E rëndë në Greqi! 39-vjeçari shqiptar vret me armë gruan e tij

Një 39-vjeçar ka vrarë partneren e tij në Greqi.

Protothema raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias së Kretës.

Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe vrarë parteren rumune. Pas aktit të rënë, ai e ka njoftuar vetë policinë.

Sipas mediave, 39-vjeçari njihet si një person problematik për drogë

Makina humb kontrollin dhe përfundon mbi bordurë 

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “18 shtatori” Gjirokastër.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendngjarja, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës.Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia po ekspertizen

Blinken pergjigjet nese “Ka një kërcënim serioz sigurie nga Rusia”

Antony Blinken është pyetur sot gjatë konferencës me gazetarët në Tiranë, nëse ka një kërcënim nga Rusia.

Ai tha se shumë shpjet do të flasin për këtë, duke shtuar se fokusi i Presidentit Biden, është siguria e SHBA dhe popullit të saj.

Gazetarja: Kanë dalë informacione për një kërcënim serioz sigurie nga Rusia, ndërsa po kërkohet një përgjigje nga SHBA. Si e konsideroni urgjencën e këtij kërcënimi, dhe cila është përditshmëria që SHBA ka për ta përballur?

Blinken: Nuk është aftësi aktive, por diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim dhe jemi diskutuar dhe me partnerët. Por fokusi i presidentit është siguria e SHBA dhe popullit, dhe ndërsa i qasemi kësaj kjo është e para.

Sa i përket pengjeve në Gaza, sikurse e dini ne kemi dhënë një propozim, që përmbledh atë që Katar-Egjipt-Izrael ka propozuar. Është diçka që ne besojmë se ka disa gjëra që ende nuk janë miratuar por ofrohet mundësia për të punuar në një marrëveshje. Jemi duke punuar intensivisht që të gjejmë një dakordësi, dhe besoj se kjo është e mundur. Por ka disa cështje shumë të vështira që duhen zgjidhur. Ne jemi të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje.

Mediat ndërkombëtare jehonë vizitës së Blinken në Shqipëri: Në fokus e ardhmja e Ballkanit 

Blinken Mediat Nderkombetare

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vizitës së Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.

Në mediat ndërkombëtare, vizita e Blinken shihet si një hap për të forcuar marrëdhëniet mes palëve, Shqipëria si një parter partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë.

Ndërkohë një tjetër çështje e rëndësishme e diskutimeve të Blinken në Shqipëri, mund të jetë edhe çështja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton Shqipërinë të enjten për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit të plotë të Rusisë.

Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të fokusohet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor pasi Shqipëria dhe disa fqinjë kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë. Uashingtoni ka mbështetur fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE.

SHBA ka vlerësuar lidershipin e Shqipërisë në ish-rajonin e shkatërruar nga lufta dhe rolin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si një anëtar jo i përhershëm. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka caktuar rregullisht njësi të vogla të ushtrisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe operacionet e NATO-s. Shqipëria do të presë një samit ndërkombëtar për Ukrainën më vonë këtë muaj, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës.

Tensionet mes fqinjëve Kosovë dhe Serbi mund të trajtohen gjatë vizitës së Blinken. Negociatat e ndërmjetësuara nga BE për të normalizuar marrëdhëniet e tyre kanë pasur progres të ngadaltë, ndërsa incidentet e rastësishme të dhunshme kanë nxitur frikën e destabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e fundit të Kosovës për dinarin si monedhë në komunat e saj me shumicë serbe.

Vizita e Blinken në Tiranë/ Korrespondenti i Greqisë në Shtëpinë e Bardhë: Një mundësi e mirë për të folur për arrestimin e padrejtë të Belerit

Reagon për vizitën Blinken në Tiranë korrespondenti i Greqisë në State Department dhe Shtëpinë e Bardhë, Michalis Ignatiu, njëkohësisht dhe themelues i gazetës greke “Hellas Journal”.

“Një vizitë e shkurtër, por që do ngrejë në majë krenarinë e gabuar të Edi Ramës. Ai kujton se është një Erdogan i vogël. E adhuron Erdogan dhe duket që dëshiron t’i ngjajë. Ka pak, por gjithsesi njerëz seriozë në Athinë që lidhin aktet e tij antigreke me Turqinë pushtuese Diçka më tepër do dinë. shkruan Ignatiu duke vijuar.

“Vizita e Blinken në Tiranë është një mundësi e mirë për të ngritur çështjen e arrestimit të padrejtë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. A do ta ngrejë këtë çështje ministri amerikan? Pyeta majtas e djathtas dhe përgjigja që mora është se e shohin si “bah, të pamundur” ushtron kritikë në diplomacinë greke.

“Kjo nuk është gjë e mirë. Sepse nëse nuk ka presion amerikan, të cilit shqiptarët i dorëzohen gjithmonë, Rama do të vazhdojë të mbajë peng, përmes sistemit të korruptuar të drejtësisë shqiptare, Fredi Belerin.

Kryeministri shqiptar nuk ka frikë nga Bashkimi Evropian sepse është një organizatë që nuk ka fuqi të imponojë qëndrimet e saj ndaj askujt. Por para amerikanëve dridhen. Në fund të fundit, i kanë patjetër në dorë përmes korrupsionit.
Ambasadorja e mëparshme në Tiranë, Yuri Kim, e cila tani është zëvendësministre e Jashtme e SHBA, luftoi korrupsionin në Shqipëri dhe ka me vete gjithë materialin e gjetur” referohet Michalis Ignatiu duke analizuar më tej vizitën Blinken me të rinjtë shqiptarë në Piramidën, takimet e shumta si dhe rëndësinë në forcimin e marrëdhënieve dhe mbështetjes ndaj Shqipërisë, si dhe falënderimet për kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga [2022 deri në 2023].
Në fund, Ignatiu shpreh keqardhjen për SHBA duke shkruar se ” “superfuqia Amerikane nëpërmjet Sekretarit të Shtetit viziton në kryeqytetin shqiptar për të falënderuar Ramën për gjoja pro-amerikanizmin e tij. Sa keq! Aleatët tanë amerikanët po e humbin plotësisht seriozitetin e tyre”.

Senati italian miraton marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë

Senati italin ka miratuar përfundimisht projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy qendrave në territorin shqiptar për të pritur 3 mijë emigrantë. Sipas mediave italiane, projektligji u miratua me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim.

Marrëveshja për emigrantët, e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni në Romë, mori dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese, pasi 30 deputetë të opozitës kërkuan rrëzimin e saj duke pretenduar se është antikushtetuese dhe shkel sovranitetin e vendit.

Gjykata argumentoi se kjo është një marrëveshje që nuk ndryshon integritetin territorial dhe se nuk cënon të drejtat e njeriut. Marrëveshja parashikon ndërtimin e dy qendrave në Gjadër për strehimin e emigrantëve. Kapaciteti maksimal i numrit të emigrantëve nuk do të jetë më shumë se 3 mijë.

Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët

Putin deklarate provokuese: Blinken djali ynë, rus me origjinë hebreje

Presidenti Vladimir Putin ka bërë një deklaratë që ka sjellë provokime, ndërsa theksoi se Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ishte ‘rus me origjinë hebre’. Në një intervistë me gazetarin Pavel Zarubin, Putin tha se Blinken vjen nga një familje emigrantësh hebrenj rusë. 

Putin vuri në dukje se paraardhësit e Blinken kishin ikur nga Kievi, kështu që kur ai thotë se familja e tij i shpëtoi persekutimit në Rusi, ai në heshtje pranon se nuk kishte Ukrainë në fillim të shekullit të 20-të, argumentoi presidenti. “Duket se zoti Blinken është djali ynë. Por ai nuk duhet të bëjë deklarata të tilla publike, përndryshe kopertina e tij do të fryhet”, tha Putin me shaka.

Arrestohen 2 te rinje ne Fier , zhvillonin ne lokal lojera te fatit

Fier/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, për vënie bastesh sportive, me pajisje kompjuterike dhe me celularë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 8 njesi kompjuterike, 2 celularë dhe 1 televizor.

Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këto raste u vunë në pranga shtetasit F. L., 26 vjeç dhe J. Zh., 22 vjeç, të dy banues në Fier.

Ata u kapën në flagrancë në 2 lokalet në pronësi të tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, të cilat i kishin përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive me celularë dhe njesi kompjuterike).

Nga të dyja ambientet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 8 njesi kompjuterike (lap top dhe iPad), 2 celularë dhe 1 televizor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅