Një aksident i dyfisht ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një grua
Në aksidentin e rëndë pranë fshatit Qesarak janë përfshirë 2 automjete. Një grua ka humbur jetën, ndërsa tre persona persona janë lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një ngjarje horror është regjistruar në Itali, ku një burrë ka vrarë gruan e tij dhe ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët, ndërsa një i tretë ka arritur të mbijetojë. 54-vjeçari, Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç. Një tjetër vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë.
Pas krimit, burri thirri policinë dhe u shfaq në Casteldaccia ku u arrestua. Vrasja ka ndodhur rreth orës 03:00. Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, por trupi i saj ende nuk është gjetur. Ndërsa fëmijët janë mbytur me zinxhirë. Në vendngjarje, kanë shkuar forcat e policisë që po rindërtojnë atë që ndodhi.
Vajza e tretë 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtonte veten, ishte dëshmitare e ngjarjeve dhe u shpëtua nga stafi i urgjencës. Sipas rrëfimit të saj, babai u zgjua gjatë natës duke bërë zhurmë se kishte perceptuar prani demonike në shtëpi.
Vajza, e vetmja e mbijetuar, u ngrit nga shtrati e turbullt dhe pa kufomat e vëllezërve të saj. Fëmijët Kevin dhe Emanuel, përkatësisht 16 dhe 5 vjeç, u mbytën nga babai i tyre, i cili vrau fillimisht më të voglin dhe më pas mbyti të madhin me zinxhir. Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur Emanuelin.
Trupi i gruas nuk u gjet: një hipotezë është se Barreca e preu atë në copa dhe e dogji përpara se të telefononte 112. Kjo hipotezë doli nga fjalët e para që burri tha para policisë.
1 mijë ish-naftëtarë të ish-Rafinerisë së naftës në Ballsh, Armo edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 vite nuk kanë marrë 13 pagat që i kanë përfituar me vendim gjyqësor të formës së prerë, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2017.
Ish-naftëtarët kërkojnë që përmbarimi shtetror të zbatoj vendimin e formës së prerë të gjykatës dhe të happen letrat mbi fatin e pagave.
Ata kanë akuzar herë pas here qeverinë si përgjegjëse të kësaj situate, pasi sipas tyre ka mbyllur sytë ndërsa kompanit fantazëm, privatizim pas privatizimi kanë rritur borxhet dhe detyrimet e papaguara, ndërkohë që nuk ka dal garant –për pagat e papërfituuara.
Jetesa e qytetzës ishte totalisht e varur nga kjo rafineri, pasi cdo familje kishte minimalisht një të punësuar në sektorin e përpunimit të naftës, ndersa sot pas shkaterrimit te rafinerise, qyteti eshte paralizuar totalisht.
Ministri danez i Mbrojtjes, Troel Lunn Poulsen ka thënë se një konflikt ushtarak midis NATO-s mund të fillojë deri në pesë vjetët e ardhshme.
“Nuk mund të përjashtohet që brenda tre deri në pesë vjet Rusia të provokojë nenin e pestë të NATO-s dhe solidaritetin e aleancës”, deklaroi zyrtari danez, duke shtuar se Kremlini “ka një dëshirë për ta bërë këtë”, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, Danimarka nuk ka gjasa së sulmohet drejtpërdrejt, por mund të përballet me kërcënimin e sulmeve hibride nga Rusia.
Javëve të fundit ka pasur paralajmërime të shumta për një konflikt të mundshëm nga Rusia.
Një zyrtar gjerman paralajmëroi se një konflikt me Rusinë mund të fillojë brenda një dekade. Por, ky nuk ishte alarmi i vetëm, pasi edhe një zyrtar i NATO-s deklaroi se mund të ndodhë një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë.
Duke mos u mjaftuar këto dy parlajmërime nga këto dy vende evropiane, shqetësime të tilla të ngjashme janë ngritur edhe nga Britania e Madhe.
Siç raportohet, konflikti mund të nisë nga korridori Suwalki, midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit (koloni ruse).
Çfarë dimë për këtë korridor?
Korridori Suwalki është një brez toke prej 60 deri në 100 kilometra, nga të tria anët ky korridor kufizohet me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Poloninë dhe rruga çon deri tek kolonia ruse, Kaliningrad.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska u përpoq të siguronte një kalim në anën polake të korridorit për në territorin e saj të sapo ndarë.
Përpjekja ishte e pasuksesshme. Në vend të kësaj, Rusia negocioi marrëveshje me BE-në për të siguruar transitin e qytetarëve dhe mallrave rusë përmes Lituanisë.
Siç raportohet, ekspertët e kanë përshkruar këtë korridor si “Thembra e Akilit”, “Pika më e dobët”, apo edhe “Vendi më i rrezikshëm në tokë”.
Nje vater zjarri e rene prane fshatit Hambar ne njesine administrative Cakran, mbremjen e sotme, ka rrezikuar disa banesa . Sipas banoreve fillimisht zjarri eshte shfaqur ne nje siperfaqe me shkurre dhe peme ne afersi te lumit , Vjose , nderkohe qe eshte perhapur me shpejtesi i favorizuar nga era e forte. Sipas banoreve nje zjarr i tille nuk eshte pare me pare ne zone teksa ka theksuar se jane frikesuar se tepermi pasi flaket u afruan shume prane banesave. Po sipas tyre ka qene nderhyrja e shpejte e sherbimit zjarrfikes, qe ka bere te mundur shmangien e rrezikut . Nderkohe sipas shefit te sherbimit zjarrfikes prane bashkise, Fier, Zija Hyka, tre mjete zjarrfikese po punojne per shuarjen e flakeve, nderkohe qe ka theksuar se banesat prane vatres se zjarrit jane jashte rrezikut.
Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në qytetin e Pogradecit duke qëlluar veten me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Sipas informacioneve të para nga policia raportohet se 65 vjeçari në momentin e krimit ka qenë i vetëm në një nga dhomat e banesës së tij dhe më pas ka qenë bashkëshortja e tij që ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në vendngjarje.
Mësohet se viktima jetonte vetëm me bashkëshorten e tij e cila ka lajmëruar menjëherë policinë dhe kjo e fundit po punon për zbardhjen e ngjarjes.