Kapet me droge ndiqet penalisht i riu ne Fier

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 20 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., banues në Ballsh, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij, në fshatin Panahor, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë dëmtuar disa pemë ulliri, në tokën e një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Vjosa nxjerr në pah një varkë të vjetër nga koha e mesjetes nga rënia e nivelit

Thatësira e këtij dimri dhe rënia e nivelit të lumit Vjosë ka nxjerrë në sipërfaqe ditët e fundit, skeletin e një varke të vjetër pranë fshatit Kashisht të Bashkisë Fier.

Mbetjet e varkës janë pikasur nga barinjtë e zonës, ndërsa me sy të lirë duken qarte konstruksioni prej druri, gozhdët metalike, te cilat janë përdorur nga ndërtuesit dhe një shtrese bitumi për hidroizolim.

Sipas studiuesit dhe historianit Ilirjan Gjika, ky mjet lundrues duhet t’i nënshtrohet më parë studimit nga specialistet e fushës, pasi Vjosa njihet për historinë e saj të vjetër në lundrimin e brendshëm.

Po sipas historianit Gjika, hipotezat për vjetërsinë e saj  mund të jenë të shumta pasi dihet tradita shekullore e lundrimit në këtë lumë në antikitet dhe mesjetë dhe këtë e faktojnë një sere dëshmish historike.

Humbi jeten pasi mori pensionin ,policia Fier jep detaje te ngjarjes

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Humb jeten i moshuari ne Ballsh pasi merr pensionin

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot ne qytetin e Ballshit. Nje i moshuar ,teksa ka marre pensionin ne sportelet e postes ne lagjen “28 Nëntori” ,dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rene nga shkallet, per pasoje ka humbur jeten ne vend.Burime nga policia bejne te ditur se 75 vjecari F.A ,ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak e me pas ka rënë nga shkallët.

Kalimtaret teksa kane pare te moshuarin shtrire perdhe,eshte njoftuar policia si dhe nje ekip mjekesor te cilet nuk kane mundur ta rikthejne ne jete.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes ndersa pritet dhe nje njoftim zyrtar nga policia per identitetin e te moshuarit dhe detaje te ngjarjes

Nis “blindimi” i Kryeministrisë per protesten e neserme te opozites

Kane nisur përgatitjet për ditën e nesërme, kur do të mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Në pamje duket se kanë nisur punimet për “blindimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty ku do të nisë edhe protesta.

Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit.E nesermja e 20 shkurtit eshte cilesuar nga ish kryeministri Berisha si dite e triumfit dhe dita kur sipas tij” monizmi i Ramës do të shkundet nga themelet”

Realizohet me sukses ne Spitalin Memorial Fier nje nderhyrje kirurgjikale ndaj nje pacienti

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar nje status ne profilin e tij ne rrjetin social facebook nje nderhyrje kirurgjikale te realizuar me sukses nga stafi i spitalit memorial ne Fier. statusi eshte pasqyruar edhe me nje video nga momentet e punes se kesaj nderhyrje dhe punes se stafit mjekesor ne kete spital

Statusi i Edi Rames

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74 vjeçar nga Fieri

Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale

Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Mehmet Karadayi, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes urologjike, Xhesi Hoxha, Aulona Muçaj dhe Denisa Paja

https://www.facebook.com/share/v/vCyWsxnrgTY3ZkRe/?

Tentuan të korruptojnë efektivët e Policisë Rrugore, kapen 5 drejtues mjetesh

Policia rrugore e Tiranës ka konstatuar në shkelje pesë drejtues mjetesh, gjatë ditëve të fundit.

Me synim shmangien nga ndëshkimet përkatese, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht shtetasit B. K., L. Z., P. I., K. G., dhe E. Sh.

Deklarata e policisë

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Qellon me thike kunaten ,arrestohet autori

Dimal

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), në rrugë, bashkëshorten e vëllait, Policia kap dhe ndalon menjëherë autorin e dyshuar (shtetas me probleme mendore).

Sekuestrohet mjeti prerës.

Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.