Sherr me sende te forta mes dy vajzave në Fier, detajet

Një sherr mes dy vajzave ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Sipas Policisë bëhet me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta. Sakaq, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i shtetases me inicialet Q.T., banuese në Fier.

Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Q. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetase, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Shantazhonte të miturën, reagon Ministri Balla

Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, ka reaguar në Facebook rreth rastit ku një 27-vjeçar shantazhonte një të mitur.

Ai u shpreh se është rritur vigjilenca kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Gjithashtu, ai kërkoi bashkëpunimin me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale.

Reagimi i zotit Balla:

 Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve KibernetikeTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.

Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit!

Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

#ThuajJoDhunësOnLine⛔️

Qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, 

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka dhënë një njoftim, disa ditë pas zjarrit që ra në një nga dhomat e sherbimeve teknike në urgjencë.

QSUT njofton shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkaq, qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftim i rëndësishëm

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën me dije se si pasojë e një defekti teknik në një nga dhomat e sherbimeve teknike 6 ditë më parë, në katin -1 të godinës së Spitalit Qëndror në QSUT u konstatua tym dhe menjëherë u morën masat për mos përhapjen e tij në ambientet e shërbimit të urgjencës si dhe është bërë sigurimi i pacientëve të shtruar duke e vijuar shërbimin ndaj qytetarëve.

Për të mos cënuar shërbimin e urgjencës për qytetarët për shkak të këtij difekti teknik të ndodhur, bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Sherbimim neurovaskular QSUT ndërsa urgjencat e tjera neurologjike në QSR Shefqet Ndroqi.

Fale investimeve të bëra në të gjithe sistemin këtë dekadë dhe angazhimit të personelit shëndetësor, janë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ofruar përkohësisht shërbimin e urgjencës së spitalit qendror në këto struktura shëndetësore bazuar në planet e emergjencës.

Ndërkohë aktualisht strukturat përgjegjëse po vijojnë punën intensivisht për rikthimin sa më parë në punë të shërbimit të urgjencës në spitalin qëndror në QSUT duke garantuar dhe sigurinë e të gjithë elementëve teknik për të vijuar shërbimin ndaj qytetarëve me standartet e duhura.

Sistemi shëndetësor spitalor është i mobilizuar, për t’i shërbyer qytetarëve në çdo skaj te vendit për nevojat e tij shëndetësore.

Spitalet punojnë me staf të plotë për të pritur urgjencën e sëmundjeve kardiake, semundjeve të specialiteteve të ndryshme duke qenë në gadishmeri 24/7 koronarografi.

I kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto intime të miturës, arrestohet 27-vjeçari

27-vjeçari Benard Çullhaj u ndalua nga policia e Tiranës pasi kërcënonte me profile false një 15-vjeçare.

Benard Çullhaj banues në Tiranë, kërcënonte të miturën me profile false. Pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, 27-vjeçari u ndalua gjatë operacionit policor të koduar “Intimiduesi”.

Policia sekuestroi qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t’i në nështrohen një analize të thellë hetimore.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar edhe dy ngjarje të tjera me autor të dyshuar 27-vjeçarin, i cili shantazhonte dy vajza 15 dhe 16 vjeçe.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi Benard Çullhaj 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të”, sipas policisë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Duke marrë në kosideratë, që këto raste sjellin pasoja të rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.

Vdes tragjikisht shqiptari në Itali, e ze posht pllaka e betonit

I hidhur ka qenë fati i një shqiptari në Itali, i cili ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Ai është shtypur nga një pllakë betoni, e cila ra nga vinçi.

Mediat në Itali raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin, Edison Malaj, ndërsa incidenti ndodhi pasditen e djeshme (17 shkurt) në Frascineto, në zonën e Kozencës.

Shqiptari ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur atë. Edhe pse ndihma e mjekëve ka qenë e menjëhershme, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Eksperimenti i zëvendësimit të shqiptarëve me të huaj

Kur në vitin 2019 filloi të ndihej, për herë të parë, mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të valës së re të emigracionit, bizneset nuk e morën shumë seriozisht. Përveçse pandemia e ndali përkohësisht vrullin e ikjeve (në vitin 2020 dhe në pjesën e parë të 2021), ato kishin në sirtar planin rezervë: Të merrnin punonjës të huaj, nga vendet më pak të zhvilluara.

Heqja e kufizimeve pas pandemisë hapi rrugët për mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, drejt Europës. Të dhënat e Eurostat dhe zyrës së statistikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar treguan se vetëm kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë ishin 32 mijë në vitin 2022, niveli më i lartë që nga 2016-a.

Mijëra të tjerë u larguan me kontrata pune, kryesisht në Gjermani. Efekti ishte pothuajse i menjëhershëm në tregun e punës. Kompanitë nuk po arrinin të gjenin punonjës të kualifikuar e të pakualifikuar, duke u detyruar të rishikonin planet e zgjerimit, përveç vështirësive të momentit në mbajtjen e prodhimit e shërbimeve në nivelet e planifikuara.

Plani rezervë nisi të zbatohej gjerësisht në 2022-2023. Pas presionit mbi qeverinë, kjo e fundit lehtësoi procedurat për pajisjet me leje pune për të huajt. Fillimisht u morën punonjësit nga Bangladeshi, që ishin më të disponueshëm dhe të gatshëm të punonin me pagesa më të ulëta.

Shpejt u kuptua që qëllimi i tyre ishte ta përdornin vendin si një trampolinë për të ikur drejt Europës. Rrethi u zgjerua me shtete të tjera, si Vietnami, Filipinet, India, Nepali etj.

Dy vite më pas, eksperimenti për të punësuar të huajt duket se po rezulton i kushtueshëm dhe nuk po funksionon në pjesën më të madhe, sipas një vëzhgimi që bëri “Monitor”, me sipërmarrjet që e tentuan dhe agjencitë e punësimit. Arsyet janë disa:

-Së pari, plotësimi i mungesave në tregun e punës me punonjës të huaj po rezulton një proces me kosto të lartë dhe produktivitet të ulët. Sjellja e punonjësve të huaj ka kosto shtesë administrative dhe monetare. Pagat e tyre po rezultojnë 20-30% më të larta sesa u jepeshin vendasve.

Dhe në një vend që avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore, çdo shtesë është pothuajse e papërballueshme. Këtyre u shtohen dhe vështirësitë në dokumentacione, me të cilat po përballen subjektet që duan të punësojnë të huaj.

-Së dyti, ekonomia shqiptare dominohet nga biznese të vogla. Sipas INSTAT, nga 104 mijë ndërmarrje që ka në vend, vetëm 1400, ose 1.4% e tyre, kanë më shumë se 50 punonjës.

Ndryshe nga të mëdhatë që mund të shfrytëzojnë avantazhin e ekonomisë së shkallës, sipërmarrjet e vogla nuk kanë aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe me produktivitet të ulët nuk mund të përballojnë paga minimale për të huajt, 550 euro për punonjës në muaj, plus kostot 1200 euro për sjelljen e tyre.

-Së treti, edhe për vetë të huajt, tregu nuk është shumë joshës, me përjashtim ndoshta të pozicionit të favorshëm gjeografik, afër shteteve të tjera të Europës, që shpesh është qëllimi final i emigrantëve, duke nxitur edhe biznese të tjera, jo dhe aq ligjore!

Të dhënat për vitin 2023 nuk janë ende të disponueshme, por numri i të huajve me leje pune në vend nuk i kalon 8-10 mijë (rreth 18 mijë janë gjithsej të huaj me leje qëndrimi), një shifër që nuk arrin të mbulojë as ikjet e deklaruara nga kërkesat për azil.

Mungesa e punonjësve po e përkeqëson më tej rrethin vicioz ku ka hyrë ekonomia. Sipërmarrjet po detyrohen të rrisin pagat, pa shtuar produktivitetin, që nga ana tjetër po ul konkurrueshmërinë. Industria që punon me material porositësi ishte e para që e pësoi dhe tani jo vetëm nuk po kërkon punonjës, por po shkurton dhe ata që ka.

Turizmi, që ka ecurinë më të mirë për momentin, rrezikon parametrat e shërbimit. Ndërtimi, që sërish është në lulëzim, mund të mbetet në karabina. Lista është e gjatë dhe përfshin pothuajse çdo sektor.

Ekonomia, si gjithnjë, do t’i gjejë vetë ekuilibrat e rinj, por të paktën gabimet e së shkuarës, që prodhuan modelin e sotëm joproduktiv e jokonkurrues, që nxiti emigracionin masiv, duhet të shmangen./ MONITOR

FIER-Gjendet i vetevarur afer baneses se tij ,nje i moshuar

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Ruzhdie, Patos, në një (kasolle), afër banesës, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi N. D., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.

Plan për të kryer vrasje, policia dhe SPAK godasin grupin kriminal në Vlorë

Një 35-vjeçar me tre identitete është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një operacion i koduar “Trekëndëshi” përfundoi me arrestimin e shtetasit Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, 35 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim.

Këta shtetas akuzohen për organizimin e një vrasjeje dhe grup të strukturuar kriminal.

Njoftimi:

Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë,

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.