Perplas me makine dy kembesor ne Fier, procedim penal per 27 vjecaren

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 27 vjeçe, banuese në Mbrostar Ura, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur aksidentalisht 2 shtetas, këmbësorë, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesë.       Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Blinken zbret në Rinas

Bashkë me sekretarin Blinken, në Tiranë rikthehet edhe ish ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ka mbërritur në Tiranë, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Zyrtari i lartë amerikan, u prit në Rinas nga ministri i jashtëm Igli Hasani, ambasadori ynë në SHBA, Ervin Bushati si edhe i ngarkuar i ambasadës amerikanë Wisner.

Bashkë me sekretarin Blinken, në Tiranë rikthehet edhe ish ambasadorja amerikane Yuri Kim.

AGJENDA E PLOTË E PUBLIKUAR NGA DASH:

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

3:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 5:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri

Akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares, Altin Çoku rrëfehet nga kafazi prej xhami

Nis seanca gjyqësore për masën për Altin Çokun, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz.

Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami.

Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm. “Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.

Blinken në Shqipëri, DASH publikon AGJENDËN, “blindohet” Tirana

Në kuadër të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për sigurinë gjatë ditës së nesërme.Kështu mësohet se mbi 1 mijë forca policie do të jenë në terren për të monitoruar çdo lëvizje të palejuar në akset rrugore që do të bllokohen gjatë së enjtes.Mësohet se të angazhuara do të jenë edhe efektivë të reparteve speciale, FNSH, RENEA dhe FSK.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojë Blinken, janë vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

Ndërkohë, në fasadën e Fakultetit Politeknik, është vendosur një poster gjigant i zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti Blinken”.

Humb jeten nga goditja me thike nje 40 vjecar, policia në kërkim të autorit

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit  për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K.40 vjec, i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

Arrestohet i riu shqiptar në Greqi që u kap me drogë

E57c5cee Ed4d 41bf 9373 B82e7f0d33f5

Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg marijuanë. Bëhet fjalë për shtetasin Mario Guxo. 

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot teë mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false. Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj beson policia dhe ka mundur të shmange kontrollet doganore në disa raste.

Guxo ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte.

Fier-Arrestohet 42 vjecari pasi kercenoi me thike nje 33 vjecar

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetas 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Prangosen 2 te rinje ne Fier kryen mardhenie seksuale me nje vajze me semundje mendore

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore.