Fier-Kapet me droge ne makine, prangoset 35 vjecari

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2”, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

✅Po këta specialistë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për M. H., 31 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, si dhe për shtetasin E. Y., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasagjer në motomjet, pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia ndeshkon me gjobe 40 mije lek te reja 53 vjecarin pasi hodhi mbeturinat nga makina

Fier

Hodhi mbeturina, në rrugë, ndërkohë që drejtonte automjetin, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj, 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Lushnjë-Rrethi i Kolonjës”, drejtuesin e një automjeti, duke hedhur në rrugë, mbeturina, që përveç se ndotin mjedisin, mund të bëhen shkak për humbjen e vëmendjes nga drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin J. K., 53 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 40 000 lekë të rinj, sipas neneve 15/2 dhe 15/1 pika g, të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, duke shpërqendruar drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Reagon Balla per dhunen e bashkëshorteve ne Fier ku njeri prej tyre i publikoi video intime në rrjetet sociale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas dy arrestimeve në Fier të dy  personave që kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve të tyre, ku njëri prej tyre i kishte publikuar edhe video intime në rrjetet sociale.

Balla shkruan se është detyra e Policisë të rrisim vigjilencën dhe ta adresojë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj. Balla shton se duhen marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit.

Reagimi i Ballës: 

Policia e Shtetit Fier ka ndaluar sot një tjetër dhunues. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë edhe më shumë publike dhe ku na duhet angazhimi i të gjithë shoqërisë sonë. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo duhet të na shqetësojë të gjithëve, ndërsa viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.

Mjeti bujqesor perplas motorcikleten, plagoset 40 vjecari

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në qëndër te Divjakës, mjeti buqësor tip “Fiat Agri” me drejtues shtetasin L. Z., rreth 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha” me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 40 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Luan Baci deklarate: Fieri nuk eshte kryeqytet i socialisteve

Fieri nuk eshte kryeqytet i socialisteve, por i njerezve te ndershem, punetore dhe jo hajdute si rilindasit e korruptuar. Kjo eshte deklarata e deputetit te Partise Demokraktike te qarkut Fier, Luan Baci, si reagim ndaj etiketimit qe ka bere nje dite me pare ne asamblene e zgjeruar , drejtuesi politik i Partise Socialiste Taulant Balla .

Deputeti Baci gjithashtu ka ftuar te gjithe demokratet dhe qytetaret fierake per te marre pjese ne protesten e 20- shkurtit si nje pergjigje ndaj luftes kunder korrupsionit, varferise , dhe braktisjes masive te te gjitha grupmoshave si pasoje e keqqeverisjes ne nivel lokal e qendror. Nderkohe ne prononcimin e tij per mediat , Baci ka injoruar ftesen per bashkim te Lulzim Bashes dhe Enkelejd Alibeaj , ndersa ka ftuar te gjithe demokratet dhe strukturat pet tiu bashkuar aksionit opozitar.

Nderkohe Baci nuk ka lene pa komentuar dhe refuzimin e Blinken per te takuar opoziten gjate vizites se tij ne Shqiperi, duke e cilesuar si nje veprim qe delegjitimon vete Bashen dhe grupimin e tij.

Fier-Arrestohen në brenda 12 orëve, 2 shtetas, për dhunë ndaj familjarëve.

Fier

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, arrestohen në flagrancë, brenda 12 orëve, 2 shtetas, për dhunë ndaj familjarëve.

Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale, një video intime, Policia vë në pranga 29-vjeçarin.

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi ish-bashkëshorten, Policia vë në pranga 38-vjeçarin.

✅Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa.

✅Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, banues në Patos, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja”, “Dhunimi i banesës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vrau me armë bashkëjetuesen në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit në Prokurori

Sot, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes, 39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino, i cili qëlloi me armë zjarri partneren e tij 29-vjeçare nga Rumania, në një shtëpi në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 07:30 të mëngjesit të së premtes, është paraqitur në Prokurori.

Ai pretendoi se ata kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar. “ E bëra për qejf ”, pohoi ai pak më pas tek autoritetet, sipas mediave greke.

Në sallonin e shtëpisë policia gjeti trupin e 29-vjeçares Nina në një pellg gjaku e veshur me rroba. Lagjja në Heraklion ku jetonte çifti është tronditur nga krimi brutal. Dëshmitë e personave që e njihnin vajzën fatkeqe zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.

Si ndodhi vrasja?

Kur Mino është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari e priste, pasi kishte konsumuar alkool. Edhe një herë mes tyre ka pasur një debat të ashpër, me 39-vjeçarin që e ka qëlluar në tëmth duke e vrarë në çast.

Më pas vetë autori ka telefonuar EKAB-in dhe Policinë , ndërsa ka rrëfyer në Sigurim se e ka vrarë.

Arma me të cilën 39-vjeçari vrau partneren e tij 29-vjeçare posedohej në mënyrë të paligjshme ndërkohë që ai ishte i njohur për autoritetet. Sipas informacioneve, pranë autoriteteve nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga partnerja e tij apo ndonjë grua tjetër.

29-vjeçari ishte me origjinë nga Rumania dhe punonte në një dyqan të kujdesit shëndetësor në qendër të Heraklion.

Çmimet e energjisë, OSHEE miraton paketat 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar tarifat për bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie dhe që zgjedhin si furnizues Furnizuesin e Tregut të Lirë, që është një nga kompanitë e OSHEE Group.  Administratori i përgjithshëm, Enea Karakaçi bën me dije për TV SCAN paketat e miratuara, si për tensionin 35 KV, ashtu edhe për bizneset e lidhur në nivelin e tensionit 20 KV.

“Për nivelin e tensionit 20 KV, iu kemi ofruar një çmim 1 – vjeçar fiks, 18.3 lekë/kWh. Është i njëjti çmim, me të cilin ata janë furnizuar përgjatë vitit 2022 dhe 2023. Pra, nuk e rëndojmë pozitën e tyre financiare. Po ashtu, iu ofrojmë klientëve të lidhur në nivel tensioni 35 KV, të njëjtën ofertë: Një kontratë 1 – vjeçare, me çmim 15.9 lekë /kWh. Ky çmim është pak më i ulët sepse tarifa e shpërndarjes, e klientëve të lidhur në tensionit 35 KV është më e vogël”, – thotë Karakaçi.

Ndërkaq, nga janari i këtij viti, kur rreth 2100 biznese u njoftuan se nuk do të furnizoheshin më nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, sipas Karakaçit, 99% e tyre nuk kanë zgjedhur furnizues alternativ.

“Situata është dinamike. Normalisht, klientët kanë të drejtë që të zgjedhin furnizues lirisht, kanë të drejtë që të marrin oferta dhe muaj pas muaji të hyjnë apo të dalin nga furnizues të ndryshëm. Ajo çfarë ne konstatojmë gjatë kësaj periudhe është   që 99% e klientëve vazhdojnë të rrinë akoma pranë FTL. Ky është normalisht një fakt shumë domethënës për ne sepse tregon që ne vazhdojmë të kemi oferta konkurruese në treg. Në fund të ditës jemi kompania më e konsoliduar në treg përsa i përket tregtimit dhe furnizimit me energji elektrike”, – bën me dije administratori i OSHEE Group.

Aktualisht, janë 26 subjekte të licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë, që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë në tregun e liberalizuar të energjisë.

/SCAN