Kapet fieraku me euro të falsifikuara, para dhe një automjet, dy të arrestuar në Vlorë

Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Goditet një rast i përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara. Sekuestrohen 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet dhe 4 celularë. 

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetasit që posedonin kartëmonedhat euro të falsifikuara, të cilët dyshohet se i përdornin ato për të blerë në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës. 

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër që kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara dhe po i përdornin në disa subjekte të ndryshme në qytetin e Vlorës, organizuan punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcën së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e tyre. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit A. A., 23 vjeç, banues në Dibër dhe D. A., 22 vjeç, banues në Fier. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u refruan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar.

U hodh nga tarraca për shkak të Tik-Tok, zbardhen mesazhet e fundit të 27-vjeçares

27-vjeçarja që i dha fund jetës pasi i ishte shpërndarë një foto intime në rrjete sociale, ka dërguar disa mesazhe pak orë pasi të kryente aktin.

Vajza edhe në mesazhet e fundit që janë zbuluar nga policia, komunikonte me një person të cilit i kërkonte që foto e saj të fshihej nga rrjetet sociale.

“Besoj që Prokuroria do të bëjë një rikualifikim të akuzës përveç asaj të vetëvrasjes ndaj Altin Çokut. Është arritur të këqyret aparati i të ndjerës në të gjitha komunikimet e ditëve të fundit.

Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua, nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj.

Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëri shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”, thotë gazetarja Lala në News 24.

Qeveria 3.3 mld leke per fermeret, ndryshon skema kombetare e financimit

Brenda këtij muaj Këshilli i Ministrave do miratojë Skema Kombëtare për mbështetjen e fermerëve për këtë vit, e cila siç është parashikuar në buxhet pritet të jetë 3.3 miliardë lekë.

Burime nga Ministria pohojnë se skema e re për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, do të vijë me ndryshime, pasi do të synohet rritja e numrit të përfituesve. (Në skemë përfshihen mbështetja e blegtorëve, bletarëve, nafta pa taksa, financimi i peshkimit apo mbështetja me fara e fidanë të bujqve).

Një pikë kyçe, do të jetë bashkimi i fermerëve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar. Gjatë takimeve në terren ministrja Anila Denaj ju ka kërkuar blegtorëve që të bashkohen që të rrisin fitimet e tyre.

“Politikat tona shkojnë drejt nxitjes së bashkimit të blegtorëve, interesave të tyre, për një fitim më të lartë dhe produkt më cilësor” është shprehur ministrja Anila Denaj gjatë takimeve me fermerët.

Në rastin konkret, marrin subvencion ata blegtorë që kanë mbi 10 krerë lopë në vlerën 10 mijë lekë, dhe marrin 1200 lekë për çdo krerë dele apo dhi të gjitha ata blegtorë që kanë tufa me mbi 100 krerë.

Ndërkohë që po diskutohet që edhe pjesa tjetër që kanë më pak bagëti se këto shifra të përfitojnë përmes bashkimit të tufave. E njëjta kërkesë është bërë edhe për bashkimin e fermerëve që kanë sipërfaqe të vogla toke, në mënyrë që të përfitojnë nga skemat mbështetëse të qeverisë.

“Bashkimi i operatorëve është një mundësi fantastike për fermerët në kultivimin e të njëjtës kulturë, ndjekjen e protokolleve me të njëjtin standard dhe për procese të caktuara si blerja e inputeve bujqësore dhe gjetja e tregjeve.

Me politikat tona mbështetëse, veçanërisht përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, do u japim përparësi fermerëve që aplikojnë duke u bashkuar, me objektivin për të fuqizuar bashkëpunimin dhe pozicionin e tyre në tregjet vendase e të huaja”, shprehet Denaj gjatë një takimi me fermerët në Dropull.

Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2024 është planifikuar në vlerën 14.1 miliardë lekë, ndërsa nga Skema Kombëtare numri i përfituesve pritet të jetë rreth 33 mijë.

Në kushtet kur edhe financimi nga bankat për sektorin e bujqësisë është i cunguar, Skema Kombëtare dhe dhënia e naftës pa taksa janë mbështetja kryesore që marrin fermerët.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit të kaluar bankat kanë dhënë për një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit vetëm 2.7 miliardë lekë, ose rreth 0.9% e totalit të huasë së re të dhënë për gjithë ekonominë përgjatë vitit të kaluar.

Deri më tani mungojnë edhe fondet nga IPARD, pas pezullimit që i është bërë këtij programi në vitin e kaluar

Tronditese!!Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes, vdes në spital

Një futbollist në Indonezi ka humbur jetën në mënyrën më tragjike të mundshme, pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të luajtur të shtunën pasdite.Momenti kur futbollisti u godit nga rrufeja është kapur në kamera. Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin Siliwangi të Javas Perëndimore, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes.

Perfshihet nga flaket nje banese ne Fier

Nje banese eshte perfshire nga flaket mesditen e sotme . Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30 ne Hoxhare te Fierit , ne katin e pare te nje pallati tre – katesh . Menjehere ne vendngjarje kane shkuar sherbimet e policise dhe forcat zjarrfikese ku fale nderhyrjes se tyre , zjarri u vu nen kontroll. Sipas informacioneve nga vendngjarja, ne momentin e renies se zjarrit , ne banese ndodheshin dy te moshuar te cilet kane arritur te dalin ne kohe. Fatmiresisht nuk ka patur persona te lenduar, por vetem deme materiale ndersa te moshuarit jane derguar drejt spitalit rajonal te Fierit per shkak te asfiksimit nga tymi. Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga nje shkendije elektrike nderkohe qe grupi hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe percaktimin e shkaqeve te renies se zjarrit.

Sherr mes të rinjsh , plagoset 32-vjeçari, policia në ndjekje të autorit

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri mëngjesin e sotëm.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Prokop Mima”, ku shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa policia po bën krehjen e zonës për arrestimin e autorit.

Informacion paraprak

Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Greqi/Qëlloi për vdekje 3 persona ne nje kompani ,ish punonjësi kryen vetëvrasje

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri brenda një kompanie detare në Athinë. Autori i ngjarjes, një ish punonjës i kompanisë detare, është gjetur gjithashtu i vdekur brenda ambienteve të kompanisë pasi nuk pranonte të dorëzohej. Ai është gjetur i vdekur në bodrum.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, autori është një burrë rreth 70 vjeç, me origjinë nga Egjipti, i cili së fundmi ishte shkarkuar nga kompania. Ai nuk ka hyrë nga dera kryesore por nga parkingu dhe më pas ka filluar të qëllonte në korridore

Hidhet nga kati i dytë i banesës 54-vjeçar

Një 54-vjeçar në Lushnje është hedhur nga kati i dytë i banesës, pasi vuante nga depresioni. Fatmirësisht, burri ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet në spital, ku po merr mjekim.

“Më datë 11.02.2024, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili vuan nga depresioni. Për pasojë është dëmtuar dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimi i Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.