McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve, fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë

Gjykata federale e Uashingtonit dënoi të premten me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly tha në sallën e gjyqit para dhënies së dënimit se fakti që zoti McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, zoti McGonigal kishte humbur “kompasin moral”.

Në seancën që e ndoqi në sallën e gjyqit Zëri i Amerikës, gjykatësja tha se nuk mund mund të kishte motivacion tjetër përveçse “pangopësi por edhe arrogancë” që zoti McGonigal kishte menduar se mund të bënte veprime të tilla, pa pasoja.

Gjykatësja tha se në vendimin e saj, ajo kishte marrë parasysh se ai kishte marrë përgjegjësinë duke pranuar fajësinë për marrjen e 225 mijë dollarëve nga zoti Nezaj dhe lidhjet me zyrtarët e Shqipërisë dhe se kishte shprehur pendesë.

Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i kishin kërkuar gjykatës, dënimin e zotit McGonigal me 30 muaj burgim dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, siç thuhet në memorandumin lidhur me akuzat për rastin e Shqipërisë.

Në seancë, prokurorja Elizabeth Ann Aloi, tha se shkeljet e zotit McGonigal ishin flagrante dhe përbënin korrupsion.

Kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë të FBI-së që shiti postin “për 225, 000 dollarë”, tha ajo.

“Ai nuk mori para nga një mik i ngushtë, tha ajo duke iu referuar zotit Neza, por nga dikush që po e lidhte me zyrtarë të huaj”, tha ajo.

Prokurorja vazhdoi më tej duke thënë se ai “kishte shkuar aq larg sa kishte hapur një hetim në FBI për një lobist”, nga informacionet që kishte marrë nga burimet e tij të lidhjeve në Shqipëri, tha prokurorja.

Vetë zoti McGonigal shprehu keqardhjen për veprimet e tij.

Në përfundim të seancës, zoti McGonigal nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Zërit të Amerikës duke thënë “jo tani” ndërsa avokati i tij, Seth DuCharme tha se “jemi shumë të lehtësuar

Megjithëse avokatët e zotit McGonigal kërkuan që dënimi nga gjykata e Uashingtonit të llogaritej në të njëjtën kohë me atë të Nju Jorkut, ku ai është dënuar me 50 muaj burg lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, gjykatësja vendosi që dënimi në Uashington të ishte i veçantë.

Nëse dënimet do të konsideroheshin të njëkohëshme, do të thoshte që dënimi i gjykatës së Uashingtonit të ishte pjesë e 50 muajve të caktuara për gjyqin e Nju Jorkut, por si prokurorët ashtu edhe gjykatësja ishin dakord se zoti McGonigal duhet të vuante dënim të veçantë për akuzat e lidhura me Shqipërinë.

Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. Ai gjithashtu kishte fshehur takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, këshilltarin e tij Dorian Duçka dhe persona të tjerë.

“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, ishin shprehur prokurorët në dokumentin ku kërkonin dënimin e zotit McGonigal.

Në shtator zoti McGonigal pranoi fajësisë në gjykatën federale në Uashington, për të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e paraportuara me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Duçka, në këmbim të rrëzimit të 8 pikave të tjera që kishte akt-padia.

Kryeministri Rama ka deklaruar se zotin Neza “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”.

Prokurorët: Akuzat mund të vërtetohen “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”

Marrëveshja e arritur në shtator mes zotit McGonigal dhe prokurorëve, bëri të mundur që çështja të mos shkonte në gjyq. Por aty theksohej se përmes saj palët deklarojnë se “nëse çështja do të shkonte në gjyq” …Shtetet e Bashkuara (prokurorët) mund t’i provonin faktet për të cilat zoti McGonigal pranoi fajësinë “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.

Në seancën e shtatorit, zoti McGonigal iu përgjigj “po” të gjitha akt-akuzave për këto fakte.

Ato përfshinin mes të tjerash vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënieje të vazhdueshme me të” dhe zotin Duçka, si edhe faktin se ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”.

Hapja e hetimit për lobistin amerikan

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare.

Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së.

Zoti McGonigal informoi Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast, më 25 nëntor, “pasi një ditë më parë ai kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan” nga zoti Duçka.

Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike.

Ndërsa në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Neza. Ky i fundit, sipas aktakuzës, e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.

Kur vitin e kaluar foli në parlament për këtë çështje zoti Rama tha se “koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?”, duke shtuar se “po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare”.

Por në fakt, në atë kohë, nuk ishte folur për financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me këtë çështje, e cila doli në dritë më vonë, në mars 2018, pas dyshimeve të ngritura nga një shkrimi i botuar nga revista amerikane “Mother Jones”.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime se përse Neza dhe Duçka u angazhuan drejtpërdrejt në këtë çështje, i pari duke u shërbyer si burimi konfidencial për FBI-së për këtë rast dhe i dyti, këshilltari i zotit Rama, duke sponsorizuar udhëtimet e dëshmitarëve nga Evropa për takimet e tyre me FBI-në, ndërkohë që zoti McGonigal nuk kishte informuar FBI-në për marrëdhënien e tij financiare me zotin Neza, apo kontaktet e tij të vazhdueshme me zotin Duçka.

Dokumentat tek të cilat ka qasje Zëri i Amerikës, dëshmojnë se hetimi ishte hapur në shkurt të vitit 2018, për disa mospërputhje në plotësimin e dokumentave të FARA-s, ligjit për regjistrimin e lobistëve dhe se kishte ngjallur pikëpyetje dhe te vetë personeli i FBI-së.

Pikëpyetjet e zyrtarëve të FBI-së lidhur me kërkesën për hetimin e lobistit

Në mbështetje të këtij fakti, prokurorët bashkangjisin një letër të një agjenti të FBI-së ku janë redaktuar disa të dhëna identifikuese. Letra mban datën 16 mars 2018 dhe zyrtari që e shkruan pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime” më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”

Më tej, zyrari shkruan se kërkon që të jetë në gjendje t’u përgjigjet eprorëve nëse lindin pyetje. “Do të doja t’ju shpjegoja atyre se pse po punojmë për një çështje SIM/FARA të lidhur me Shqipërinë, kur çdo ditë unë luftoj për burime për disa çështje të sigurisë kombëtare që kanë lidhje me disa vende që paraqesin kërcënim të lartë si..”, thuhet në letër ku emrat e vendeve të tjera janë të fshira.

Po ashtu është bashkangjitur edhe vendimi për mbylljen e hetimit, që mban datën 25 korrik 2019, pas daljes në pension të zotit McGonigal, ku thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut nuk ka arritur në përfundimin se —- (emër i redaktuar) ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj dhe se kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për FARA-n në Departamentin e Drejtësisë”. Në këtë vendim përmendet me emër Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë, edhe në një gjykatë në Nju Jork, lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Me 15 dhjetor 55-vjeçari McGonigal u dënua nga gjykata federale e Manhatanit me katër vjet e dy muaj burg./ VOA

Përfshihet nga flakët fuoristrada, lëndohen 2 persona

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorës ndërsa ishte në udhëtim e sipër.

Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për një automjet tip fuoristradë, e cila ka shpërthyer në flakë në fshatin Kuç të Vlorës.Brenda saj kanë qenë 2 persona, të cilët kanë arritur të shpëtojnë me dëmtime të lehta.

Balla ne Asamblene ne Fier i kerkon strukturave te PS , rritjen e numrit te anetareve

Te rritet numri i anetaresise se Partise Socialiste ne Fier, per te mbetur kryeqytet i socialisteve. Keshtu ka deklaruar per mediat drejtuesi politik i qarkut Taulant Balla, pas Asamblese se zgjeruar te Partise Socialiste te zhvilluar pasditen e sotme. Balla ka kerkuar nga cdo strukture e Partise Socialiste qe deri ne zgjedhjet e delegateve te Kongresit ne muajin prill, te rritet sa me shume numri i anetareve , vecanerisht i te rinjve me qellim fuqizimin e forces me te madhe poltike ne vend dhe arritjen e nje rezultati te kenaqshem per zgjedhjet e 2025-es.

I pyetur ne lidhje me daljen ne ballkon para militanteve te ish – kryeministrit Sali Berisha, Balla i ka qendruar deklaratave te meparshme se ky veprim ne kushtet e arrestit te shtepise , perben shkelje ligjore , e megjithate nuk ka kursyer ironine se ky veprim duhet bere perdite prej tij pasi na shton me tej kenaqesine.

Blinken shpreh ngushëllimet për vdekjen e Navalnyt: Rusia është përgjegjëse!

Mbi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ka reaguar dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ai e ka akuzuar Rusinë si përgjegjësen për këtë ngjarje, ku thotë se qeveria ruse e ka persekutuar dhe helmuar atë për vite me rradhë.

Mbi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ka reaguar dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ai e ka akuzuar Rusinë si përgjegjësen për këtë ngjarje, ku thotë se qeveria ruse e ka persekutuar dhe helmuar atë për vite me rradhë.

“Ne kemi parë raportet nga Rusia për vdekjen e Alexei Navalny. Për më shumë se një dekadë, qeveria ruse, Putin, e ka persekutuar, helmuar dhe burgosur atë.

Para së gjithash, nëse këto raporte janë saktë, ngushëllimet dhe lutjet tona shkojnë për gruan dhe familjen e tij. Përtej kësaj, vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një burri, vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar.

Rusia është përgjegjës për këtë, ne do të flasim me shumë vende të tjera për Alexei Navalny, veçanërisht nëse këto raporte dalin të vërteta”, shprehet Blinken.

Arrestohen 4 shqiptarë qe shperndanin kokainë në Greqi 

Policia greke ka goditur një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Megaron në Athinë. Fillimisht policia ka goditur një grup shpërndarjeje në 27 qershor 2023, ku u arrestuan 2 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, por informacionet e policisë zbuluan se ata nuk ishin të vetmit persona që përbënin grupin kriminal.

Sipas policisë greke, nën drejtimin e 30 vjeçarit shqiptar Armando Bregasi vepronte një linjë tjetër e këtij grupi. Policia greke në tetor 2023 vuri në përgjim 3 numra celulari, prej të cilave dyshohej se kryhej shpërndarje narkotikësh. Përdorues të këtyre numrave u identifikuan Ardiano Xhangollari, 44 vjeç dhe Manuel Toska, 35 vjeç.

Si bashkëpunëtorë të dy shqiptarëve, hetimet zbuluan edhe emrat e shqiptarëve Armando Bregasi, 30 vjeç, Kozeta Bregasi, 52 vjeçe, Enis Morava, 39 vjeç, Euklid Ago, 35 vjeç dhe Arben Memajdini, 40 vjeç, të grekut Vasileios Dhiamantopoulos, 35 vjeç por u zbulua gjithashtu edhe veprimtaria e një shtetasi ende të paidentifikuar.

Nga hetimet rezultoi se anëtarët e këtij grupi kriminal, merren me shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht sasi kokaine, me qëllim përfitime të paligjshme financiare, të cilat më pas i legalizojnë nëpërmjet bizneseve të mbajtura nga kreu i grupit dhe anëtarët kryesorë, përfshirë karburante.

Gjatë operacionit policor të kryer nga policia e Megaron në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e qenve nuhatës, u kontrolluan 5 banesa të Armando dhe Kozeta Bregasit, Ardiano Xhangollarit, Manuel Toskës, Arben Memajdinit dhe Vasileios Dhiamantopoulos dhe bizneset e Armando Bregasit e Ardiano Xhangollarit.

Nga kontrollet u sekuestruan 219 gram kokainë, 180 gram marijuanë, barna, 22 mijë 460 euro, 50 paund, pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronike, karta dhe libreza bankare, shkrime dore si dhe automjetet luksoze 2 “Audi Q5” dhe 1 “VW Golf” si dhe 2 motorra.

Gjatë operacionit u arrestuan Armando Bregasi, Kozeta Bregasi, Ardiani Xhangollari, Manuel Toska dhe Vasileios Dhiamantopoulos ndërsa u shpallën në kërkim Enis Morava, Euklid Ago dhe Arben Memajdini. Ky i fundit, banues në Sarandë, rezulton i arrestuar edhe në vitin 2016 në Gjirokastër me 5.3 kg marijuanë.

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 38 vjec, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 58 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke prodhuar materiale ndërtimi, në subjektin e tij, ka shkaktuar ndotje të ajrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 55 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ekzekutoi me pistoletë bashkëjetuesen ne Greqi, ja kush është shqiptari vrasës

Zbardhen detajet e ngjarjes tragjike në Greqi, ku një 39-vjeçar i identifikuar si Gentian Mino është arrestuar mëngjesin e së premtes prej policisë në Heraklio, pasi ekzekutoi me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, 28-vjeç.

Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke thënë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën,kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Heraklios në Kretë ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.

Sekuestrohen pako kokaine me flamur shqiptar në Ekuador/ Vlera e tyre shkon 7.3 milionë dollarë

Në Ekuador janë sekuestruar 122 pako me kokainë me 7.3 milionë dollarë.

Mbi pakot me kokainë ishte stampuar flamuri shqiptar.Kokaina u sekuestrua ditën e djeshme nga policia ekuadoriane, ndërsa ende nuk dihet nëse mes të arrestuarve ka shtetas shqiptarë apo jo.