Dhunoi dhe detyroi të dashurën të abortonte, zbardhet identiteti i shqiptarit nga Fieri në Greqi

Zbardhet identiteti i shqiptarit që dhunoi të dashurën e tij shtatzënë, e cila nga dhuna humbi dhe fëmijën. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ymer Haxhiaj, i cili u arrestua në vendin e quajtur Cilivi nga policia e ishullit jonian. I riu akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marula. Policia thotë se Haxhiaj nga Cakrani i Fierit dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.

Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj. Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori të dashurën me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi. Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. 

I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën, e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren. Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vite.

Greqi/ Shqiptari lidh, dhunon dhe i jep drogë të dashurës 19-vjeçare shtatzënë

Një i ri shqiptar ka përfunduar pas hekurave në Greqi, pasi akuzohet i përfshirë në një ngjarje të rëndë. Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë. Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.Pas një denoncimi, Drejtoria e Policisë së Zakynthos arrestuan dje shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.

BE nën vëzhgim: Platforma TikTok nuk respekton mbrojtjen e të rinjve

Në Gjermani, në vitin e kaluar, sipërmarrja kineze TikTok dhe platformat e tjera të mëdha në internet kanë qenë nën vëzhgimin e BE-së për respektimin e ligjit për shërbimet digjitale (DSA). Komisioni i BE-së ka shprehur dyshime ndaj koncernit të madh të internetit, duke përfshirë TikTok-un, për mosrespektimin e këtyre rregullave të BE-së, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të rinjve.

Komisioneri i BE-së, Thierry Breton, ka akuzuar TikTok-un për mosrespektimin e mjaftueshëm të rregullave për mbrojtjen e të rinjve. Sipas ligjit të BE-së për shërbimet digjitale, personat nën 16 vjeç duhet të kenë kufizime në përdorimin e platformave si TikTok. Personat nën 13 vjeç duhet të kenë akses vetëm në një version të kufizuar. Një nga kritikat ka qenë se verifikimi i moshës në TikTok është i pamjaftueshëm, pasi bazon në deklarimin vetëmose kur hapet një llogari, pa kërkuar verifikim të moshës nga burime të tjera.

Në lidhje me këtë, Komisioni i BE-së ka shprehur shqetësimin se algoritmi i TikTok-ut nxit përdoruesit në një fluks të pafund të videosh, duke i ndjekur preferencat personale të tyre, dhe ky lloj “joshjeje” mund të çojë në një varësi të pakontrollueshme tek përdoruesit. TikTok ka pohuar se algoritmi i tyre është në përputhje me rregullat e DSA, por ka pranuar se opsioni për ta deaktivizuar është fshehur në aplikacion dhe mund të kërkohet pas shumë klikimeve.

Në lidhje me këtë, TikTok ka premtuar të angazhohet për përmirësimin e mbrojtjes së të rinjve, duke punuar me ekspertë dhe industrinë për të bërë platformën më të sigurtë. Komisioni i BE-së gjithashtu kërkon qasje të studiuesve në të dhënat e TikTok-ut, në përputhje me rregullat e DSA.

Në Gjermani, TikTok-u ka tërhoqur vëmendjen, sidomos pasi partia nacionaliste e djathtë “AfD” ka pasur një sukses të madh në platformë krahasuar me konkurrentët e saj. Kjo ka ngritur më shumë shqetësime në lidhje me ndikimin dhe përdorimin e platformave të tilla nga partitë politike dhe grupet e interesit.

Ky rast reflekton tensionet dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave në platformat e mëdha në internet, si dhe çështjet e qasjes dhe ndikimit që ato kanë në publikun e tyre, veçanërisht në të rinjtë.

Policia Fier- Njoftim zyrtar:Probleme shendetesore 8 punonjes ne kompanine private

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Dyshohet se piu fotoksinë, ndërron jetë në spital 23-vjeçarja 

Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Asfisksohen disa punonjes ne nje kompani private ne Fier

Pak minuta me pare tre autoambulanca dhr forca policore kane shkuar brenda ambienteve te kompanise koreane “YURA” pasi dyshohet se jane asfiksuar nga lendet kimike gjate procesit te punes qe kryhen brenda kesaj kompanie qe ushtron aktivitetin prej gati 5 vitesh, dhe operon ne sektorin e pajisjeve elektrike per automjetet.

Prej disa ditesh kompania ka nisur nje proces me perberes te rinj kimik qe kan sjell acarim te fytit te punonjesit por skane asnj rrezik per shendetin.

Mbledhja e Asamblesë, Rama: . Ndryshimet, pjesë e partisë

Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe garantimin e balancës gjinore në disa zona ku ka problematika. Kështu deklaroi kryesocialisti Edi Rama, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së që u zhvillua online.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe, Rama tha se ndryshimet janë pjesë e partisë, por theksoi se megjithatë sheh angazhim pozitiv.

Jemi në fazën e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe balancës gjinore në disa zona, organizata në çdo qark që kanë probleme të balancës gjinore. Ka pika të caktuara, kryesisht në zona rurale ku duhet pak më shumë punë për të garantuar pjesëmarrje të balancuar gjinore. Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj edhe PS është parti fituese, sepse nuk pret ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetë. Por ky nuk është qëllimi në vetëvete sepse unë shoh angazhim pozitiv dhe sistemi ynë që ka një komponent më të zhvilluar digjital ka pasqyra që flasin vetë. Në Asamblenë e Përgjithshme ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar mbi to dhe për të vazhduar punën. Reflektimi ka qenë shumë pozitiv nga të gjithë sepse është edhe çështje natyrash, mobilizimi me të gjithë trupën. Ka lojtarë që hyjnë menjëherë në lojë, lojtarë që duan pak nxemje, pro rëndësi ka që skuadra është shumë e motivuar dhe padiskutim që nuk kemi asnjë problem serioz në këtë fazë. Sa i takon opozitës, në fakt nuk është opozita janë konglomerate, grupe dhe realisht nuk kam asnjë interes”, tha Rama.

I pyetur mbi situatën në Parlament dhe faktin që ligjet miratohen brenda pak minutave, Rama u shpreh se për shkak se nuk ka kushte normale që ato të debatohen paraprakisht.

“Ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtër sepse nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë, dmth kohën e nevojshme për të debatuar, për t’u ballafaquar, pro sa kohë nuk ka kushte normale që nuk vijnë nga ne, ligjet do kalojën ashtu siç kalojnë sepse ligjet nuk i ndalon dot askush”, theksoi kryesocialisti.

Policia greke arreston 4 shqiptarë, pjese e nje grupi te shpërndarësve të drogës

Nga sektori i narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, u çmontua një organizatë kriminale që ushtronte aktivitet në furnizimin, magazinimin, falsifikimin, standardizimin dhe trafikimin e mëtejshëm të lëndëve narkotike në ishullin e Santorinit në Greqi dhe kryesisht në lokalet e natës në ishull gjatë muajve të verës.

Për t’i dhënë fund veprimtarisë kriminale, u u krye një operacion në shkallë të gjerë, në kuadër të të cilit 4 anëtarë të grupit u arrestuan. Ndaj anëtarëve të mësipërm të arrestuar dhe një anëtari tjetër, aktualisht i paraburgosur u ngritën akuza për themelim dhe anëtarësim në organizatë kriminale, shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë, për shkelje të legjislacionit për armët dhe dhunë ndaj punonjësve.

Rrjeti kriminal ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike me një infrastrukturë profesionale dhe kishte hartuar një plan veprimi metodik dhe të detajuar, duke siguruar funksionimin e pandërprerë të të gjitha fazave të veprimtarisë (furnizim, magazinim, falsifikim, standardizim dhe trafikim) për përfitimin sa më të madh.

Në prangat e policisë greke ranë shqiptarët Sulo Tahaj, 26 vjec dhe vëllai tij Genci Tahaj, 30 vjec nga Fieri, Fatmir Caushaj 36 vjec nga Tirana, Renson Marra, 24 vjec nga Kuçova dhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30 vjec, aktualisht e paraburgosur në Koridhalo. Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.

Rolet e anëtarëve të organizatës ishin ndarë si më poshtë:

26-vjeçari Sulo Tahaj ishte drejtuesi i organizatës, përgjegjës për orientimin e plotë të anëtarëve të tjerë për transportin e drogës nga Athina në Santorini, standardizimin dhe ruajtjen e sasive në vende të fshehta në ishull për përfundimin e tyre me shpërndarjen në klubet e natës në ishull ose tek trafikantët e tjerë.

30-vjeçari Genci Tahaj ishte nëndrejtues, duke marrë pjesë aktive në menaxhimin dhe organizimin e grupit me fokus menaxhimin e të ardhurave të tij dhe përfitimet e pritshme.

36-vjeçari Fatmir Caushaj mori përgjegjësitë e drejtuesit dhe nënkryetarit të organizatës kur vellezërit Tahaj ndodheshin në Shqipëri.

30-vjeçarja Anastasiya Ivanchenko ishte përgjegjëse për transportin e drogës nga Athina në Santorini.

24-vjeçari Renson Marra ishte përgjegjës për gjetjen e lëndës narkotike dhe për “rekrutimin” e transportuesve të organizatës.

Pas përdorimit të duhur të informacionit, krijimit të profileve të anëtarëve të përfshirë në organizatë dhe verifikimit të ambienteve me të cilat ata ishin të lidhur, u kryen kontrolle në një magazinë dhe në tre shtëpi, ku u gjetën dhe sekuestruan 336 gramë kokainë, 2 kg 43 gramë marijuanë, 295 tableta “Ecstazy”, 1 pistoletë, 60 fishekë, 1 thikë, 24.890 euro, 9.050 pesos uruguaiane, 182 dollarë amerikanë, 100 dollarë australianë, 5 paund britanikë, 3 peshore elektronike, pajisje elektronike për evakuimin e ajrit dhe paketimin e drogës, një mori ambalazhesh najloni dhe 7 mjete për kryerjen e veprave kriminale të grupit (2 furgona për transportin e turistëve, dy automjete dhe 2 motoçikleta).

Bëhet me dije se disa anëtarë punonin në transportin e turistëve me automjete tip furgon dhe po përfitonin nga ky aktivitet për të kërkuar klientë.

Nga marrja në konsideratë e të gjitha të dhënave të hetimit, vlerësohet se fitimet e realizuara nga organizata i kalojnë 102.000 euro.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Qarkut Naxos.