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit Redjan Rraja, si dhe personave të tretë.
VII. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 07.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore, 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Goditet aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Pesë persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është arrestuar pasi është zbuluar se falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS).

Sipas policisë i dyshuari kryesor Renato Nasto ka përfituar shuma deri në 10 mijë euro. Lidhur me këtë aktivitet ende vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të përfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Reagimi i Policisë:

Goditet një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore.

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë Speciale të njohur si “Joint Shield”, në bashkepunim të ngushtë me partnerët e Departamentit të Shtetit, Agjencinë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë përmbyllur fazën e parë të operacionit “THE ROGUE SON”, lidhur me hetimet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për gjashtë shtetas, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor, ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të përfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Policia e Shtetit shqiptar përfiton sërish nga rasti të falënderojë partnerët e Agjencisë Ligjzbatuese Shërbimi Diplomatik i Sigurisë këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të ngushtë në këtë rast.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës, 6 nën akuzë nga Prokuroria Tiranë për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’

Gjashtë persona po përballen me akuzën për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga nenet e Kodit Penal 143/2 dhe 190/2 nga Prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin formularët për viza amerikane kundrejt pagesës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS).

Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se një prej ketyre shtetasve nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”.

Shtetasi R.N., garantonte marrjen e vizës Amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë kundrejt shumës 10.000 euro.

Gjithashtu, hetimet provuan se nje shtetas i falsifikonte të dhënat e formulareve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues. Këtë gjë ai e bënte në bashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit K.P., K.K., K. L., Xh.S., dhe E. Gj.,të cilët kanë rezultuar se në bashkupunim me shtetasin R.N., kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.

Shtetasi R.N paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (mernin vizën) shtetasi R.N merrte shumën prej 10.000 Eurosh

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? 

Sot, më 07 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 96.4 lekë dhe shitet me 97.3 lekë.

Euro blihet me 103.8 lekë dhe shitet 104.4 lekë.Franga zvicerane këmbehet në blerje me 110.1 lekë, ndërsa në shitje me 111 lekë.

Paundi britanik blihet me 121.2 lekë dhe shitet me 122 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 71.2 lekë, ndërsa në shitje me 72.2 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra 

Një tërmet me magnitudë 3.6 shkallë rihter ka shkundur tokën shqiptare në orët e para të kësaj të enjteje.Mësohet se epiqendra e kësaj goditjeje ishte Librazhdi, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në zonat përreth.