Arrestohet i riu shqiptar në Greqi që u kap me drogë

E57c5cee Ed4d 41bf 9373 B82e7f0d33f5

Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg marijuanë. Bëhet fjalë për shtetasin Mario Guxo. 

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot teë mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false. Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj beson policia dhe ka mundur të shmange kontrollet doganore në disa raste.

Guxo ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte.

Fier-Arrestohet 42 vjecari pasi kercenoi me thike nje 33 vjecar

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetas 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Prangosen 2 te rinje ne Fier kryen mardhenie seksuale me nje vajze me semundje mendore

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore.

Fjeti me 200 gra, bëri 180 fëmijë, por 52-vjeçari është ende në kërkim të dashurisë

Një 52 vjeçar po përpiqet të gjejë dashurinë dhe lumturinë, edhe pse ka fjetur me 200 gra dhe ka 180 fëmijë. Megjithatë, 52-vjeçari Joe nga Britania e ka të vështirë të gjejë dashurinë.

“Tingëllon qesharake, por suksesi im si dhurues i spermës e ka bërë të vështirë për mua të kem sukses në dashuri”, tha ai.

Ai më pas vuri në dukje se mund të gjejë lehtësisht një grua për të bërë seks, por i mungon një përqafim ose një puthje, jo kontakti fizik.

Kështu, ai vazhdon të kërkojë gruan që do t’i marrë zemrën duke shpresuar në një moment se do të gjejë dashurinë e vërtetë.

Merr zgjidhje problematika e mbetjeve spitalore ne Fier, rikthehet pas disa muajsh edhe ngrohja ne spital

Ka marr zgjidhje problematika e mbetjeve spitalore ne Fier qe prej nje viti ishin depozituar ne bodrumet e spitalit duke u bere rrezik potencial ne perhapjen e epidemise.
Vetem ne diten e djeshme pas shume perpjekjeve per kete qellim eshte bere e mundur zhvendosja e mbetjeve spitalore prej ambjenteve ku ishin depozituar dhe me pas do te kryhet asgjesimi i tyre me ane te djegies.

Prej disa ditesh gjithashtu eshte bere e mundur rikthimi i ngrohjes ne ambjentet e spitalit te Fierit .

Prej disa muajsh mungonte ngrohja ne ambjentet e spitalit ku familjaret e pacienteve detyroheshin te merrnin ngrohje dhe rezistenca me vehte.

Hodhi foshnjën e porsalindur në lum, 22 vite burg për 32-vjeçaren

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 22 vite burg Orjana Gremin, vajzën e cila në janar të vitit të kaluar hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të porsalindur.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi, 32 vjeçe, kërkoi një masë më të butë, ndërkohë ndaj saj rëndon akuza “vrasjes së të miturit”.

Kujtojmë se Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor të vitit 2022. Ajo jetonte te dajat në Postribë të Shkodrës. 

Vaji i ullirit kthehet në produkt “luksi” 

Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsiderohej në të vërtetë si një produkt luksi pasi çmimi i tij “fluturoi” në shumë vende të botës për shkak të rënies së prodhimit si pasojë e thatësirës. Konkretisht vendi që përjetoi rritjen më të madhe të këtij produkti ishte Turqia me 264 % si një ndër prodhuesit kryesor,  ndjekur nga Greqia ku çmimi u rrit me 58.5%, më pas renditet Tunizia me një rritje prej 48 % .

Po ashtu vaji i ullirit u shtrenjtua edhe në Spanjë dhe Itali gjatë 2023-shit, në dy shtetet që zënë peshën më të madhe në botë për prodhim, respektivisht me 40 dhe 34 %.

Kësaj vale rritje nuk i shpëtoi as Shqipëria për shkak se një sasi e konsiderueshme e prodhuar në vitin 2022 u eksportua në Itali dhe në vitin 2023 prodhimi ishte më i ulët.

Kështu nëse në vitin 2022 për shkak të mbiprodhimit vaji i ullirit arriti të tregtohej mesatarisht 500 lekë litri, në 2023 u rikthye sërish në kushtet e mëparshme, duke arritur në vlerën e 750-800 lekë për litër, me një rritje prej 37.5%. Megjithatë për konsumatorët shqiptarë ky ndryshim çmimi nuk ishte i pazakontë për shkak se kjo ka qenë mesatarja e çmimit të shitjes në çdo vit, dhe  2022-shi u konsiderua si përjashtimor.

Në vitin 2022 prodhimi i ullirit u rrit me 39%,  duke u regjistruar në 152 mijë ton. Ndërsa u eksportuan afro 5 mijë ton vaj ulliri vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023. Në vendin tonë për vitin 2023-2024 janë prodhuar 16 mijë ton, duke u renditur në vendin e 16-të ndër 30 shtete prodhuese.

SCAN 

Importi “mbyt” produktin vendas – Fermerët ngrenë shqetësimin për skemat e mbështetjes. 

Mungesa e tregjeve, konkurrenca e pandershme por edhe mbështetja e ulët që ofrohet përmes skemave të subvencionimit janë disa nga shqetësimet, që paraqesin fermerët, të cilët të gjendur në këto kushte paralajmërojnë rritje të mëtejshme të çmimeve. Rigerta Loku, fermere thotë se nga viti në vit ka një rënie të numrit të bagëtive. Sot qytetarët, thotë ajo po konsumojnë keca që e kanë origjinën nga Mali i Zi, Serbia dhe Brazili.

“Ka dy vite që në Shqipëri futen keca nga Mali i zi apo Serbia dhe kecat shiten si prodhim vendas, në një kohë kur një blegëtor që nuk është i afirmuar e ka të vështirë të shesë atë prodhim që e ka rritur 100% në mënyrë biologjike. Kështu që shqiptarët po hanë keca Brazili, që nuk e di sa ditë duhen për të ardhur në Shqipëri dhe në çfarë kushtesh janë rritur”. 

Nga studio e emisionit “Box to Box”, ndërsa paralajmëroi rritje të mëtejshme të çmimeve për produktet e bulmetit, Loku ndal edhe te skemat e mbështetjes që ofrohen nga Ministria e Bujqësisë duke vënë në dukje që aksesimi i tyre është i vështirë edhe për shkak të mungesës së informacionit.

“Mendoj që po, do të ketë rritje të çmimeve për produktet e bulmetit dhe jo vetëm. Ne këtu djathin e shitëm 12 mijë lekë kilogramin, ndërsa në Tiranë mendoj që është shitur edhe më shtrenjtë. Tashmë djathi i dhisë, mishi i kecit është shndërruar në një luks për shqiptarët”. 

Ndërkohë, Alban Çakalli, sipërmarrës në bujqësi shprehu nevojën e mbështetjes së fermave të vogla për të mundësuar rritjen apo zhvillimin e tyre. Për mirëfunksionim të tregut mbi bazën e nevojave, zgjidhja sipas tij do të ishte edhe tek bashkimi i operatorëve, por kjo gjë s’mund të bëhet pa hartimin e politikave të posaçme nga Ministria e Bujqësisë.

“Nëse fondet e IPARD-it do të ndaheshin me kushtin që për të përfituar duhet të jenë mbi 10 fermerë të bashkuar ju garantoj që sot do të kishim kooperativa shumë të mira në Korçë, në Lushnje apo Sarandë. Pra, me anë të fondeve mund të arrish që të japësh efekt në bashkimin e fermerëve”. 

Numri i bagëtive, sipas Çakallit ka pësuar një rënie me rreth 700 mijë dhe kostot mund të jenë edhe më të mëdha nëse nuk ndërhyhet në këtë sektor, për të ndalur fillimisht rënien dhe më pas për të nxitur rritjen apo zhvillimin e tij.

SCAN