Reagon policia Fier pas pretendimit se ishin dhunuar 2 varre, në varrezat e fshatit Grecalli

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në vijim të komunikimeve me gazetarët e emisionit “Fiks Fare” dhe me qytetarët, përsa i përket rastit të transmetuar mbrëmë, në këtë emision, gjatë të cilit u pretendua se ishin dhunuar 2 varre, në varrezat e fshatit Grecalli, ju informojmë se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrje e zonës së varreve që pretendohej se ishin dhunuar dhe intervistime të punëtorëve të bashkisë Fier, atyre për pastrimin dhe gjelbërimin, si dhe administratorit të njësisë administrative Qendër) të kryera për verifikimin e këtij pretendimi, veprime këto të dokumentuara me pamje, ka rezultuar se nuk ka hapje, dëmtim apo dhunim të ndonjë varri, por për shkaqe atmosferike dhe gjatë pastrimeve në territorin e varrezave, kishin lëvizur dherat dhe objekte të tjera simbolike (lule).

Për këtë problematikë është komunikuar me shërbimet përgjegjëse, të cilat do të marrin masa për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e indicieve që ata kanë për paligjshmëri të ndryshme, si dhe i fton ata që të vijojnë ta bëjnë këtë, në çdo njësi policore në qark ose në numrin pa pagesë 112.

Hetimi që zbuloi intrigën e gjyqtares me kërcënime

Dyshimet e para lindën pasi letra e kërcënimit me jetë ishte pa asnjë shenjë palosje mbi tavolinë, ndërkohë që gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi pretendonte se letra kishte ardhur me postë, me shumë gjasa nga burgu i Fushë-Krujës, ku shkruhej ndër të tjera se duhej të mendonte për dy fëmijët, dhe se si do mund të jetonte pa ta.

Histori rozë, përgjime e arrestime imagjinare/ Arnisa

Nëse letra do të kishte ardhur me postë, do të kishte shenja palosje, detaji të cilin duket se nuk e ka menduar ‘regjisorja’ e telenovelës më të pabesueshme në sistemin gjyqësor.

Fillimisht, hetuesit kanë trokitur në banesën e gjyqtares, pasi kjo e fundit kishte dhënë alarmin për kërcënimin. Gjyqtarja nuk ishte në banesë, por në zyrën e saj në Gjykatën e Tiranës.

Grupit të hetimit i është dashur mbi një orë që gjyqtarja të hapte derën e zyrës. Zonja Këlliçi kishte mbyllur derën me çelës nga brenda, duke bërë rezistencë. Pas negociatave dhe luftës së nervave, OPGJ-të kanë arritur të futen në zyrë, duke e gjetur gjyqtaren në një gjendje të degraduar, dyshohet nën efektin e alkoolit, tronditjes dhe ndoshta edhe të lëndëve të tjera të ndaluara.

Janë hapur dhe këqyrur kamerat e gjykatës. Nuk është konstatuar asnjë person i dyshimtë.

Dyshimet për inskenim u kthyen në pistë kryesore kur gjyqtarja ka grisur një deklaratë me shkrim në Prokurori, për të evituar ekspertimin kaligrafik.

Gjyqtarja Këlliçi është thirrur në prokurori për të dhënë deklarimet e saj. Asaj i është kërkuar që të lëshojë një deklaratë me shkrim dore.

Zonja Këlliçi mësohet se ka grisur deklaratën. Ajo ka ngritur pretendime për hetim tendencioz dhe në konflikt interesi, duke u larguar në mënyrë demostrative nga zyra e Prokurorisë.

Në këto kushte, prokurorja e çështjes Deniona Katro ka sekuestruar disa teza provimi në Shkollën e Magjistraturës të Arnisa Këlliçit, kur kjo e fundit ishte studente.

Nga ekspertimi kaligrafik ka rezultuar se shkrimi në letrën e kërcënimit i përkiste pikërisht gjyqtares Arnisa Këlliçi.

Bazuar në aktin e ekspertimit dhe nga dëshmitë e të ‘implikuarve’, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi për deklarim të rremë dhe falsifikim të dokumenteve, pasi letra që kishte shkruar vetë u përdor si provë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i dhënë asaj dhe familjes mbrojtje fizike.

Ndërkaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi ditën e enjte pezullimin nga detyra të gjyqtares Arnisa Këlliçi, deri në përfundim të hetimit. Më herët, KLGJ-ja kishte vendosur që Arnisa Këlliçi të mbrohej për shkak të kërcënimeve.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës e ka referuar dosjen për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, për të evituar konfliktin e intetesit, pasi gjyqtarja është pjesë e Gjykatës së Tiranës si dhe akuzon edhe prokurorin e Tiranës, Adriano Dyrmishi, i cili nga provat e mbledhura deri më tani rezulton viktimë e telenovelës së sajuar nga gjyqtarja. Dërgimi i dosjes në Durrës është kërkuar nga vetë gjyqtarja Këlliçi.

Tashmë Prokuroria e Durrësit mund t’i përsërisë të gjitha veprimet hetimore dhe aktet e ekspertimit, për të shuar çdo dyshim për hetime të njëanshme dhe tendecioze.

Histori rozë, përgjime e arrestime imagjinare/ Arnisa

Një tjetër fakt që ka tërhequr vëmendjen e prokurorëve është kërkesa e gjyqtares për t’u mbrojtur me truproja edhe gjatë pushimeve në Kroaci, me pretendimin se i kërcënohet jeta edhe jashtë vendit dhe se mund ta ndjekin. Si kurrë më parë, gjyqtarja ka shkuar në Kroaci shoqëruar me truproja si të ishte një kryetar shteti.

Si nisi itriga, ‘dy urdhër arreste nga SPAK’

Pjesë e telenovelës me regjisore të dyshuar gjyqtaren Arnisa Këlliçi janë bërë KLGJ, SPAK, Prokuroria e Tiranës, GJKKO etj.

Arrestimet nga SPAK sa vijnë e bëhen më intriguese, duke ndezur kureshtje dhe shkaktuar ankth.

Javën e dytë të janarit, gjyqtarja Arnisa Këlliçi dyshohet se ka përhapur një lajm të rremë sipas të cilit SPAK kishte kërkuar arrestimin e një ish gjyqtari dhe një prokurori. Për të ‘vërtetuar’ këtë informacion, gjyqtarja ka paraqitur tek rrethi i ngushtë biseda të montuara me një hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili ‘informonte’ gjyqtaren.

Gjyqtarja Këlliçi ka përfshirë në këtë intrigë edhe kancelarin e gjykatës, i cili duke i besuar gjyqtares, ka kontaktuar me njërin prej subjeteve që do të ‘arrestohej’ nga SPAK.

Ish gjyqtari dhe prokurori që do ‘arrestoheshin’, janë tronditur dhe kanë nisur të interesoheshin për ‘dosjen e tyre’ në SPAK, e cila do t’i çonte në burg. Ky informacion, që më pas do të dilte i rremë, ka shqetësuar edhe familjarët e ish gjyqtarit dhe prokurorit.

Në të njëjtën kohë, gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka nisur përpjekjet për të shpëtuar ish gjyqtarin dhe prokurorin nga arrestimi imagjinar, duke ‘ndërhyrë’ tek gjyqtarja e çështjes Flojera Davidhi, e cila do të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e ish gjyqtarit dhe prokurorit.

Sipas skenarit, dosjen e kishte prokurori Klodian Braho.

Për të arritur te Flojera Davidhi, Arnisa Këlliçi ka kontaktuar gjoja kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, e cila është shoqe me zonjën Davidhi.

Për këtë angazhim, Arnisa Këlliçi ka paraqitur komunikime të montuara dhe të sajuara në Whatsapp me Naureda Llagamin dhe Flojera Davidhin. Sipas skenarit, mbështetur në biseda të sajuara, Llagami i ka thënë Këlliçit që të shkojë të flasë me Davidhin në emrin e saj, duke i kërkuar që të shpëtojë nga ‘arrestimi’ ish gjyqtarin dhe prokurorin.

Në fakt, Arnisa Këlliçi nuk ka komunikuar realisht as me Naureda Llagamin dhe as me Flojera Davidhin. Dy zonjat as që ishin në dijeni të kësaj telenovele.

Arnisa Këlliçi i shkruante vetes sikur ishte Naureda Llagami dhe Flojera Davidhi.

Arnisa Këlliçi, sipas skenarit, kontakton Flojera Davidhin dhe i kërkon si nder të shpëtojë dy miqtë e saj nga arrestimi, ish gjyqtarin dhe prokurorin Adriano Dyrmishi.

Pasi merr garanci nga Flojera Davidhi se nuk do të pranojë kërkesën e SPAK për arrestimin, Arnisa Këlliçi informon ish gjyqtarin dhe prokurorin Dyrmishi se i ka shpëtuar.

Arnisa Këlliçi del zbuluar

Ish gjyqtari dhe prokurori Dyrmishi që do ‘arrestoheshin’ nga SPAK, edhe pse për momentin i kishte ‘shpëtuar’ me ndërhyrjen e saj Arnisa Këlliçi, nuk ishin të qetë. Ata nisën të interesoheshin se për çfarë çështje po hetoheshin prej 8 muajsh.

Prokurori Adriano Dyrmishi informon kryeprokurorin Arenc Çela se kaq e pati karriera e tij.

Theksojmë se nuk ekzistonte asnjë dosje. Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami, gjyqtarja e GJKKO Flojera Davidhi dhe prokurori i SPAK Klodian Braho janë habitur kur janë vënë në dijeni për insinuatën.

Kur Naureda Llagami ka mohuar të ketë komunikuar me gjyqtaten Arnisa Këlliçi dhe nga SPAK është konfirmuar përmes burimeve se nuk ekziston çështje e tillë penale, ndaj Arnisa Këlliçit kanë nisur dyshime të forta.

Ballafaqimi dhe pohimet e të gjithë atyre që Arnisa Këlliçi pretendonte se komunikonte, duke i çuar mesazhe vetes, kanë nxjerrë në pah intrigën e pazakontë.

Adriano Dyrmishi bien në kurth dhe humbet qetësinë

Prokurori Adriano Dyrmishi, i njohur si një magjistrat me integritet, ashtu si edhe Flojera Davidhi dhe Naureda Llagani, është shqetësuar dhe ka humbur qetësinë nga loja e gjyqtares Arnisa Këlliçi.

Adriano Dyrmishi besohet se ka patur një komunikim të ashpër në telefon me kancelarin, i cili gjithashtu ka rënë në kurthin e gjyqtares Këlliçi. Gjatë debatit të tensionuar, Dyrmishi ka përmendur edhe zonjën Këlliçi.

Biseda është e regjistruar dhe kancelari e ka kallëzuar menjëherë penalisht Dyrmishin, ndërkohë që paralelisht ka bërë dhe njoftimin e gjyqtares Arnisa Këlliçi.

Histori rozë, përgjime e arrestime imagjinare/ Arnisa

Të nesërmen Këlliçi e ka thirrur prokurorin Dyrmishi në zyrën e saj, për sqarime. Hyrja e prokurorit dhe biseda është e regjistruar nga Arnisa Këlliçi. Pas nxitjes së kancelarit për të kallëzuar Dyrmishin, ky i fundit kallëzohet edhe nga Arnisa Këlliçi për kërcënim. Tani gjyqtarja kishte si prova bisedën e prokurorit Dyrmishi me kancelarin dhe bisedën e Dyrmishit me atë vetë në zyrë.

Për të rënduar më tej pozitat e Dyrmishit, Arnisa Këlliçi ka sajuar edhe shkëmbim mesazhesh me prokurorin në telefon.

Edhe mediat bien në kurth

Telenovela, e nisur ndoshta si një shaka mes kolegësh, kishte marrë një kthesë dramatike. Si rrallëherë Prokuroria e Tiranës, në 7 shkurt 2024, doli me një deklaratë për mediat, duke njoftuar marrjen të pandehur të gjyqtares Arnisa Këlliçi.

Histori rozë, përgjime e arrestime imagjinare/ Arnisa

“Në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.”, njoftoi prokuroria.

Këlliçi e kundërshtoi akuzën. Ajo tha se akuza ndaj saj “është një sajesë”, ndërsa fajësoi prokurorinë e Tiranës se po mbronte kërcënuesin që sipas saj është prokuror në këtë prokurori.

Këlliçi akuzoi kryeprokurorin Arenc Çela, ish gjyqtarin dhe prokurorin Dyrmishi për komplot ndaj saj.

Mediat pasqyruan njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës. Disa orë më pas, në disa media u publikuan edhe ‘provat’ e Arnisa Këlliçit, të cilat ‘rrëzonin’ versionin e Prokurorisë. ‘Provat’ përfshinin bisedat e gjyqtares Arnisa Këlliçi me prokurorin Adriano Dyrmishi dhe ish gjyqtarin, foto të bisedeve, video dhe audio.

Çdo gazetar, pavarësisht përvojës së gjatë, do t’i konsideronte të besueshme dhe do t’i pasqyronte këto ‘prova’, që në pamje të parë dukeshin si autentike, biseda konkrete, audio dhe video. Aq më tepër që këto ‘prova’ i sillte një gjyqtare.

Gazetarët nisën të dyshojnë kur dërguesit e mesazheve mohuan kategorikisht që të t’i kishin nisur zonjës Këlliçi tekstet e paraqitura prej saj.

Nga ana tjetër, gjyqtarja ka refuzuar që të vërë në dispozicion të plotë sms-të me numrin e dërguesit.

Me shumë gjasa ajo i ka nisur SMS vetes ose ka montuar biseda përmes programeve të ndryshme që mund të shkarkohen në internet kundrejt pagesës 3 deri në 5 euro.

Ndërkaq, regjistrimet audio ishin të vërteta, por biseda e prokurorit Adrioano Dyrmishi ishte vendosur në një tjetër kontekst, duke u bashkuar me SMS e dyshuara si të rreme. Gjithashtu, biseda e regjistruar e prokurorit Dyrmishi ishte produkt i lojës së gjyqtares Arnisa Këlliçi me arrestime të sajuara.

Dyshime për probleme mendore

Cila mund të jetë arsyeja që një ish studente ekselente, sot një gjyqtare në kulmin e karrierës, e cila ka kaluar me sukses edhe Vetingun, të shkatërrojë karrierën e saj, duke rrezikuar edhe një dënim penal, përmes lojërave dhe një intrige sa banale aq edhe të paprecedentë?

Nuk ka një version zyrtar se çfarë fshihet pas telenovelës Këlliçi, por vetëm dyshime.

Së pari, gjyqtarja Arnisa Këlliçi krijon dyshime se mund të vuaje nga ndonjë çrregullim mendon. Vetëm një ekspertizë e shëndetit mendor mund të konfirmonte apo rrëzonte këtë version.

Së dyti, gjyqtarja Arnisa Këlliçi mund të ketë nisur një lojë dhe shaka mes kolegësh, duke provokuar reagime dhe emocione të forta, përmes sajimit të planit me arrestime dhe përgjime, por loja i ka dalë jashtë kontrollit.

Së treti, gjyqtarja Arnisa Këlliçi mund ta ketë sajuar historinë e arrestimit të kolegëve të saj, për protagonizëm dhe treguar influencën e saj në sytë e kolegëve, si një personazh që mund të bllokojë edhe arrestime nga SPAK.

Prapaskena mëson se Arnisa Këlliçi dyshohet për të paktën edhe tre inskenime dhe histori të sajuara.

Dy vitë më parë, SMS të ngjashme, që tashmë dyshohet se mund të jenë sajuar nga vetë Arnisa Këlliçi, nisën të përhapeshin në një rreth të ngusht në Tiranë. SMS-të raportonin për një hsitori të pretenduar rozë mes një gjyqtareje dhe një personazhi të njohur jashtë gjyqësorit.

Disa muaj më parë, në Gjykatën e Tiranës, u përhap një thashethem sikur SPAK kishte vendosur përgjues në tualetet e gjykatës.

Disa javë më parë, ka dyshime se gjyqtarja ka sajuar disa biseda kompromentuese mes një anëtareje dhe anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët ‘bënin pazare’ për tranferime gjyqtarësh.

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas

DVP Fier/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Fier, pasi ka aplikuar dy herë, për t’u pajisur me pasaportë biometrike, duke përdorur të dhëna të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mbante në kundërshtim me ligjin, në automjetin e tij, një stemë si të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

• ⁠P. Ll., 53 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, pasi dyshohet se ka ofenduar 2 punonjës policie, për shkak të vënies së një mase administrative;

• D. M., 52 vjeç, banues në fshatin Zharnec, pasi nga përhapja e zjarrit që ka ndezur për të djegur disa mbeturina, në pronën e tij, janë dëmtuar 20 pemë ulliri, në pronën e një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sulme me armë në Athinë, në pranga 19-vjeçari nga Fieri, sekuestrohet arsenal armësh

Policia greke ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një grek, të dyshuar si pjesëtare të një grupi kriminal që kryente sulme me armë ndaj individëve të ndryshëm dhe bizneseve në Athinë. Të arrestuarit janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri dhe Nektarios Karakalios, 24 vjeç nga Athina, i cili dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal “LIONS” të përbërë nga shtetas shqiptarë, përgjegjës për vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi. Bashkë me ta, ka rënë në pranga për “armëmbajtje pa leje” edhe Ibro Cico, 65 vjeç nga Fieri, por që nuk ka dyshime se është i përfshirë në grupin kriminal. Policia ndërkohë ende nuk ka identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të dyshes shqiptaro-greke, të cilët rezultojnë të përfshirë në disa ngjarje të rënda. Pjesëmarrja e tyre është evidentuar nga dëshmitë dhe pamjet filmike dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre dhe më pas arrestimin.

Policia greke kishe siguruar informacion për 4 banesa në Athinë, të cilat përdoreshin si baza për mbajtjen e një arsenali armësh. Pasi ka ndaluar Alushin dhe Karakalion në lidhje me to, ka ushtruar kontroll në banesa dhe në një automjet tip “Jeep Renegade”, duke gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta, 1 silenciator, 1 krehër pistolete, 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3460 euro dhe 1 celular. Në një prej banesave, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 65-vjeçarin Ibro Cico.

Hetimet e policisë ndërkohë kanë zbuluar disa ngjarje kriminale të kryera nga dyshja shqiptaro-greke dhe nga persona të tjerë ende të paidentifikuar. Konkretisht ngjarjet e zbardhura sipas episodeve janë:

Capture

Episodi 1

Më datë 21.01.2024, në zonën e Kolonos, në bordin e një automjeti ndodheshin Spartak Lato, Dimitrios Lato, Maria Lato, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjeç. Në rrugën “Lenorman”, një grup prej 7 personash ndaluan mjetin në fjalë dhe sulmuan drejtuesin e mjetit Spartak Lako, me grushte dhe shkelma në mes të rrugës, ndërsa të paktën njëri prej tyre, i cili mbante një armë, e ka goditur me qytë në fytyrë. Gjatë sulmit, njëri prej autorëve, fillimisht i ka kanosur me pistoletë personat në mjet dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre, me qëllim vrasjeje, por pa i kapur dot. Nga deklarimet e dëshmitarëve dhe nga analiza e pamjeve filmike, rezulton se autorët e sulmit të armatosur janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dhe të paktën 5 persona ende të paidentifikuar.

Episodi 2

Rreth orës 16:00 të datës 05.02.2024, në spitalin “Evangjelismos” është paraqitur shtetasja me një plagë të shkaktuar me armë zjarri në bark. I pranishëm në spital ishte edhe bashkëshorti i saj, shtetasi Nektarios Karakalios, i cili deklaroi verbalisht në polici se gruaja e tij qëlloi veten me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Nga hetimi i rrethanave të plagosjes rezultoi se autori i vrasjes në tentativë ndaj saj është Nektarios Karakalios. Në vendin e ngjarjes ndër të tjera u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 karikator me kapacitet 30 fishekë pa gëzhoja.

Episodi 3 dhe 4

Në orën 14:30 të datës 22.07.2022 në zonën e “Axarnon”, shtetasit Kristos N. Loukas, 28 vjeç, Kristos P. Loukas, 28 vjeç, Spirido Loukas, 32 vjeç dhe dymbëdhjetë 12 persona ende të paidentifikuar, kanë shkuar në rrugën “Prespas nr. 67” në “Axarnon”, jashtë shtëpisë së Nikolaos Loutsa, 30 vjeç, duke mbajtur karabina, pistoleta dhe shkopinj druri. Ata kanë qëlluar me qëllim vrasjeje me pasojë plagosjen në këmbë të Loutsës.
Pas hetimeve u arrestua Kristos N. Loukas dhe u shpallën në kërkim dy të tjerët.
Gjithashtu, më datë 14.06.22 në orën 22:00 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm u njoftua për të shtëna nga persona të panjohur në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Menelaou Ludemi” dhe “Prespas Axarnai”, ku ndodhet kampi i Romëve Aulizas. Në rrugën “Psatha a.a”. punonjësit e policisë së ekipit “DIAS” gjetën një gëzhojë arme zjarri të kalibrit -1- 9 mm, e cila u sekuestrua.
Sipas ekzaminimeve laboratorike – krahasuese dhe gjurmëve të mjeteve dhe Shënimi Informativ i datës 02.08.2024, ka rezultuar se gëzhoja e gjetur në vendin ku ka ndodhur vrasja në tentativë e Nikolaos Loutsa dhe gëzhoja e arma e zjarrit kanë dale nga pistoleta e markës “69278” ZASTAVA, e cila u sekuestrua në rrugën “Gemelou nr. 118” në “Nikea”, në të cilën Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kishin fshehur një pjesë e armatimit të tyre. Për rrjedhojë, dy nga bashkëpunëtorët e panjohur të autorëve të identifikuar në atë kohë janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios.

Episodi 5

Rreth datës 08-09.01.2024, Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kanë qëlluar me armë zjarri të paktën shtatë 7 herë në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia, e cila ishte e mbyllur në atë kohë. Për pasojë janë shkaktuar dëme, pasi xhamat e barit janë thyer si nga ana në rrugën “Paraskevopoulou” ashtu edhe nga rruga “Giannari”.
Nga dëshmitë e dëshmitarëve rezultoi se autorë të të shtënave janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios.

AMP arreston në flagrancë nënkomisarin, shpall në kërkim djalin e tij

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”

Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ndërron jetë në spital 15-vjeçari pasi u plagos rende pasi u perplas nga nje makine

Ka ndërruar jetë 15-vjeçari, i aksidentuar mbrëmjen e djeshme   në vendin e quajtur “Kanali Cukës”.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin, Elidon Ali 20 vjeç, u përplas me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi, 24 vjeç, David Cepa dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e “Lancia”, konkretisht 15-vjeçari së bashku me drejtuesin u dëmtuan.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Horror në Fier, dhunohen varret e dy të rinjve

Familjaret kane denoncuar ne mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas.


“Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës.

Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” thotë Asqeriu.

Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i një të riu. Atë e kishin lënë hapur. Kishte plastmas dhe çarçaf afër varrit. “Nuk e di nëse ajo familje e ka denoncuar apo mbyllur, por di të them se unë kam lajmëruar policinë.

Erdhi inspektori zonës dhe më dha një letër të bardhë që të firmosja. Nuk pranova se do ma mbyllnin çështjen, jo kanë ardhur kafshë të egra. Ku ka kafshë këtu në fushë? Me çarçafë dhe të hapnin varret” pohon Asqeriu.

Ai shton se punonjësit e varrezave e kanë parë këtë dhe kanë lajmëruar policinë dhe familjarët. “Unë dua të di nëse është apo jo vajza ime atje brenda” përfundon ai.

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Njësinë Administrative Qendër në Fier. Administratori thotë se janë hapur dy varre. “Njërin e kishin zhvarrosur komplet. Besoj për të vjedhur kufomat. Një familje nuk donte ta vijonte denoncimin, pasi janë të vjetër. Pretendim ka edhe familja Ristani, por po merret policia” thotë Administratori, teksa shton se konstatimi është bërë nga punonjës të pastrimit, në varësi të Bashkisë së Fierit.

Gazetarët shkojnë edhe te Drejtoria e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Fier, ku punonjësit treguan se ata merren me qytetin. Përgjegjësi telefonon brigadierin e varrezave të fshatrave, i cili i thotë se atje s’kanë roje. “Janë një grup punëtorësh që shkojnë 1 herë në javë për pastrim. Ata kishin parë varret e hapura dhe kishin lajmëruar policinë. Ata kishin parë dy varre të hapura” thotë brigadieri.

Fiksi telefonon edhe inspektorin e policisë së zonës Petrit Mema. Tha se është lajmëruar nga banorët e zonës. Fiksi e pyet se për çfarë ishte letra e bardhë, teksa përgjigjet se “për procedurë”. Gazetarët e pyesin për çarçafët dhe plastmasi, pasi atje ishte djegur. “Atje duhet të ishin” thotë ai me habi. Pyetjes se përse nuk u sekuestruan, përgjigjet se është marrë Shefi Krimeve. Më tej pohon se njëra nga familjet nuk ka dashur ta ndjekë me çështje hetimore, ndërkohë që ankesa e familjes Ristani është dërguar në prokurori.

Fiks Fare kontaktoi me Drejtorinë e Policisë së Fierit, duke e pyetur për të gjitha pretendimet e denoncuesit. Sipas tyre, z. Ristani ka njoftuar sallën operative në datë 28 janar, pasi ka konstatuar lëvizje të dherave të varrit të vajzës së tij, në varrezat e fshatit Grecalli. Në përgjigje thuhet se: “Menjëherë pas njoftimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e rastit. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale. Më datë 31 janar 2024, materialet janë referuar në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal nr.209, i vitit 2024, për veprën penale ‘Dhunimi i varreve’”.

Sipas tyre, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të saj. “Po punohet nën drejtimin e prokurorit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme sipas kërkesave/pretendimeve të z.Ristani, i cili do të njoftohet për ecurinë e zbardhjes së kësaj ngjarjeje” përfundon njoftimi i policisë.

Top Channel

Shqiptarët, kampionë bote për numrin e kartave SIM!

Ndërsa pozicionohemi më së shumti në fund të renditjeve botërore në shumë tregues, duket se shqiptarët i kanë siguruar tashmë vetes një vend të parë ku lë pas ccdo vend, si të zhvilluara, ashtu edhe të pazhvilluarat. Bëhet fjalë për numrin e kartave për frymë.

Nga pikëpamja e përdorimit të rrjeteve celulare, të dhënat e evidentuara nga AKEP-i tregojnë se numri total i kartave SIM ishte rreth 3,936,490 në fund të T3 2023: rreth 1.43 karta SIM për banor, shifër mё e lartё se mesatarja e rajonit tё Europës dhe ajo globale, përkatësisht 1.21 dhe 1.08 karta SIM pёr banorë.

Ndërkohë numri i pajtimtarëve aktivë (që përkufizohet si pajtimtari i cili ka pёrdorur shёrbimet celulare të paktën njё herё brenda tre muajve të fundit) të shërbimeve mobile gjatë T3 2023, arriti rreth 3 milionë, duke konfirmuar një prirje rritëse gjatë katër  viteve të fundit si dhe gjatë dy tremujorëve të fundit T1 2023 dhe T2 2023.

Duket se shkak i një numri kaq të lartë konsumatorësh të shërbimeve celulare është rritja eksponenciale e përdorimit të tyre në komponentin “data”. E thënë më thjeshtë, përdorimi masiv dhe në rritje i aplikacioneve Over-the-top (OTT) si, për shembull, Ëhatsapp, Viber, Messenger, Skype etj., nëpërmjet të cilëve dërgohen mesazhe tekst dhe kryhen thirrje zanore dhe video-thirrje, gjë që nga ana tjetër ka sjellë si rezultat një ulje të ndjeshme të sms-ve dhe thirrjeve tradicionale.

Paralelisht, komunikimi nëpërmjet këtyre aplikacioneve ka ardhur gjithnjë e në rritje edhe si rezultat i përmirësimit të shërbimeve të ofruara nga operatorët e rrjeteve 4G dhe 4G+, të cilët mundësojnë transmetim me cilësi më të mirë si të mesazheve, ashtu edhe të thirrjeve (video dhe audio) nëpërmjet këtyre aplikacioneve. Ky fenomen dallohet qartësisht mbi një bazë përherë e më të gjerë pajtimtarësh të cilët konsumojnë një volum gjithnjë e më madh data-sh.

Numri i pajtimtarëve aktivë që kanë përdorur shërbimin internet celular në në tremujorin e tretë T3 2023 kapi shifrën prej rreth 2.5 milionë pajtimtarë, çka përbën një rritje me rreth 17% krahasuar me tremujorin paraardhës T2 2023. Pra, rreth 91% e pajtimtarëve aktivë të shërbimeve celulare përdorin internetin nëpërmjet telefonave smart.

Vëllimi i të dhënave të transmetuara nëpërmjet internetit në rrjetet mobile gjatë tremujorit të tretë T3 2023 ishte rreth 61 Milion GByte, ose 7,94 GByte në muaj për përdorues, që përbën një rritje me 8.6% në krahasim me T2 2023 dhe një rritje me 7.5% krahasuar me T3 2022.

SCAN