Fjeti me 200 gra, bëri 180 fëmijë, por 52-vjeçari është ende në kërkim të dashurisë

Një 52 vjeçar po përpiqet të gjejë dashurinë dhe lumturinë, edhe pse ka fjetur me 200 gra dhe ka 180 fëmijë. Megjithatë, 52-vjeçari Joe nga Britania e ka të vështirë të gjejë dashurinë.

“Tingëllon qesharake, por suksesi im si dhurues i spermës e ka bërë të vështirë për mua të kem sukses në dashuri”, tha ai.

Ai më pas vuri në dukje se mund të gjejë lehtësisht një grua për të bërë seks, por i mungon një përqafim ose një puthje, jo kontakti fizik.

Kështu, ai vazhdon të kërkojë gruan që do t’i marrë zemrën duke shpresuar në një moment se do të gjejë dashurinë e vërtetë.

Merr zgjidhje problematika e mbetjeve spitalore ne Fier, rikthehet pas disa muajsh edhe ngrohja ne spital

Ka marr zgjidhje problematika e mbetjeve spitalore ne Fier qe prej nje viti ishin depozituar ne bodrumet e spitalit duke u bere rrezik potencial ne perhapjen e epidemise.
Vetem ne diten e djeshme pas shume perpjekjeve per kete qellim eshte bere e mundur zhvendosja e mbetjeve spitalore prej ambjenteve ku ishin depozituar dhe me pas do te kryhet asgjesimi i tyre me ane te djegies.

Prej disa ditesh gjithashtu eshte bere e mundur rikthimi i ngrohjes ne ambjentet e spitalit te Fierit .

Prej disa muajsh mungonte ngrohja ne ambjentet e spitalit ku familjaret e pacienteve detyroheshin te merrnin ngrohje dhe rezistenca me vehte.

Hodhi foshnjën e porsalindur në lum, 22 vite burg për 32-vjeçaren

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 22 vite burg Orjana Gremin, vajzën e cila në janar të vitit të kaluar hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të porsalindur.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi, 32 vjeçe, kërkoi një masë më të butë, ndërkohë ndaj saj rëndon akuza “vrasjes së të miturit”.

Kujtojmë se Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor të vitit 2022. Ajo jetonte te dajat në Postribë të Shkodrës. 

Vaji i ullirit kthehet në produkt “luksi” 

Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsiderohej në të vërtetë si një produkt luksi pasi çmimi i tij “fluturoi” në shumë vende të botës për shkak të rënies së prodhimit si pasojë e thatësirës. Konkretisht vendi që përjetoi rritjen më të madhe të këtij produkti ishte Turqia me 264 % si një ndër prodhuesit kryesor,  ndjekur nga Greqia ku çmimi u rrit me 58.5%, më pas renditet Tunizia me një rritje prej 48 % .

Po ashtu vaji i ullirit u shtrenjtua edhe në Spanjë dhe Itali gjatë 2023-shit, në dy shtetet që zënë peshën më të madhe në botë për prodhim, respektivisht me 40 dhe 34 %.

Kësaj vale rritje nuk i shpëtoi as Shqipëria për shkak se një sasi e konsiderueshme e prodhuar në vitin 2022 u eksportua në Itali dhe në vitin 2023 prodhimi ishte më i ulët.

Kështu nëse në vitin 2022 për shkak të mbiprodhimit vaji i ullirit arriti të tregtohej mesatarisht 500 lekë litri, në 2023 u rikthye sërish në kushtet e mëparshme, duke arritur në vlerën e 750-800 lekë për litër, me një rritje prej 37.5%. Megjithatë për konsumatorët shqiptarë ky ndryshim çmimi nuk ishte i pazakontë për shkak se kjo ka qenë mesatarja e çmimit të shitjes në çdo vit, dhe  2022-shi u konsiderua si përjashtimor.

Në vitin 2022 prodhimi i ullirit u rrit me 39%,  duke u regjistruar në 152 mijë ton. Ndërsa u eksportuan afro 5 mijë ton vaj ulliri vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023. Në vendin tonë për vitin 2023-2024 janë prodhuar 16 mijë ton, duke u renditur në vendin e 16-të ndër 30 shtete prodhuese.

SCAN 

Importi “mbyt” produktin vendas – Fermerët ngrenë shqetësimin për skemat e mbështetjes. 

Mungesa e tregjeve, konkurrenca e pandershme por edhe mbështetja e ulët që ofrohet përmes skemave të subvencionimit janë disa nga shqetësimet, që paraqesin fermerët, të cilët të gjendur në këto kushte paralajmërojnë rritje të mëtejshme të çmimeve. Rigerta Loku, fermere thotë se nga viti në vit ka një rënie të numrit të bagëtive. Sot qytetarët, thotë ajo po konsumojnë keca që e kanë origjinën nga Mali i Zi, Serbia dhe Brazili.

“Ka dy vite që në Shqipëri futen keca nga Mali i zi apo Serbia dhe kecat shiten si prodhim vendas, në një kohë kur një blegëtor që nuk është i afirmuar e ka të vështirë të shesë atë prodhim që e ka rritur 100% në mënyrë biologjike. Kështu që shqiptarët po hanë keca Brazili, që nuk e di sa ditë duhen për të ardhur në Shqipëri dhe në çfarë kushtesh janë rritur”. 

Nga studio e emisionit “Box to Box”, ndërsa paralajmëroi rritje të mëtejshme të çmimeve për produktet e bulmetit, Loku ndal edhe te skemat e mbështetjes që ofrohen nga Ministria e Bujqësisë duke vënë në dukje që aksesimi i tyre është i vështirë edhe për shkak të mungesës së informacionit.

“Mendoj që po, do të ketë rritje të çmimeve për produktet e bulmetit dhe jo vetëm. Ne këtu djathin e shitëm 12 mijë lekë kilogramin, ndërsa në Tiranë mendoj që është shitur edhe më shtrenjtë. Tashmë djathi i dhisë, mishi i kecit është shndërruar në një luks për shqiptarët”. 

Ndërkohë, Alban Çakalli, sipërmarrës në bujqësi shprehu nevojën e mbështetjes së fermave të vogla për të mundësuar rritjen apo zhvillimin e tyre. Për mirëfunksionim të tregut mbi bazën e nevojave, zgjidhja sipas tij do të ishte edhe tek bashkimi i operatorëve, por kjo gjë s’mund të bëhet pa hartimin e politikave të posaçme nga Ministria e Bujqësisë.

“Nëse fondet e IPARD-it do të ndaheshin me kushtin që për të përfituar duhet të jenë mbi 10 fermerë të bashkuar ju garantoj që sot do të kishim kooperativa shumë të mira në Korçë, në Lushnje apo Sarandë. Pra, me anë të fondeve mund të arrish që të japësh efekt në bashkimin e fermerëve”. 

Numri i bagëtive, sipas Çakallit ka pësuar një rënie me rreth 700 mijë dhe kostot mund të jenë edhe më të mëdha nëse nuk ndërhyhet në këtë sektor, për të ndalur fillimisht rënien dhe më pas për të nxitur rritjen apo zhvillimin e tij.

SCAN

Zonat rurale po mbeten pa mjekë e infermierë

Numri i mjekëve dhe infermierëve të shërbimit parësor që përfshihen qendrat shëndetësore, ambulancat dhe poliklinikat vijon të ketë rënie. Pakësimi i stafeve mjekësore është më i lartë në zonat rurale.

Nga të dhënat e mbulimit shëndetësor për vitet 2019-2022 të vendimit për profilin e zgjeruar kombëtar të emigracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është te mjekët e familjes.

Pranë shërbimit parësor të zonave urbane për vitin 2022 ishin të punësuar 814 mjekë. Numri i tyre ra 3% krahasuar me një vit më parë. Numri i infermierëve ishte 3,693 në vitin 2022. Në raport me 2021 numri i tyre u rrit 31%.

Ndërsa në shërbimin parësor të zonave rurale numri i mjekëve për 2022 ishte 637. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre ra 4. Ndërsa numri i infermierëve për 2022 u pakësua 23%.

Sipas strategjisë migrimi i brendshëm është faktori kryesor që ka ndikuar në konfigurimin e stafeve mjekësore dhe qasjen në shërbime.

“Migrimi i brendshëm i popullsisë kryesisht prej zonave rurale drejt zonave urbane ka ndikuar pashmangshmërisht edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë e këtyre zonave. Rënia më e theksuar është në grupimin e mjekëve të zonave rurale, edhe për shkak të prirjes së njëjtë që shfaq edhe popullata e mjekëve për të lëvizur drejt zonave urbane”, citohet në vendim.

Mjekët e familjes pohojnë se rënia e stafeve mjekësore po krijon vështirësi në marrjen e shërbimeve, veçanërisht nga pensionistët, pasi të moshuarit dhe te sëmurët kronike nuk mund të marrin dot recetat e rimbursueshme, që fillimisht firmosen nga mjeku i familjes.

“Mjekësia familjare është kapilare dhe nënkupton shërbimin sa më afër pacientit. Duke munguar mjekët e familjes pacientët nuk marrin shërbimin e duhur e në kohë. Bëhet fjalë për të sëmurë kronike që duan kujdes të vazhdueshëm . Bie cilësia e ofrimit të shërbimit, të sëmurët nuk arrijnë të pajisen në kohë me ilaçet e rimburisimit ose rekomandimet e duhura.

Aq me tepër këto mungesa të mjekëve të familjes ndjehen në situata virozash si kjo që po kalojmë. Mbingarkesa e mjekëve të familjes me pacientë ose në disa raste dhe mungesa e mjekut në atë zonë shkakton probleme te të sëmurët që detyrimisht do t’i drejtohen urgjencave të spitaleve bashkiake ose QSUT-së”, pohon Elizabeta Musta mjeke e familjes në Qendrën Shëndetësore të Kamzës.

Për vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT pranë qendrave shëndetësore, ambulancave dhe poliklinikave janë kryer rreth 8,4 milionë vizita nga mjekët. Numri i vizitave mjekësore është rritur 3,5% në raport me vitin paraardhës.

Në qendrat shëndetësore për vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT numri më i lartë i vizitave ka qenë për pacientët e moshës mbi 14 vjeç. Numri i vizitave për këtë kategori pacientësh arrinin në 2,8 milionë vizita. Ndërsa numri i vizitave mjekësore për pacientët mbi 60 vjeç arrinte në 1,7 milionë vizita.

Edhe në ambulancë numri më i lartë i vizitave të kryera nga mjekët për 2022 ishte për pacientët e moshës mbi 14 vjeç me përkatësisht 1,4 milionë vizita. Numri i vizitave për pacientët mbi 60 vjeç arriti në 692 mijë vizita. MONITOR

Sa shumë kushton ‘dashuria’ në Shqipëri…

Sado e habitshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Shën Valentinit që në Shqipëri, si çdo festë e “importuar”, ka marrë trajtë tjetër, një çift shqiptar nuk e kalon më këtë ditë vetëm me një trëndafil. Fatura është rritur aq shumë, sa kushton më pak të jesh “single”. Sipas një përllogaritje të të gjithë sektorëve ku është fokusuar më tepër vëmendja e dhuratave të çifteve, 14 shkurti kushton mesatarisht 300 euro…

Në mbarë globin, 14 shkurti ka qenë gjithmonë më i veçantë se çdo ditë tjetër e të njëjtit muaj. Pothuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit – si një festë për dashurinë.

Megjithatë, për një kohë të gjatë, festimi i Ditës së Shën Valentinit ka qenë gjithmonë i lidhur me kapitalizmin.

Shumë pak meshkuj do të guxojnë të shfaqen pa trëndafila të kuq, të cilat tani kushtojnë dy herë më shumë se sa në një ditë të zakonshme – jo nëse duan të mbajnë raportin e tyre “gjallë”. Edhe kërkesat për restorante kanë qenë të larta këtë vit.

Harrojini vetëm shëtitjet nga Liqeni i Tiranës. Sipas bizneseve, mendohet të rezervohet të paktën një javë më parë nëse dëshironi një restorant të mirë dhe një menu të personalizuar. Zgjedhjet janë të larmishme. Përveç luleve, ëmbëlsirave, një darkë në një restorant në kryeqytet ose jashtë saj, më pas vjen dhurata. Ajo përfshin shumë sektorë, duke filluar nga kujdesi personal, deri te veshjet, udhëtimet, një kupon për t’u shpenzuar diku, bizhuteri etj. Më të privilegjuarat janë femrat, por nuk mungojnë edhe dhuratat për meshkujt.

Lulet mbeten mbreti i kërkesave për Shën Valentin. Është thuajse një dukuri vjetore që lulet të kenë rritje të çmimeve javë ose ditë para Ditës së Shën Valentinit. Vitin e kaluar, çmimi i luleve të shitura në disa dyqane lulesh u rritën me pothuajse 50 për qind në prag të Ditës së Shën Valentinit.

Stela Kordalli nga dyqani Lujon Flower thotë se, marketingu ka nisur që një javë më parë në rrjetet sociale dhe kompozimet me tematikë dashurie kanë dominuar. Kërkesa për to është e lartë dhe çmimi mesatar është 3000 lekë/buqeta. Buqeta më e shtrenjtë e viteve të fundit raportohet një tufë trëndafilash të kuq në çmimin e 1000 eurove.

Znj. Kordalli pohon se përgatitjet nisën që pas datës 10 shkurt, duke ofruar edhe aksesorë të tjerë krahas luleve si arusha, tollumbaca, kartolina etj. Kërkesat e blerjet, sipas saj kanë qenë më të larta se sa dy vitet e fundit.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Nga parfumeria në qendrën COIN pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Ndërsa të kontaktuar nga Monitor, përfaqësuesit e shitjeve të argjendarisë “AltinBas” në Bllok tregojnë se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive.

Oferta të shumta nisën të “bombardojnë” rrjetet sociale por edhe reklamat në televizione të ndryshme, për formën se si një çift duhet ta kalojë Ditën e Shën Valentinit. Përveç një vakti në një restorant, paketat këtë vit ofronin edhe muzikë live të personalizuar në tavolinë apo edhe fjetjen në rastin e një hoteli ose resorti, duke e bërë tërheqëse këtë formë kalimi të festës. Restorantet, kryesisht në bregdet, ofrojnë paketa që nisin nga 100 euro personi për të kaluar një natë romantike në hotel.

Kujdesi personal mendohet se zë një vend shumë të rëndësishëm në shpenzimet e femrave dhe çdo festë, sikurse edhe 14 shkurti, e dëshmon këtë. Kërkesat për t’i bërë partneres një dhuratë të tillë këtë vit kanë qenë të shumta. Përfaqësuesja e “Tutte Estetica” në kryeqytet pohon se edhe këtë vit, kur krijuan paketat për Shën Valentin, menduan që të ofronin një gamë të gjerë të shërbimeve: spa, masazhe, trajtime të ndryshime estetike, me qëllim që të kenë interes të gjerë.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj. Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt. Paketat nisin nga 4000 lekë personi ose në ofertë 6000 lekë në çift. Drejtuesit e këtyre qendrave pohojnë se kjo nuk është dhurata e vetme që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Si një shërbim i ri dhe tepër në modë vitet e fundit, fotografia ka nisur të përdoret edhe si dhuratë për festën e të dashuruarve. Njëri nga partnerët i bën dhuratë tjetrit ose në çift një shërbim fotografik profesional. Ky shërbim ka qenë aq i kërkuar vitet e fundit, sa nga Ciak Shop pohojnë se prej rreth 4 vjetësh, çdo shkurt ndryshojnë aksesorët ose skenografinë e studios. Jonida Thomaj, drejtuese e studios, thotë se paketat për festë personalizohen dhe ofrohen me çmime që variojnë 6500-10.000 lekë, në varësi të skenografisë dhe të numrit të pjesëmarrësve (në rastin e një familjeje). Sipas saj, shqiptarët nuk kanë reshtur ndër vite, sidomos të rinjtë, të bëjnë dhurata të personalizuara. Stampimi i një fotoje, një filxhan, një kornizë, një gdhendje etj., dhuratë e cila shkon rreth 2500 lekë. Sipas Jonidës, femrat janë më të prirura të bëjnë dhurata të tilla ose të prenotojnë setin fotografik.

Edhe për Shën Valentin, udhëtimet kanë qenë të kërkuara. Ka pasur oferta nga agjenci të ndryshme në vend dhe kërkesat kanë qenë të fokusuara kryesisht në destinacione të afërta, perfekte për një shkëputje fundjave, ku dominon kërkesa për Italinë. Ndonëse rritja e aksesit në teknologji e ka bërë më të vështirë matjen e udhëtimeve, sepse shumica bëhen individualisht. Rajoni është preferuar shumë, si organizime agjencish, duke marrë në konsideratë prenotimet paraprake nga të dhënat e tre agjencive në kryeqytet. Gjithashtu, kërkesat për Parisin dhe Barcelonën kanë qenë të larta.

Ka edhe kështu…

Partneri/ja por kërkon që më 14 shkurt t’i tregosh që ka ende për të përmirësuar? Ka nga ata që për Shën Valentin dhurojnë kuponë për palestër. Disa palestra në kryeqytet tregojnë se kanë pasur flukse prenotimesh përpara javës së 14 shkurtit. Kjo ka përkuar edhe me periudhën e zakonshme të prenotimeve që përgatiten për sezonin veror. Megjithatë, ata raportojnë shitje të larta të kuponëve të abonimeve për palestër, si dhurata për femrat. Çmimi i një kuponi të tillë varion 3500-6500 lekë në muaj.

Këtë vit kanë qenë të habitshme shërbimet kirurgjikale. E kishit menduar ndonjëherë të merrni dhuratë për Shën Valentin një ndërhyrje për hundën ose buzët? Në disa klinika në kryeqytet ka pasur paketa promocionale si 150 euro/filler i buzëve që ka tërhequr vëmendjen për t’u konsideruar si dhuratë dashurie. Ose oferta për shërbime laseri, që me sa duket vlerësohet estetikisht në çift. Edhe kërkesa për mbjellje flokësh për meshkuj.

Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin: shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë. Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë këtë se sa një tufë trëndafilash. Nga agjencia “Ndihma Plus” tregojnë se kuponi i vlefshëm prej 6000 lekë/pastrim profesional i shtëpisë, ka qenë shumë i kërkuar, sidomos në fundjavën përpara 14 shkurtit.

Kërkimi / Analiza e të dhënave të mediave sociale duke përdorur “Ditën e Shën Valentinit” si fjalë kyçe tregon se termi më i lidhur ishte “dyqan” dhe “dhuratë” të identifikuara 131.17% më shpesh sesa termi “dashuri”.

Në botë/ Sipas Euromonitor International, shitjet online pritet të arrijnë nivelet më të larta të viteve të fundit në shkurt 2024.MONITOR

Rama me Tony Blair në Samitin Global të Qeverisjes

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Dubai në Samitin Global të Qeverisjes për rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse. Paneli drejtohet nga ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Rama dhe Blair diskutuan mbi aspektet teknologjike që Shqipëria po aplikon për zhvillimin e vendit dhe avancimin në anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Rama u shpreh se me teknologjinë mund të kapërcejmë në të ardhmen. Është bërë e mundur heqja e sporteleve dhe rradhëve të gjata dhe kryeministri shtoi se duhen ngritur sisteme që mbajnë njerëzit në fre.

Rama: Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim krejt të izoluar, na thuhej se ishim i vetmi vend i vërtetë komunist. Kështuqë ishim tërësisht të vetmuar me një varfëri që sot duket e pamundur edhe të merret me mend. Kur hymë në epokën e ndërtimit të institucioneve demokratike ajo që mësuam me mundim është që sistemi mund të ndryshoj brenda ditëve por institucionet nuk ndërohen dot as për vite. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen që është diçka që me zhvillmet e aktuale të invovacionit do të ishte e pamundur.

Blair: Ajo që po bëni është të ndërtoni një strukturë digjitale. Na folni diçka për elementet e ndryshme se si po e sillni këtë revolucion digjital në vend.

Rama: Së paku gjithsecili mund të ketë dëgjuar diçka këto 30 vjet që është një vend që vuan nga krimi dhe korrupsioni, një pjesë e madhe ka qenë e vërtetë, një pjesë tjetër ka qenë e fryrë. Por kur duhet të ndërtohet një shtet moedern duhet të mbështetesh tek njerëzit. Por nuk është mjaftueshëm sepse siç edhe është thënia nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin por sistemi që korrupton njerëzit. Duhen sisteme që mban njerëzit në fre. Teknologjia nxjerr nga tabloja ndërmjetësin dhe bën të mundur pasjen e një sistemi që lidhet me njerëzit. Kemi ndyrshuar mënyrën e shërbimeve publike. Për çdo dokument duhet të mbaje rradhë të gjata në sportel në kushte të këqija. Tashmë është digjitalizuar nuk ka më sportele.