Punetori ra nga skela ,arrestohet ne Fier ,pronari i fabrikes

Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një fabrikë për përpunimin e vajit, arrestuan shtetasin B. D., 62 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

62-vjeçari (pronari I fabrikës), u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjendet e pajetë në banesë e moshuara, dyshimet e policisë

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Rrogozhinë.

“Në fshatin Vilë-Bashtovë, Rrogozhinë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasja I. K., rreth 75 vjeçe. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 75 vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përvetësoi 215 000 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 38-vjeçari

Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”.

Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Moti i keq ndalohet lundrimi

Njoftimi i APV:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 10-11-12.02.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 10-11-12.02.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

Reagim i avokateve per situaten e mbipopullimit ne burgje

Reagim i avokateve per situaten e mbipopullimit ne burgje,gjykatat te japin vendime alternative per veprat penale te lehta.
Avokat Ervis Goxhaj perfaqesues i dhomes avokatise Fier ka ngritur problematiken shqetesuese te mbipopullimin ne paraburburgimin Fier si pasoje e vendimeve te ashpra te gjykates . Ne gati 100 vendime te gjykates 70 prej tyre jane ekstreme qe penalizojne me masen e arrestit me burg per autoret. Jane ceshtje qe edhe te parashikuara ne kodin penal mund te vleresohen me mase me te bute sesa burgu.Avokati Goxhaj ka dhene shembuj per veprat si aksidente, munges leje drejtimi edhe deri ne perdorim te 1-2 gram kanabis qe marrin denime me burg nderkohe qe keto masa po mbipopullojne burgun Fier ne vacanti dhe burgjet ne gjith vendin.

Perpos kesaj situate perfaqesuesi dhomes se avokatise Fier Ervis Goxhaj eshte shprehur se po shkelen tw drejtat e njeriut dhe nuk po zbatohen standartet e vendosura nga keshilli i europes .

Arrestohet 30 vjecari ne Fier per esktradim ne Spanje

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cities”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës.

Operacioni, nga Sektori i Policisë Rrugore dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Madridit dhe Interpol Tiranës.

Në vitin 2022, në 2 qytete në Spanjë, kultivoi sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, pjesëtari i grupit kriminal.

Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilat kryhen të bazuara në inteligjencën policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, u finalizua operacioni policor i koduar “Cities”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. P., 30 vjeç.

Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Shtetasi E. P. akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme , plagoset pronari

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. 

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

Fier-Humb kontrollin e motorit, plagoset 34 vjecari

Fier/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2024, rreth orës 14:30, në qëndër te fshatit Kashisht, Fier, në rrugë dytësore, shtetasi Sh. S., rreth 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.