Greqi/Qëlloi për vdekje 3 persona ne nje kompani ,ish punonjësi kryen vetëvrasje

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri brenda një kompanie detare në Athinë. Autori i ngjarjes, një ish punonjës i kompanisë detare, është gjetur gjithashtu i vdekur brenda ambienteve të kompanisë pasi nuk pranonte të dorëzohej. Ai është gjetur i vdekur në bodrum.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, autori është një burrë rreth 70 vjeç, me origjinë nga Egjipti, i cili së fundmi ishte shkarkuar nga kompania. Ai nuk ka hyrë nga dera kryesore por nga parkingu dhe më pas ka filluar të qëllonte në korridore

Hidhet nga kati i dytë i banesës 54-vjeçar

Një 54-vjeçar në Lushnje është hedhur nga kati i dytë i banesës, pasi vuante nga depresioni. Fatmirësisht, burri ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet në spital, ku po merr mjekim.

“Më datë 11.02.2024, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili vuan nga depresioni. Për pasojë është dëmtuar dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimi i Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

15 vjecarja ne Fier dhunohet nga vellai dhe nena e saj

DVP Fier

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 40 vjeçe dhe për djalin e saj, shtetasin H. L., 19 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjares së tyre, 15 vjeçe (vajza e shtetases M. S.). 15-vjeçarja u pajis më urdhër mbrojtjeje.

Lushnjë/Më datë 11.02.2024, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi G. Q., 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili vuan nga depresioni. Për pasojë është dëmtuar dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 39-vjeçari pasi i publikoi foto intime vajzës së re e cila u vetëhodh nga lartësia dhe gjeti vdekjen

Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, ku një vajzë e re u vetëhodh nga kati i katërt dhe gjeti vdekjen. Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se i ka nxjerrë një foto intime 27-vjeçares. 

Bëhet fjalë për shtetasin Altin Çoku.

NJOFTIMI I POLICISE
I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: 

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vizita e Blinken në Tiranë, Rama shpërthen në të qeshura pas pyetjes së gazetares për McGonigal

Kreu i qeverisë është ndalur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila ka zgjatur plotë 5 orë, me dyer të mbyllura.Një nga pyetjet që iu drejtua kreut të ekzekutivit, Edi Rama, ishte lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.Gazetarja e pyeti Ramës nëse ka ndonjë domethënie që vizita e tij do të jetë në të njëjtën ditë që pritet të jepet vendimi për çështjen ‘McGonigal’.

Gazetarja: A ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepet vendimi për çështjen McGonigal?

Rama: Mirupafshim!

Ndërsa për vetë vizitën e Blinken, Kreu i qeverisë theksoi se fakti që diplomati amerikan zgjodhi të vizitojë kryeqytetin shqiptar, tregon se çfarë rëndësie ka Shqipëria për aleatët ndërkombëtarë por gjithashtu edhe për rajonin.

Rama: Në radhë të parë besoj që ka një domethënie të veçantë ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Evropa dhe bota, për kohën shumë të ngarkuar për një sekretar shteti që fakti se gjen të nevojshme dhe vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin flet në mënyrë të posaçme për ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe çfarë përfaqëson sot në sytë e aleatëve tanë lidhur me këtë rajon, ku me krenari e them se Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, rrugën e bashkëpunimit, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për t’u ndarë nga një e kaluar me tragjedi, prapambetje, me raste të pafundura të humbura për t’i lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.

Makina shpërthen në flakë , plagosen nëna me dy fëmijët

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në zonën e Belshit. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka shpërthyer në flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makinë nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit të Beratit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia

15 vjecarja ne Fier konsumon fotoksine, dergohet ne Spital

Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ky eshte rasti i dyte brenda ketij muaji nga vethelmimi me fotoksine. vetem pak dite me pare nje 63 vjecar ne Roskovec humbi jeten nga konsumimi i fotoksines(Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën ne 6 shkurt,shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier/ Prangoset 1 shtetas,procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Fier/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkjetueses së tij, shtetasja E. H.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• M. L., 66 vjeç, banues ne Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një çati në banesën e tij pa lejen përkatëse të ndërtimit.
• ⁠A. K., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka bllokuar rrugën para banesës së shtetasit N. L., duke hedhur mbeturina dhe inerte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.