AMP pezullon nga detyra një inspektor në DVP Fier, i dyshuar për “Korrupsion pasiv”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), pas një hetimi të ndjekur me metoda të posaçme të hetimit ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor R. A., me detyrë Trup Shërbimi në Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Ubran dhe Interurban pranë DVP Fier, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2024, hetuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi i kryer nga AMP u dokumentua me prova se punonjësi i policisë, Inspektor R. A., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë.

Proteta e opozites-Flakë para Kryeministrisë

Hidhen molotov, kapsolle dhe shashka në drejtim të Kryeministrisë

Nis protesta kombetare e opozites para Kryeministrise

Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës e thirrur nga Berisha-Bardhi, ku qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë.

Godina e Kryeministrisë është rrethuar nga 1200 forca policie, të cilat janë në gatishmëri në rast të ndonjë indicenti.

Dyert e godinës janë blinduar ndërsa në gatishmëri janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Sigurisë Kombëtar, Garda dhe Forcat Shqiponja. Po ashtu, prezente janë forca zjarrfikëse dhe ambulanca.

Bulevardi po mbikëqyret nga kamerat, të cilat janë pozicionuar sipër godinave.

Ndërkohë, deputetët e opozitës së bashkuar i janë drejtuar sheshit para kryeministrisë për të mbajtur fjalën e tyre.

Basha në gjumë..por me lekë-KQZ i jep 1 milion euro të tjera

Ky 20 shkurt e gjeti Lulzim Bashën sërish humbës përballë shumicës dhe pakicë brenda pakicës.

Megjithëkëtë, kur vjet puna te paratë, atij i shkojnë punët vaj.

Këtë të martë, kryetarit zyrtar të PD-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i arkëtoi plot 106 milionë lekë, ose gati 1 milionë euro.

Kaq i vlen Bashës vula e PD-së dhe kjo me sa duket, është një tjetër arsye për ta mbajtur vulën fort me cdo cmim.

KQZ shpërndau fondet vjetore për partitë politke, dhe formula ju jep subjekteve zgjedhore financim në bazë të numrit të votave të marra në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kështu, Lulzim Basha ka marrë para për të gjitha votat që PD-ja, aosokohe e bashkuar, mori në vitin 2021.

Sot, Basha ka 11 deputetë ndërsa 41 të tjerë i ka kundër, e të shpërndarë o me Berishën, o me Bardhin, ose me askënd.

Megjithëkëtë, ligji ia jep paratë kryetarit zyrtar të partisë, pa marrë në konsideratë se si kanë rrjedhur ngjarjet në vijim.

Me fjalë të tjera, Basha humbet votat, humbet edhe deputetët, por nuk do të humbasë paratë.

Ky bonus financiar për të do të vijojë edhe vitin tjetër, dhe vetëm kur të bëhen zgjedhje të reja për parlamentin, paratë do të llogariten ndryshe.

Ai do të vazhdojë t’i ketë këto favore, edhe sikur të vijojë me kokëfortësi të bëjë atë që ka në stilin e tij të pakonkurrueshëm:  të mos bëjë beteja, të zhduket kur ka krizë, të rishfaqet i buzëqeshur muaj më pas, dhe të mos flasë atëherë kur i kërkohet.

FONDET E SHPËRNDARA NGA KQZ

Partia Socialiste                     151.494.783 lekë

Partia Demokratike               106.661.181 lekë

Partia e Lirisë                          15.577.215 lekë

Partia Social Demokrate      12.266.269 lekë

PR                               11.488.669 lekë

PDIU                           9.753.658 lekë

PBDNJ                       8.018.647 lekë

PAA                            8.018.647 lekë

LZHK                         8.018.647 lekë

PLL                             8.018.647 lekë

Nisma Thurje           6.283.636 lekë

Miratohet Amnistia Penale në Komisionin e Ligjeve, të enjten votohet në Parlament

Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, është miratuar Amnistia Penale. Ajo do të votohet këtë të enjte, në seancën parlamentare të rradhës.

Do të amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 4 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 5 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 4 dhe 5 vjet nga vuajtja e dënimit.Amnistia mori parasysh edhe propozimet e bëra nga Partia Demokratike, ndërkohë që në votim nuk mori pjesë deputeti Enkeled Alibeaj, i cili tha se duhej më shumë kohë për shqyrtimin e amendamenteve.

Policia 4 orë leje opozitës për të protestuar

Policia ka dhënë 4 orë leje për protestën e opozitës e cila do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se deputetët e opozitës pritet që të dalin së bashku nga selia e Rithemelim.

Ndërkohë demokratët e rretheve do t’i bashkohen në protestë, protestë në të cilën janë parashikuar të mbahen disa fjalime.

Ndërkohë Berisha ka lajmëruar se do të mbajë fjalim përmes Skype.

Ngjarje e rende ne Fier, bie nga kati 5 i pallatit, humb jeten 56 vjecari

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Dyfishohen aksidentet, në janar dy herë më shumë ngjarje në rrugë

Viti 2024 ka nisur me dyfishin të aksidenteve rrugore.

Sipas INSTAT nga këto ngjarje fatmirësisht ka pasur më pak viktima, por është rritur në shifra rekord numri i udhëtarëve që janë dëmtuar.Lezha duket se ka pasur më shumë raste, e ndjekur më pas nga elbasani

Muaji janar ka nisur me një dyfishim të aksidente në rrugët e shqipërisë, nga 119 që ishte vitin e shkuar në 229 në nisje të këtij viti.

Madje sipas të dhënave të instat është numri më I lartë që prej vitit 2019.

Megjithatë raportohet se ka një rënie të viktimave me 11 të tilla cka shënon numrin më të ulët në 6 vite

Në të kundërt me këtë ka një rritje të ndjeshme të lagosurve nga përplasjet e mjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare janë 218 persona që në një muaj kanë pësuar lëndime në ngjarjet rrugore, shifër që është më shumë se dy herë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar me 106 të dëmtuar.

Madje duke shënuar rekord në në 6 vitet e fundit

Sa i përket qyteteve Tirana ka vendin e parë me 86 persona që kanë humbur jetën dhe plagosur e ndjekur nga lezha me 31 raste që shënon dhe një pesëfishim të rasteve.

Nga ana tjetër në elbasan ka një trefishim të të prekurve nga aksidentet, ndërsa shkodra nga 0 raste që një vit më parë ka shënuar 6 persona që kanë kërkuar ndihmën mjekësore në spitale

Sa i përket ditëve e marta mban numrin më të lartë të aksidenteve me 19 për qind të rasteve dhe e shtuna me rreth 14 për qind.

Po ashtu fasha e orarit 12 me 14 shënon 20 për qind të rasteve

Në muajin Janar 2024 numërohen 162 aksidente rrugore. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 229 persona në muajin Janar 2024.