Aksident prane spitalit memorial ne Fier, nje makine humb kontrollin dhe permbyset ne rruge

Nje aksident ka ndodhur kete mbremje prane spitalit memorial ne Fier . Njw furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe eshte permbysur ne rruge. Nga ky aksident mesohet se fatmiresisht nuk ka persona te lenduar nderkohe qe ne vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizen per te zbardhur shkaqet e aksidentit

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë/ Policia greke zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 persona

Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin ndaj 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzolli nga Korça, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit më 2 shkurt në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. Për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjeç. Sipas policisë greke, ka qenë Tralo ai që ka qëlluar me armë zjarri ndaj Fejzollit dhe pas ngjarjes është arratisur në Shqipëri e më pas në Angli.

Rreth orës 03:30 të 2 shkurtit, nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. 34-vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë armë zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë, ndërsa ky i fundit kishte përhapur thashetheme në rrethin e tyre, të cilat e kishin prekur Fejzollin.

Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka shtënë me armë drejt tij.

Bashkë më Tralon në automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt, policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugen “Iraklideon 69” në Athinë motorrin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë. Policia greke nisi kërkimet për Tralon, Dushkun e Zisis por nuk ka arritur ende t’i gjejë ata e për rrjedhojë i ka shpallur në kërkim. Nga hetimet e deritanishme rezulton se pas ngjarjes Tralo është larguar drejt Shqipërisë e më pas drejt Anglisë.

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkeljë të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”. Zisis rezulton me precedentë për “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” ndërsa Dushku për “dëmtim pasurie”

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH kontrolle të rrepta në hyrje të autostradës ne Vlore

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të qytetit.

Në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.

Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle.

Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë.

Kontrollet janë shtuar ditën e sotme edhe pas vënies në pranga të Armando Sulejmanit në Durrës, në kuadër të operacionit “Zëvendësimi”.

I dehur ne timon, arrestohet 65 vjecari ne Mallakaster

DVP Fier

✅Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 65 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

✅Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, në një tokë në përdorim të tij, në fshatin Mbyet.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ka dëmtuar disa objekte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.3, rreth orës 13:21 (me orën lokale). Mediat greke raportojnë se deri më tani nuk ka pasur të lënduar.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 5 kilometra  në perëndim, veriperëndim të Iteas me një thellësi fokale 13.1 kilometra.

Vihet re se dhjetë minuta më vonë, një tërmet i ri 2 Rihter ka ndodhur në të njëjtën zonë, konkretisht 4 kilometra në perëndim në veriperëndim të Iteas me një thellësi fokale 5 kilometra. 

Fier-Paraqiten ne spital per ndihme mjekesor 11 punonjes te kompanise private

Edhe sot jane paraqitur ne spitalin rajonal te Fierit per te kerkuar ndihme mjekesore disa punonjese te kompanise qe prodhojne paisje elektrike per automjete.

Ndryshe nga mbremia e dieshme ku ne kompani kane mberritur ambulancat sot punetoret po shoqerohen me autoveturat private te kompaniseNe nje prononcim per mediat , nendrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bere me dije se gjate dites se sotme ne urgjence jane paraqitur 11 paciente me shenja te lehta intoksikimi. Ato jane duke marre ndihmen mjekesore , ndersa nuk kane asnje rrezik per jeten.


Punonjeset jane duke u derguar ne urgjence me mjetet private te firmes, e cila nuk e ka nderprere punen, pavaresisht situates.

Importet e karburanteve u rritën me 10% më 2023, arrijnë rekord historik, nafta po vjen nga India

Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshifrore vitin e kaluar, si rrjedhojë e nxitjes së konsumit nga ulja e çmimeve nga turizmi.Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, më 2023 u importuan 614 mijë tonë karburante, me rritje vjetore 10,3%.

Vitin e kaluar, volumet e importit të karburanteve shënuan rekord historik. Burimet nga tregu pohuan se konsumi u nxit nga rënia e çmimeve në pikat e shitjes me pakicë, teksa sezoni i mbarë turistik i ka shtyrë më tej shitjet. Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.

Pas nisi lufta në Ukrainë, konsumi i karburanteve u përball me dobësi prej çmimit të lartë në bursa pas luftës në Ukrainë duke arritur kulmin me 260 lekë për litër në mars 2022 nga 190 lekë litri që ishte para se të niste lufta.

Çmimi i lartë u reflektua në konsum. Me uljen e çmimit dhe në kthimin e tij në nivelet e paraluftës, importet e naftës u kthyen në normalitet, teksa grosistët kanë ndryshuar burimet e furnizimit në rafineritë e Indisë.

Vitin e kaluar, gati gjysma e sasisë së natës për Shqipërinë erdhi nga India. Gjatë 2023 nga ky vend u importuan mbi 300 mijë tonë karburante nga vetëm 9 mijë tonë më 2022, teksa importet me partnerët historikë kanë pësuar ulje të ndjeshme.

Furnitori kryesor i importuesve shqiptarë, kompania shumëkombëshe OMV, po e blen tani naftën nga rafineritë e Indisë.

Burimet nga Shoqata e Karburanteve pohuan së në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme. Grosistët bënë të ditur se furnitori kryesor i importuesve shqiptarë është kompania shumëkombëshe OMV, e cila blen naftë në tregje që paraqiten fisibël në çmime.

Më parë, importuesit shqiptarë furnizoheshin nga depozitat e OMV-se në Itali, ndërsa këtë vit furnitori po e sjell direkt në portet shqiptare. Si rezultat i këtij ndryshimi në tregun e naftës, India u rendit partneri i dytë tregtar për sasinë e importeve. Importet e naftës nga India nisën në tetor të vitit 2022.

Pas luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë dhe naftës shënuan në rritje të shpejtë në rang botëror, teksa transporti nga Rusia si një nga furnitorët kryesorë të vendit tonë u bë i vështirë për shkak të sanksioneve.

Deri në vitin 2021, vendi ynë siguronte gati 12% të importeve totale të karburanteve nga Rusia, ndërsa në vitin 2023, ato zunë vetëm 0,7% të importeve totale./ MONITOR

Tensione në seancë, PS miraton pr.ligjin për marrëveshjen me Italianë për emigrantët dhe për zonat e mbrojtura

Tensione dhe kaos në seancë, PS miraton pr.ligjin për marrëveshjen me Italianë për emigrantët dhe për zonat e mbrojtura

Mes zhurmës së babilave dhe përplasjeve verbale ka nisur seanca e sotme plenare. Ndërsa Nikolla ka njoftuar se PS është tërhequr nga miratimi i amnistisë penale dhe ka vijuar me rendin e ditës, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren, ndërsa ka replikuar në distancë më kryetaren e Kuvendit.

“Ju dhe shokët tuaj erdhët dhe zaptuat Byronë e Kuvendit. Në respekt të zonjave ne lamë mbledhjen e Byrosë, por ishit ju që e refuzuat”, ka deklaruar Nikolla duke iu drejtuar Gazment Bardhit.